AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Prapaskenat e përfshirjes së zyrtarëve të dënuar për korrupsion në ligjin për Amnistinë

Relatori socialist në Komisionin e Ligjeve dhe ministri i Drejtësisë i hapën rrugën përfshirjes së zyrtarëve të dënuar për korrupsion në kategoritë e përfituesve nga Amnistia Penale, duke keqpërdorur një amendament të opozitës përmes një procedure jo-transparente parlamentare.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:32 | 21/02/2024
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën. Foto: LSA.

Qeveritë shqiptare në të shkuarën janë kujdesur që të përjashtojnë nga Amnistia Penale të dënuarit për krime të rënda, zyrtarët e dënuar për korrupsion dhe anëtarët e krimit të organizuar.

Por ndryshe nga Amnistitë e viteve të kaluara, deputetët socialistë në Komisionin e Ligjeve dhe Ministria e Drejtësisë i hapën rrugën të martën përfshirjes së zyrtarëve publikë të dënuar për korrupsion apo shpërdorim detyre në kategorinë e përfituesve, duke keqpërdorur një amendament të dorëzuar në Kuvend nga opozita.

Në mbledhjen e zhvilluar online të martën, relatori i komisionit, Plarent Ndreca, duke prezantuar nenet e një amendamenti të depozituar nga deputeti i grupit të njohur si Rithemelimi, Bledjon Nallbati, paraqiti edhe ndryshimin e nenit 5, ku kërkohej shfuqizimi i gërmës që lidhej me përjashtimin nga ulja e dënimit e të dënuarve nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ky ndryshim në projektligj u jep ulje me 1 vit burg të dënuarve burra nga Gjykata e Posaçme dhe me 1 vit e gjysëm burg të dënuarve gra dhe të mitur nga e njëjta gjykatë – e cila shqyrton kryesisht vepra penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe krimin e organizuar.

Ndryshimi i minutës së fundit mori bekimin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili i pyetur nga BIRN pas mbledhjes, ia faturoi atë “amendamentit Nallbati”.

“Amendamenti i propozuar nga deputeti Bledjon Nallbati siguron parimin e barazisë para ligjit,” tha Manja përmes një mesazhi në Whatsapp.

Por ndryshe nga ç’deklaroi ministri, një dokument parlamentar i parë nga BIRN të mërkurën tregon se përfshirja e të dënuarve nga Gjykata e Posaçme në kategorinë e përfituesve u propozua dhe u përfshi në draftin e miratuar nga relatori Plarent Ndreca.

Përfshirja e zyrtarëve publikë dhe e të dënuarve për krim të organizuar në kategoritë përfituese të Amnistisë Penale u denoncua të mërkurën nga përfaqësues të opozitës.

Deputeti Bledjon Nallbati mohoi të ishte ai propozuesi i kësaj pike dhe e cilësoi “diziinformim” të PS-së vendosjen e këtij propozimi në emër të tij.

“Çdo mekanizëm, çdo keqinformim apo keqpërdorim… është e papranueshme dhe nxjerr në pah se amnistia e propozuar prej tyre nuk ka qëllim të përfshijë shtresat që kanë nevojë, por synon të përdoret si mburojë për zyrtarët e korruptuar,” tha Nallbati.

Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi denoncoi keqpërdorimin e amendamentit të deputetit Nallbati, që sipas tij kishte për qëllim trajtimin e barabartë mes burrave dhe grave të dënuara dhe “nuk lidhej fare me zyrtarët e korruptuar”.

“Synimi i amendamenteve të opozitës ishte për të arritur një dokument me konsensus që Kuvendi të votonte amnistinë si një akt humanizmi, por nuk ka pasur një procedurë konsensuale parlamentare,” tha Bardhi duke e quajtur Ndrecën “mashtrues”.

Ndreca pranoi për BIRN të mërkurën se amendamenti për të dënuarit e Gjykatës së Posaçme kishte autorësinë e Komisionit dhe Ministrisë së Drejtësisë, por shtoi se ndryshimi merrte në konsideratë edhe “qëllimin që kishte pasur amendamenti i deputeti Nallbati”.

“Është amendim i dakordësuar në komision së bashku me ministrinë e drejtësisë. Pasi ne nuk mund të lejonim që të përfitonte ulje 1 vit burg një i dënuar për vrasje që e ka marzhin e dënimit 10-20 vite burg me një të dënuar për krime ndaj autoritetit të shtetit që dënohen shumë më pak,” tha Ndreca për BIRN përmes një mesazhi telefonik.

Miratimi i Amnistisë Penale kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash dhe Partia Socialiste në pushtet është duke kërkuar aleatë mes partive të opozitës për ta miratuar atë. Por sipas studiuesve të politikës, kjo po bëhet përmes një praktike jotransparente dhe në shkelje të procedurës parlamentare.

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, i tha BIRN-it se në rastin konkret nevoja për të siguruar vota dhe nevoja për të përçarë grupe të ndryshme politike ka prevaluar më shumë se sa nevoja për të respektuar procedurën parlamentare dhe transparencën apo llogaridhënien publike.

“Përpjekja për të përdorur nisma të deputetëve të caktuar, për t’i deformuar ato dhe për t’ia përshtatur qëllimit politik përbën shkelje të thelbit të procedurës parlamentare dhe transparencës që duhet të ushtrojë parlamenti,” tha Krasniqi.

Sipas tij, nuk mundet që një komision të deformojë një amendament të ardhur nga një deputet pa praninë e tij dhe pa miratimin e tij dhe nuk mundet të marrë vendime mbi nismat e ardhura në parlament pa pyetur palën inicuese dhe pa parë argumentet që ata kanë.

“Fakti që parlamenti nëpërmjet komisionit të ligjeve e ka bërë këtë gjë dhe po kërkon ta kalojë në seancë plenare lidhet me kalkulimet politike të ditës se sa realisht me një proces amnistie”- shton ai.

Pavarësisht përplasjeve, socialistët do të vijojnë me planin për ta hedhur për votim projektligjin në seancën e së enjtes, ku shpresojnë të marrin edhe vota nga opozita.

Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha deklaroi të mërkurën se grupi i tij në parlament nuk do të merrte pjesë në seancë dhe bëri thirrje që “askush prej nesh të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal”.

 

Etiketa: Afrim KrasniqiAmnistia penaleBashaBIRNBledjon NallbatiBurgdeputetGazmend BardhiGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësgraKomisionKomisioni i LigjeveKorrupsionKrimKrimeKuvendKuvendiLulzim Bashaministria e drejtesisenismaOpozitaParaparlamentPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePDPlarent NdrecaProjektligjPSRithemelimiShpërdorim detyreshqiptaretë mituruljeUlsi ManjaVotavotimvrasje
I mëparshmi

Ekspertët: Marrëveshja Turqi-Shqipëri rrezikon “eksportimin e propagandës së Erdoganit”

Tjetri

Arben Smaçi dështoi të rrëzonte në KPA deklarimin e rremë për çmimin e një apartamenti

Tjetri
KPK shtyu seancën për Arben Smaçin prej mungesës së avokates

Arben Smaçi dështoi të rrëzonte në KPA deklarimin e rremë për çmimin e një apartamenti

meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.