AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KP

Komisionerja Publike çon në Kolegj prokuroren Zena Lila

Komisionerja Irena Nino ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe i kërkon Kolegjit që ta shkarkojë atë për deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:51 | 23/02/2024
në KP, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seanca dëgjimore e prokurores së Elbasanit, Zena Lila. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të premten më 23 shkurt vendimarjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores së Elbasanit, Zena Lila. Gjatë seancës dëgjimore më 13 dhjetor, Komisioni konstatoi pamundësi financiare për blerjen e një apartamenti dhe krijimin e një depozite në bono thesari, barra prove që u kundërshtuan prej përfaqësuesit ligjor të Lilës e cila u konfirmua në detyrë më 10 janar.

Lidhur me pasurinë, Komisioni konkludoi se rezulatet negative në analizën financiare kanë ardhur për shkak të pasaktësive në deklarimet e bëra ndër vite të kursimeve cash, që në frymë të objektivitetit dhe proporcionalitetit nuk përbëjnë shkak të qëllimshëm të penalizimit me masën disiplinore të shkarkimit. Po ashtu, u konkludua se kishte arritur nivel të besueshëm në kontrollin e figurës dhe një nivel të kënaqshëm kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale.

Komisionerja Nino analizon në ankim deklarimet e subjektit për burimet që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhe ligjshmërinë e tyre. Lidhur me një prej burimeve të deklaruara nga subjekti, të ardhurat nga shitja e një shtëpie në Gramsh, Nino sjell në vëmendje konkluzionin e Komisionit se ‘nuk ka rrethana që mund të dokumentojnë ekzistencën e shitjes së një trualli së bashku me objekgtin e ndodhur aty dhe të përfitimit të vlerës 1.1 milionë lekë, në vitin 2005. “Vetëm deklarimi i depozitës, me vlerë 2.300.000 lekë, në DV – 2004, me burim shitjen e shtëpisë, është i pamjaftueshëm në kuptim të vlerës së provës për të argumentuar ekzistencën e këtyre sipërfaqeve dhe vlerën e pretenduar prej 1.100.000 lekësh për shitjen e tyre”, ka vlerësuar Komisioni.

Edhe Nino ndan të njëjtin qëndrim si Komisioni për kërë burim të deklaruar dhe vlerëson se pretendimet e subjektit nuk u provuan me dokumentacion edhe pas riçeljes së hetimit administrativ.

Duke ju referuar jurispudencës së Kolegjit, Komisionerja Publike arsyeton se edhe një deklaratë noteriale e paraqitur nga subjekti në përgjigje të provës për këtë burim me qëllim vërtetimin e pretendimit të saj se vlera 1.1 milionë lekë është përfituar, merret me rezervë pasi është kryer gjatë procesit të rivlerësimit dhe për shkak të tij.

“Ç ’ka të krijon bindjen se është konceptuar në favor të deklarimeve të subjektit të rivlerësimit”, shrehet Nino dhe shton se marrja me rezervë e kësaj deklarate noteriale, forcohet sidomos kur përmbajtja e saj nuk mbështetet dhe nuk është në harmoni me provat e administruara në procesin e rivlerësimit edhe pas riçeljes së hetimit administrativ.

Sipas Komisioneres Publike, mbeti e paprovuar ekzistenca e pasurisë së deklaruar si e shitur, ashtu dhe të ardhurat e pretenduara të përfituara prej saj, në vlerën 1.1 milionë lekë. Nino vlerëson se bazuar në këto rrethana, burimi i pretenduar në shumën 1.1 milionë lekë si i përfituar nga shitja e pronave të mëparshme, nuk e kalon testin e provueshmërisë e për rrjedhojë, as atij të ligjshmërisë.

Komisionerja Publike ndan qëndrim të ndryshëm me Komisionin lidhur me një depozitë në bono thesari në vlerën 3 milion e 860 mijë lekë, me burim të deklaruar kursimet nga paga e saj si prokurore dhe ajo e bashkëshortit si mjek.

KPK ka çmuar se situata faktike e gjendjes cash, gjatë viteve 2010 – 2016, dukshëm nuk është deklaruar saktë nga subjekti i rivlerësimit në deklarimet periodike vjetore, përderisa nuk krijon vijueshmëri logjike dhe as harmoni me deklarimin e gjendjes cash në deklaratën “veting”. Po ashtu, Komisioni ka konstatuar se nuk rezultojnë pasuri të tjera të krijuara apo shpenzime të mundshme të kryera nga familja e subjektit të rivlerësimit, të cilat mund të krijonin dyshime të arsyeshme se deklarimet e pasakta mund të ishin të qëllimshme.

Rezultati negativ financiar mbi gjendjen e pamjaftueshmërisë financiare krijuar për vitet 2010 – 2016, është konsideruar i ulët në krahasim me vlerën e krijuar nga akumulimi i gjendjes cash dhe për rrjedhojë, trupa e KPK ka vlerësuar se kjo gjendje mund të mos reflektojë situatën faktike të subjektit.

Në përfundim, duke çmuar se rezultatet negative kanë ardhur si pasojë e pasaktësive në deklarimet e bëra ndër vite të kursimeve cash, Komisioni në aplikim të parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit, ka çmuar se nuk mund të sjelli penalizim.

Nino vëren se Komisioni në analizën financiare të vitit 2007, ka llogaritur shpenzimet e jetesës jo në përputhje me standardin e përdorur në jurisprudencën e deritanishme të Kolegjit. Sipas saj, nga rishikimi i këtij zëri në analizën e vitit 2007, shpenzimet e jetesës do të rriteshin në vlerën 397 mijë lekë dhe se po në të njëjën vlerë do të rritej edhe pamjaftueshmëria financiare ne konstatuar në KPK, duke arritur një vlerë negative që nuk mund t’i nënshtrohet parimit të proporcionalitetit ashtu si përcaktohet në legjislacionin për vetingun e magjistratëve dhe në përputhje me standardet e vendosura nga jurisprudenca e deritanishme e Kolegjit.

Në vijim, Nino sjell në vëmendje, se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të, nuk rezulton të kenë deklaruar në asnjë nga deklaratat periodike vjetore përdorimin e kursimeve cash, si burim për krijimin e likuiditeteve në llogaritë bankare.

“Subjekti i rivlerësimit, vetëm në përgjigje të rezultateve të hetimit administrativ, ka pretenduar se si burim për krijimin e këtyre likuiditeteve (depozitimeve cash në llogaritë bankare, të cilat janë investuar në formën e bonove të thesarit, vendosur pranë Bankës së Shqipërisë), kanë shërbyer kursimet e viteve të mëparshme, disponuar në cash, pretendim të cilin duket se Komisioni e ka marrë në konsideratë dhe reflektuar në analizën financiare të kryer për periudhën 2010 e në vijim, duke arritur në vlerat e pamjaftueshmërisë financiare”, citohet në ankim.

Sipas Ninos, arsyetimi i Komisionit mbi trajtimin e kursimeve cash dhe mbulimin e shpenzimeve dhe kursimeve me burime të ligjshme dhe pasaktësitë në deklarimin e kursimeve cash nga ana e subjektit, nuk përputhet me gjendjen që janë aktet në dosje.

Komisionerja Publike vlerëson se analiza financiare e subjektit të rivlerësimit duhet kryer duke llogaritur për çdo vit kursimet në cash si shtesa të kursimeve dhe pa pakësuar ato të akumuluara në vitet e mëparshme, në përputhje me deklarimet periodike vjetore.

Bazuar në këto argumente, Nino konstaton se përveç pamjaftueshmërisë financiare në shumën 1.1 milionë lekë për krijimin e likujditeteve të mëparshme në vitin 2005, do të rezultonte dhe pamjaftueshmëri financiare për periudhën 2007-2016, në vlerën 1 milion e 650 mijë lekë.

Po ashto, Nino mban në konsideratë qëndrimin e Kolegjit se mosdeklarimet me korrektësi në vite të subjektit të rivlerësimit e afektojnë procesin e tij në drejtim të pamundësisë së verifikimit të vërtetësisë së deklarimeve në deklaratën “veting”.

Në përfundim, Komisionerja Nino vlerëson se pamjaftueshmëria e konstatuar për apartamentin dhe për krijimin e depozitave të investuara në formën e bonove të thesarit e mbulimin e shpenzimeve të periudhës së analizuar, janë të tilla që e bëjnë deklarimin e subjektit të rivlerësimit për pasurinë, të pasaktë dhe të pamjaftueshëm. Ajo i kërkon Kolegjit që të ndryshojë vendimin e Komisionit dhe të shkarkojë nga detyra prokuroren Zena Lila.

 

Etiketa: Analiza financiareAnalizëAnkimBono thesaridosjeGramshIrena NinoKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneri PublikKPKKrijonMagjistratMASMjekPiSProkuroreProkuroria e Rrethit ElbasanSHshpenzimeshqipVetingZena Lila
I mëparshmi

Braçe sulmon aktivistët mjedisorë pas protestës kundër ligjit të Zonave të Mbrojtura

Tjetri

Shtatë shtetas të huaj dërgohen në gjyq për trafik klandestin dhe sulm ndaj policisë

Tjetri
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

Shtatë shtetas të huaj dërgohen në gjyq për trafik klandestin dhe sulm ndaj policisë

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.