AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Analiza financiare e Fatos Lulos debatohet në procesin penal ndaj tij për fshehje pasurie

SPAK dhe avokati mbrojtës i ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo i shkarkuar gjatë vetingut dhe i marrë i pandehur për fshehje pasurie, kontestuan rezultatet e analizës financiare të hartuar nga tre ekspertë në funksion të gjykimit të çështjes në themel.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në KPK, Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Foto: Xhemali Moku

Analiza financiare e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, e hartuar nga tre ekspertët e rinj të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë më 15 nëntor 2023, u debatua gjatë seancës gjyqësore të hënën më 19 shkurt, kur u kontenstua në disa pjesë të saj nga prokuroria dhe mbrojtja e të pandehurit të akuzuar për fshehje të pasurive. Palët thanë se ishin njohur me analizën financiare gjatë dy javëve të fundit dhe kaluan në parashtrimin e pyetjeve duke evidentuar qëndrimet e ndryshme të tyre nga sa ishte konkluduar prej ekspertëve.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo ishte magjistrati i parë që iu nënshtrua procesit të vetingut dhe gjithashtu i pari që humbi vendin e punës për shkak se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se pasuria e tij qindra mijëra euroshe nuk mund të justifikohej me burime të ligjshme. Ai u shkarkua nga detyra më 23 mars të vitit 2018.

Tre ekspertët e mëparshëm u zëvendësuan, pasi ata kishin hartuar analizën e paraqitur në seancën parapake. Në seancat e mëparshme, prokurorja Doloreza Musabelliu u kërkoi tre ekspertëve të rinj që analizën ta kryenin deri në momentin e blerjes apo dhurimit të pasurive nga motra e të pandehurit – një vlerë 100 mijë euro dhe një njësi që sipas aktit të blerjes ka pasur çmimin 120 mijë USD, ndërsa në hipotekë është regjistruar për shumën rreth 40 milionë lekë. Prokurorja kërkoi që të konsiderohen të ardhura të ligjshme vetëm ato të cilat kanë origjinë të njohur.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Lulos, avokati Klodian Skënderaj kërkoi që analiza financiare të fillojë në vitin 2005, kohë kur Lulo është dekretuar në Gjykatën e Lartë. Ai e mbështeti kërkesën e tij në akuzën e ngritur për fshehje të pasurive të krijuara gjatë ushtrimit të detyrës. Po ashtu, Skënderaj kërkoi që të përllogariten vlerat në llogaritë bankare të motrës së Lulos, nga momenti krijimit të tyre, deri kur janë investuar për njësinë dhe kur i është dhuruar shuma 100 mijë euro të vëllait.

Në seancën e të hënës, prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu konstatoi se nga ekspertët nuk janë përllogaritur shpenzimet e udhëtimit. Sipas saj, nuk është konsideruar në analizë as minimum jetik për shpenzimet e djalit me studime jashtë shtetit për periudhën 2010-2016. Sipas Musabelliut, të konsiderohej të paktën minimumi jetik në Shqipëri për djalin e të pandehurit gjatë kohës që ka qenë më studime.

Ekspertët e kundërshtuan këtë konstatim të prokurores. Sipas tyre, shpenzimet e djalit gjatë studimeve janë konsideruar, pasi në analizë është përfshirë shuma që Lulos i është dhuruar nga e motra në vlerën 100 mijë euro. Ata argumentuan se janë bazuar në shënimin e Lulos në deklaratën “veting”, kur ka deklaruar si burim të shpenzimeve të shkollimit të djalit shumën e dhuruar nga motra. Po ashtu, shtuan se, veç vlerës së dhuruar janë përllogaritur shpenzime shtesë për djalin vetëm për ato ditë që ai ka qëndruar në Shqipëri.

Lidhur me konstatimin për mospërllogaritjen e shpenzimeve të udhëtimit, ekspertët sqaruan se nuk mund të kryhej një analizë e tillë, pasi nuk kishin informacione për destinacionin dhe kostot e fjetjes. “Nëse do përllogarisnim sipas dietave, mund të bëhej, por do të jetë i mangët. Ligji parashikon shpenzime vetëm për konsum ngrënie dhe jo për udhëtimet e për fjetjen”, argumentuan ekspertët. Ata u shprehën se analiza e të pandehurit është pozitive dhe se vetëm një një vit rezulton me bilanc negativ e për rrjedhojë, edhe nëse do përfshiheshin shpenzimet e udhëtimit, nuk do t’a afektonin.

Prokurorja Musabelliu vërejti se ekspertët kanë përllogaritur si paga të të pandehurit të gjitha shumat e tërhequra prej tij nga një shoqëri ku ka qenë administrator në periudhën 1995-1996, ndërkohë që vetëm në 2 raste është shënuar se janë rroga. Sipas saj, ekspertët nuk mund t’i konsiderojnë shumat e tjera si paga.

Ekspertët pohuan se kishin konstatuar se shumat ishin të njëjta dhe ishin marrë nga Lulo në data të përafërta të çdo muaji, nga për rrjedhojë kishin arritur në konstatimin se ishin paga dhe ishin përfshirë në analizën financiare të viteve 1995-1996.

Avokati Skënderaj vijoi me këtë konstatim, por ndryshe nga prokurorja ai pretendoi se ekspertët kishin përllogaritur më pak rroga të subjektit nga sa provohej prej dokumenteve të administruara në dosje. Sipas tij, aktet tregojnë se janë kryer edhe pagesa të tjera me vlera të njëjta që duhen konsideruar si paga.

Ekspertët deklaruan se kishin përfshirë vetëm të ardhurat për të cilat kishte gjurmë të transaksioneve. Por, mbrojtësi Lulos, kërkoi që të plotësohet akti ekspertimi edhe për të ardhurat e përfituara gjatë muajve të tjerë.

Ai kërkoi që të përfshihen edhe të ardhurat nga aktiviteti Lulos si avokat për periudhën 1994-1998, duke pretenduar se drejtoria e Tatimeve ishte përgjigjur se gjendej në kushtet e pamundësisë objektive për të siguruar të dhëna apo dokumente lidhur me shlyerjen e detyrimeve nga ana e të pandehurit, për arsye të kohës së largët. Skënderaj kërkoi që të paktën të konsiderohet minimumi të ardhurave të një avokati për ato vite.

Ekspertët vërejtën se u duhej të paktën një dokumentacion që pasqyronte taksën mbi të ardhurat, që të mund të bazoheshin për të përllogaritur të ardhurat nga avokatia.

Ata dhanë shpjegime edhe lidhur me pretendimin e ngritur nga i pandehuri, se nuk ishin përllogaritur në analizë të ardhurat e bashkëshortes së të pandehurit nga puna pranë Akademisë së Shkencave. Sipas ekspertëve, nuk ka të dhëna se sa ka qenë paga e saj në vitin 1994. Sipas ekspertëve, duhet gjetur dokumenti pranë sigurimeve shoqërore, pasi bashkëshortes së të pandehurit do t’i duhej edhe në të ardhmen, për të përllogaritur pensionin.

Avokati Skënderaj pretendoi se ekspertët kishin përllogaritur gabim vlerën e një pikture që Lulo e ka deklaruar në shumën 5 milionë lekë. Sipas tij, i pandehuri e ka deklaruar me ‘lekë të vjetra’, e për rrjedhojë duhet konsideruar në shumën 500 mijë lekë.

Në vijim u debatua lidhur me të ardhurat e motrës së të pandehurit. Avokati Skënderaj kërkoi që në analizë të përfshihen të ardhurat e motrës së Lulos nga dhënia me qira e një apartamenti, një ambasade. Por, ekspertët konstatuan se ishte e paqartë pronësia e apartamentit të dhënë me qira, pasi ka vetëm një kontratë me të dhëna të përgjithshme. Lidhur me pagesën e detyrimeve tatimore për qiranë e përfituar nga këto kontrata, ekspertët e cilësuan pa lidhje me pronësinë e apartamentit dhe të aktivitetit. Sipas tyre, mund të ketë ndodhur që tatimet të jenë paguar edhe për njësi të tjera.

Seanca e pyetjeve të ekspertëve lidhur me analizën financiare u ndërpre, pasi prokurorja Doloreza Musabelliu kërkoi të largohej në një seancë tjetër për caktim mase sigurie, që ka afate të përcaktuara. Pas dakordësimit të palëve, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për më datë 5 mars, në orën 12:30.

Etiketa: Analiza financiareAnalizëavokatiaDoloreza MusabelliudosjeDrejtoria e TatimeveEuroFatos LuloFshehje pasurieGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e Shkallës së ParëGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqKomisioni i Pavarur i KualifikimitkushtetueseMbrojtjaMinimumi jetikpaktpasuriaProkuroreProkuroriaPunaPunëSeancaSHshpenzimeshqipShqipëriSPAKVeting
Tjetri
Kolegji shqyrton ankimin kundër anëtares të KLP-së Antoneta Sevdari

Kolegji kalon në seancë publike kërkesën për rishikim vendimi të Antoneta Sevdarit

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.