AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shtatë shtetas të huaj dërgohen në gjyq për trafik klandestin dhe sulm ndaj policisë

Prokuroria e Posaçme i kërkon gjykatës kalimin për gjykim të pesë shtetasve sirianë dhe dy alegjerianëve, të cilët akuzohen si drejtues të dy grupeve kriminale për trafikun e qënieve njerëzore nga Greqia në drejtim të vendeve të BE-së.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:10 | 24/02/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të shtunën më 24 shkurt përfundimin e hetimeve paraprake dhe paraqitjen e kërkesës për gjykim ndaj pesë shtetasve siriane dhe dy algjerianëve të akuzuar për organizim të trafikut të emigrantëve nga Greqia drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe për tentativën e vrasjes së pesë punonjësve të policisë, ndaj të cilëve hapën zjarr kur ishin në aksion, ngjarje e ndodhur më 25 maj të vitit të kaluar. Po ashtu, akuzohen se tentuan të vrasin dhe dy persona të tjerë.

Të pandehurit për të cilët kërkohet gjykimi janë dy algjerianët Sultan Lakdar Grimash dhe Ayoub Bahhoo, si dhe pesë sirianët Muhammed Radawn, Muhamed Shehab, Rabi Lqadi, Muhammed Nasir dhe Nagid Alabdalah.

Sipas prokurorisë, këta persona janë pjesë e dy grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me shkallë të lartë organizimi, të strukturuara dhe me ndarje të punëve. Nga hetimet ka rezultuar se gjatë vitit 2023, në kufirin e gjelbër Morinë mes Shqipërisë dhe Prizrenit të Kosovës, ata kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në njoftim thuhet se të pandehurit Sultan Grimash, Rabi Ladqi, Muhamed Radawn dhe Muhamed Shehab, rezultojnë të kenë jetuar në Shqipëri të paktën duke filluar nga viti 2019. Ata janë kapur gjithashtu disa herë me emigrantë të tjerë në territorin shqiptar, duke pretenduar se edhe vetë janë emigrantë.

“Të pandehurit, të paktën përgjatë vitit 2023, kanë jetuar mes Morinës dhe Kosovës, duke hyrë dhe dalë në mënyrë të paligjshme nga kufiri në mënyrë të vazhdueshme. Kanë mbajtur dhe përdorur armë luftarake, kanë bashkëpunuar me persona me shtetësi shqiptare, kosovare dhe persona të tjerë të huaj duke organizuar kalimin e paligjshëm në disa raste përgjatë këtij viti,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Nga hetimet është konkluduar se dy grupet siguronin transportin për emigrantët që hynin në tetrritorin shqiptar nga Greqia apo Maqedonina e Veriut, si dhe bënin të mundur kalimin  e tyre në mënyrë të paligjshme nëpërmjet malit në Morinë në drejtim të Kosovës, për në Serbi dhe me destinacion përfundimtar vendet  e Bashkimit Evropian.

Udhëtimi i emigrantëve përtej Serbisë është konstatuar se organizohet nga grupet e tjera, sipas orientimeve të personave që qëndrojnë në krye të grupit të akuzuar kriminal. SPAK sqaron se këta dy grupe kriminale bashkëpunojnë edhe me grupe që veprojnë në shtete të tjera, duke filluar që nga vendi i origjinës, e duke vijuar më tej edhe në Greqi, Turqi, Kosovë, Serbi e Gjermani.

“Në ushtrimin e aktivitetit të tyre kriminal pjesëtarët e grupit shfaqen të dhunshëm, duke kulmuar kjo me ngjarjen e datës 25 maj 2023, ku në fshatin ‘Morinë’, Kukës, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj punonjësve të policisë të strukturave vendore Kukës…”, thotë SPAK.

Etiketa: Ayoub BahhooBashkimi EuropianGjermanigjykimGjyqGreqiGreqiaHetimetKosovëMorinMorinëMuhamed ShehabMuhammed NasirMuhammed RadawnNagid AlabdalahndarjepaktProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunëRabi LqadiSerbishqipShqipërishqiptaresirianSPAKSulmSulmi ndaj policisëSultan Lakdar GrimashTrafikTrafiku i qënieve njerëzoreTurqiZjarr
I mëparshmi

Komisionerja Publike çon në Kolegj prokuroren Zena Lila

Tjetri

‘Investimet strategjike’: Qeveria pro zgjatjes së afatit, por kundër forcimit të kritereve

Tjetri
‘Nga shiu në breshër’: Qeveria u hap rrugën investimeve strategjike në zonat e mbrojtura

‘Investimet strategjike’: Qeveria pro zgjatjes së afatit, por kundër forcimit të kritereve

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.