AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjyqtarët në garë për Gjykatën e Posaçme dhe atë të Apelit

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur garën për një sërë vendesh vakante në Gjykatën e Posaçme, Gjykatën e Apelit si dhe Gjykatën Administrative të Apelit, ku kandidojnë dhjetra gjyqtarë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:51 | 15/02/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA

Pesë gjyqtarë të gjykatave të shkallës së parë kanë hequr dorë nga kandidimi për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme dhe në atë të Apelit, ç’ka solli edhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë për këto pozicione nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ.

Në nëntor të vitit 2022, KLGJ shpalli tre pozicione të lira në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe tre vende vakante në fushën penale pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Nëntë vende vakante janë të hapura për fushën penale në Apelin e Posaçëm dhe katër pozicione të tjera për Gjykatën Administrative të Apelit.

Sipas relatimit të anëtarit të KLGJ-së, Klodian Kurushi në mbledhjen e të enjtes më 15 shkurt, disa gjyqtarë janë tërhequr nga kandidimi për pozicionet, por qëndrojnë në garë për vende

Aktualisht kandidojnë 12 gjyqtarë për tre vende vakante në Gjykatën e Posaçme, 16 gjyqtarë për Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm në fushën penale, 22 gjyqtarë për fushën civile në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe 9 gjyqtarë për katër pozicionet e lira në Gjykatën Administrative të Apelit.

Në mbledhjen e të enjtes, nuk u arrit të shqyrtoheshin kërkesat e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtares Kaçe Agolli, e shkarkuar nga detyra në vitin 2021 prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, si dhe ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka, kjo e fundit e dënuar me formë të prerë nga Gjykata e Posaçme, për përfshirje në veprime korruptive. Nga sa u relatua në mbledhje u mësua se Agolli gjendej në Bruksel në një vizitë turistike, ndërsa Margjeka kishte sjellë raport se ishte sëmurë.

KLGJ miratoi të enjten dy projektvendime për hapjen e procedurës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandimin në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Etiketa: AdministrativeBrukselGjykataGjykata Administrative e ApelitGjykata e ApelitGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësGjykatës së Apelit të Juridiksionit të PërgjithshëmGjyqgjyqtarKaçe AgolliKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKlodian KurushiKPKkushtetueseliraMbledhjeMimoza MargjekaPromovimi i Gjyqtareveraport
I mëparshmi

Nëse fiton Donald Trump, fiton edhe Kina

Tjetri

Blinken rithekson në Tiranë partneritetin SHBA-Shqipëri

Tjetri
Blinken rithekson në Tiranë partneritetin SHBA-Shqipëri

Blinken rithekson në Tiranë partneritetin SHBA-Shqipëri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.