AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Greqia miraton ligjin për njohjen e familjeve të të njëjtit seks

Ligji i ri, i miratuar pas debatesh intensive, njeh martesën mes personave të të njëjtit seks dhe të drejtat e birësimit, por nuk lejon që çiftet e të njëjtit seks të kenë fëmijë nëpërmjet surrogacisë.

Eleni StamatoukoungaEleni Stamatoukou
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri i Krenarisë. Foto ilustruese: Pixabay.

Parlamenti i Greqisë, pavarësisht reagimeve të forta ndaj projektligjit, legalizoi martesën civile dhe lindjen e fëmijëve nga çiftet e të njëjtit seks në mesnatën e 15 shkurtit. Projektligji u miratua me 176 vota pro, 76 kundër dhe 31 abstenime.

“Kam marrë mesazhe të panumërta nga komuniteti LGBTI+. Duke iu drejtuar mijëra anëtarëve të tij, dua të them se e njoh di shumë mirë atë që ata kanë kaluar dhe po kalojnë gjatë rrjedhës së shumë brezave… Ata ishin fëmijë të një Zoti inferior”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

“Sot është ditë gëzimi sepse nga nesër një tjetër barrierë mes nesh do të hiqet për t’u bërë urë bashkëjetese në një shtet të lirë, me qytetarë të lirë”, shtoi ai.

Sipas projektligjit, Greqia njeh martesat e të njëjtit seks, u jep të drejta të plota prindërore çifteve të të njëjtit seks që tashmë kanë fëmijë dhe u lejon çifteve të të njëjtit seks të birësojnë fëmijë. Por nuk lejohet që çiftet e të njëjtit seks të kenë fëmijë nëpërmjet surrogacisë në të ardhmen.

Aktualisht, surrogacia lejohet vetëm për gratë, beqare ose të martuara, të cilat nuk mund të kenë fëmijë për arsye shëndetësore. Çiftet heteroseksuale dhe burrat dhe gratë beqare lejohen të birësojnë.

Në debatin dyditor folën rreth 130 deputetë, duke përfshirë liderë politikë, raportues dhe përfaqësues parlamentar.

Dimitris Koutsoumpas, kreu i Partisë Komuniste, KKE, shprehu kundërshtimin e tij, duke thënë se ligji i ri sjell ndryshime thelbësore në lindjen e fëmijëve dhe do të çojë në komercializim.

“Ligji nuk është as neutral, as i parëndësishëm dhe nuk zgjidh thjesht çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e fëmijëve që tashmë ekzistojnë me partnerin e prindit biologjik ose birësues, probleme që mund të zgjidhen në masë të madhe me kuadrin ligjor ekzistues. Përkundrazi, ai sjell ndryshime thelbësore në atë që ka të bëjë me lindjen dhe birësimin e fëmijëve në drejtim të një komercializimi edhe më të përgjithësuar”, tha ai.

Koutsoumpas shtoi se KKE-ja e dënon armiqësinë ndaj njerëzve me orientim seksual të të njëjtit seks dhe gjithashtu ka paraqitur propozime specifike për mbrojtjen e çdo personi nga të gjitha llojet e diskriminimit.

Projektligjin e propozoi qeveria konservatore e Demokracisë së Re.

Kisha Ortodokse Greke foli kundër tij, duke thënë se ky ishte një hap drejt zhdukjes së prindërimit tradicional dhe “zhdukjes” së roleve gjinore.

“Nismëtarët e projektligjit dhe ata që janë dakord me të po promovojnë zhdukjen e atësisë dhe amësisë dhe shndërrimin e tyre në prindër neutral, zhdukjen e roleve gjinore brenda familjes dhe vendosjen e zgjedhjeve seksuale të të rriturve homoseksualë mbi interesat e fëmijëve të ardhshëm”, tha Sinodi i Shenjtë i Kishës më 23 janar.

Tre partitë e ekstremit të djathtë, Ellyniki Lysi, Spartans dhe Niki, paraqitën kundërshtime për projektligjin, të cilat u refuzuan.

Qytetarë kundërshtues të projektligjit u mblodhën në sheshin Sintagma të Athinës më 15 shkurt, duke mbajtur kryqe, ikona dhe pankarta me sloganin “Atdhe – Fe – Familje”.

Një analizë e BIRN për rregullimin e martesave të të njëjtit seks në Greqi mblodhi dëshmi nga familje LGBT të cilat thanë se projektligji ishte i shumëpritur, por se ai ende lë jashtë shumë kategori.

Etiketa: BIRNdeputetFamiljeGreqiGreqiaikonaKisha OrtodokseKishëKomuniteti LGBTIKyriakos MitsotakisLGBTmartesa te njejtit seksMASProjektligjiQeveriaSHSurrogaciatë drejtaTe drejtat LGBTVota
Tjetri
Shqipëria mbështet përfshirjen e rrëqebullit të Ballkanit në listën e specieve migratore

Shqipëria mbështet përfshirjen e rrëqebullit të Ballkanit në listën e specieve migratore

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.