AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Kolegji kalon në seancë publike kërkesën për rishikim vendimi të Antoneta Sevdarit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi kalimin në seancë publike të çështjes ndaj ish-prokurores Antoneta Sevdari. Vendimi për të shqyrtuar kërkesën për rishikimin u mor pas kërkesës së Sevdarit dhe vendimit të  Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, që e gjeti shkarkimin e saj jo proporcional.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
KPA gjate shqyrtimit te ankimin ndaj prokurores Antoneta Sevdari | Foto : LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hënën të kalojë në seancë publike shqyrtimin e kërkesës për rishikim vendimit në çështjen ndaj ish-prokurores Antoneta Sevdari.

“Gjatë kësaj séance në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi kalimin e shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore publike me praninë e kërkueses znj. Antoneta Sevdari dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë, ditën e hënë, në datën 11.03. 2024, ora 10:00”, thuhet në njoftimin e Kolegjit, për vendimin e marrë në dhomë këshillimi, nga trupa me kryesuese Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz.

Sipas njoftimit Kolegji synon të garantojë “një proces të rregullt ligjor” dhe ka për qëllim t’i japë “mundësinë Institucionit të Komisionerëve Publikë dhe kërkueses, znj. Antoneta Sevdari, të dëgjohen dhe të mbajnë qëndrimet e tyre lidhur me kërkesën për rishikimin e vendimit të Kolegjit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019”.

Kërkesa e Sevdarit për rishikim erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional”, por theksoi gjithashtu se rasti i Sevdarit duhet të konsiderohet përjashtimor dhe se nuk shërben për të hedhur poshtë në tërësi procesin e vetingut në Shqipëri.

Po ashtu, GJEDNJ rekomandoi se mënyra e duhur për rivënien në vend të drejtësisë në rastin e Sevdarit është rihapja e procesit në rrugët e brendshme.

Sevdari u shkarkua nga KPA në shkurt 2019 me një vendim kontravers, që u kritikua ashpër nga vëzhguesit ndërkombëtar dhe më pas u gjet joproporcional edhe në GJEDNJ.

Nga trupas që votoi në favor të shkarkimit të saj, gjyqtarët Çomo dhe Schuetz janë pjesë e trupës që do të shqyrtojë kërkesën për rishikim të vendimit. Nga gjyqtarët që votuan në favor të shkarkimit Luan Daci u gjet fajtor me vendim përfundimtar për falsifikim të dokumenteve gjatë aplikimit për pozicionin në KPA dhe është shkarkuar nga detyra. Ndërkohë gjyqtari Ardian Hajdari është pezulluar, ndërsa u gjet fajtor pak kohë më parë për fshehje pasurie nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Pjesë e trupës është edhe Ina Rama, e cila në pakicë kundërshtoi vendimin e shkarkimit si të padrejtë.

Në kërkesën për rishikim, Sevdari argumenton se kërkesën e ka paraqitur në KPA, pasi është ky atoritet që e ka shqyrtuar çështjen në themel dhe ka dhënë vendimin, sipas të drejtës së brendshme. Nisur nga fakti se KPA është një nga Kolegjet e Gjykatës Kushtetuese, Sevdari vëren se kërkimi i saj mund të rishqyrtohet edhe bazuar në parashikimet e nenit 71/c të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Etiketa: Albana ShtyllaAntoneta SevdariArdian HajdariFshehje pasurieGJEDNJGjykataGjykata e PosaçmeGjykata Europiane e te Drejtave te njeriutGjykata Evropiane e të Drejtave të NjeriutGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarIna RamaJrKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitkomisionerKPAkushtetueseLuan DaciNatasha MulajProkuroreRamaRezarta  SchuetzrishikimSHshqipShqipëriSokol ÇomoStrazburgVendimVendimiVetingVëzhguesit
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Gëzim Copa – Prokuroria e Durrësit

Skeda e pasurisë së deklaruar – Gëzim Copa – Prokuroria e Durrësit

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.