AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Blinken rithekson në Tiranë partneritetin SHBA-Shqipëri

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi Tiranën, ku dha mesazhe për partneritet të fortë me Shqipërinë për sigurinë dhe kërkoi që reforma në drejtësi të ecë përpara. Ndërsa kryeministri Edi Rama apeloi për drejtuesit e Kosovës që të ecin në rrugën e dialogut me Serbinë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Blinken dhe Rama ne nje konference per shtyp

“Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, u drejtua shqiptarëve të enjten në Tiranë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken duke cituar fjalimin e James Baker, sekretarit të parë të shtetit që ka shkelur në Shqipëri pas rënies së diktaturës. 

Një portret  i madh i Baker dhe i 4 sekretarëve të tjerë të shtetit e mes tyre dhe portretet e presidentëve George Bush e  Bill Klinton, që kishin vizituar më parë vendin tonë,  kishin veshur muret e sallës ku Blinken dha një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama. 

“Kjo ka qenë e vërtetë 3 dekada më parë. Mbetet e njëjtë sot, do të mbetet e njëjtë dhe nesër”- shtoi Blinken, duke vendosur mesazhin e tij tek partneriteti i fortë mes dy vendeve si një partneritet strategjik në bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, NATO, konfliktin në Ukrainë dhe mikpritjen e qytetarëve afganë. 

“Ky partneritet mes dy vendeve tona është më i fortë se çka qenë ndonjëherë dhe marrëdhënia për ne është në fakt kritike për të adresuar disa çështje që janë vendimtare për popujt tanë dhe kjo është një rrugë me dy kalime dhe jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin në mënyrë që  të përfitojë si populli shqiptar edhe populli në SHBA, madje edhe përtej dhe si aleat kyç i NATO-s, si një zë i rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”- tha ndër të tjera sekretari amerikan.

Në këtë kontekst ai e quajti Shqipërinë një nga 10 kontributorët më të mëdhenj për frymë në Ukrainë dhe lajmëroi përurimin e bazës ushtarake amerikane në Kuçovë pas disa javësh. 

Takimi me Ramën erdhi pas një takimi të shkurtër me drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë të krijiuara pas një reforme që u mbështet nga SHBA-të, për të cilën Blinken tha se ka dhënë rezultate. 

“Kemi diskutuar gjithashtu se si të vazhdojmë t’i bëjmë institucionet më demokratike të Shqipërisë më llogaridhënëse ndaj qytetarëve shqiptarë sepse reforma në drejtësi në Shqipëri nuk ka qenë e thjeshtë, por gjithashtu ne që kemi filluar të shikojmë rezultatet”- tha ai duke shtuar se është e rëndësishme që procesi i nisur të ecë përpara.

Edhe kryeministri shqiptar vuri theksin tek partneriteti i sigurisë dhe tek reforma në drejtësi, ndërsa një pjesë të madhe të fjalimit ia dedikoi çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duke bërë një apel për krerët e Kosovë që të jenë bashkëpunues me aleatët. 

“Pasi kemi diskutuar, unë dua ta përsëris apelin tim, apelin tonë për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pa konsultuar dhe të pa koordinuar me aleatët tanë strategjikë sepse është në radhë të parë, në interesin e tyre dhe patjetër pastaj është në interesin e aleancës sonë”- tha Rama në fjalën e tij duke shtuar se veprimet e pakoordinuara  nuk i shërbejnë të ardhmes.

Ndryshe nga Rama, sekretari Blinken nuk e ceku këtë çështje në fjalën e tij, por kur u pyet për të tha se SHBA-të mbështesin procesin e dialogut të nisur nga Bashkimi Europian. 

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është i duhuri dhe madje është shtegu i vetëm i duhur dhe ne jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që duhet, që mundemi në mënyrë që të mbështesim të dyja vendet, ndërsa ata përshkojnë këtë shteg”- tha ai duke i mëshuar disa herë mesazhit që nuk duhet te punohet për të ardhmen në këtë proces.

“Nuk mund të kemi një ripërsëritje të asaj që ka ngjarë, të asaj që kemi parë dhe të asaj që tejet shumë njerëz kanë përjetuar në vitet ‘90”- tha ai, duke shtuar se SHBA-të mbështesin përpjekjet për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Etiketa: afganAmerikaAntony BlinkenApelBashkimi EuropianBEBill KlintonEdi RamaIntegrimiJames BakerKosovëKuçNATOOKBpresidentRamaReformaSekretari Amerikan i ShtetitSHSHBAshqipShqipëriTiranëUkrainë
Tjetri
Greqia miraton ligjin për njohjen e familjeve të të njëjtit seks

Greqia miraton ligjin për njohjen e familjeve të të njëjtit seks

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.