AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Braçe sulmon aktivistët mjedisorë pas protestës kundër ligjit të Zonave të Mbrojtura

Pasi u përball me protestues që e cilësuan të turpshme votën e tij për ligjin që i hap rrugë ndërtimeve në zonat e mbrojtura, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i sulmoi aktivistët duke i akuzuar si ‘hajdutë mjedisorë”.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
17:17 | 23/02/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Erion Brace. Foto: Xhemali Moku/Birn

Pasi socialistët votuan në unison ligjin që u hap rrugë ndërtimeve në zonat e mbrojtura, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u përball me aktivistë që protestonin jashtë dyerve të parlamentit dhe që e cilësuan të turpshëm votimin prej tij.

Braçe u kundërpërgjigj me një sulm ndaj aktivistëve mjedisorë përmes një postimi të gjatë në Facebook, duke i cilësuar ata si “hajdutë mjedisorë”.

“Nuk ka shans asnjë nga ju hajdutët mjedisorë, të vendosë emrin tim në krah të një akti ligjor apo antiligjor, grabitës, vjedhës, shpërdorues, dëmtues, përvetësues -mbi të gjitha, në Divjakë apo në çdo cep të vendit”, shkroi Braçe, pak pasi ai dhe kolegët e tij votuan ligjin e kundërshtuar nga organizatat e mbrojtjes së mjedisit dhe Bashkimi Europian.

Pa ofruar asnjë fakt, Braçe i akuzoi ata se kishin përfituar padrejtësisht fonde dhe se nuk kishin bërë asgjë për të mbrojtur parkun “Divjakë-Karavasta”.

“Thënë këtë, tani është koha e nis transparenca – do e bëj unë, për çdo qindarkë kombëtare e ndërkombëtare, deri tek e fundit e marrë në emër të Divjakës,” shkroi Braçe.

Ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura u miratuan të enjten me 74 vota nga deputetët socialistë përmes një procedure të diskutueshme në shmangie të konsultimit publik. Drafti u paraqit fillimisht si një nismë e 12 deputetëve, por u ndryshua thuajse tërësisht në Kuvend pasi qeveria dërgoi variantin e vet që e quajti “dhënie mendimi”.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato paralajmëroi përmes një letre para votimit mazhorancën se drafti përfundimtar binte ndesh me konventat dhe legjislacionin e BE-së për biodiversitetin dhe kërkoi konsultime publike gjithëpërfshirëse me organizatat mjedisore.

Shumica socialiste bëri një vesh shurdh ndaj këtyre kërkesave dhe kaloi ligjin në kuvend me urgjencë. Ky votim u shoqërua me protestë të aktivistëve të mjedisit. I pyetur nga BIRN se mbi ç’prova i bazonte akuzat ndaj aktivistëve mjedisorë, Braçe nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.

Etiketa: aktivistAktivistëAktivistet mjedisoreBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBIRNdeputetErion BraçeFacebookFondeKuvendMbrojtja e mjedisitMjedisitOrganizatat mjedisoreParaParku Divjakë-KaravastaPartisë SocialisteQeveriaSilvio GonzatoSulmTransparencaVotavotimZonat e Mbrojtura
I mëparshmi

Burokracia shtetërore i pengon gratë që të dalin nga rrethi vicioz i dhunës

Tjetri

Komisionerja Publike çon në Kolegj prokuroren Zena Lila

Tjetri
KPK konstaton pamundësi financiare të prokurores Zena Lila

Komisionerja Publike çon në Kolegj prokuroren Zena Lila

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.