AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Lejet e ndërtimit tkurren me 21%

Vlera e lejeve të reja të ndërtimit të dhëna gjatë vitit 2023 ra me 21% përkundrejt vitit 2022, duke sinjalizuar një ftohje të tregut më spekulativ të vendit.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qendra e Tiranës e fotografuar me dron | Foto: Xhemali Moku/BIRN

Kërkesa për leje ndërtimi në Shqipëri pësoi një reduktim të dukshëm gjatë vitit 2023, veçanërisht në segmentin e ndërtesave për banim. Lajmi bëhet i ditur nga statistikat e lejeve të ndërtimit të publikuara nga INSTAT të mërkurën. Vlera totale e lejeve të ndërtimit, llogaritur në bazë të kostos së ndërtimit dhe metrave katrorë të projekteve të miratuara, ra në 90 miliardë lekë vitin e kaluar, nga 113 miliardë që ishte më 2022 dhe 100 miliardë më 2021.

Sipas të dhënave të INSTAT, 62% të investimeve janë me destinacion banimin ndërsa pjesa tjetër janë objekte industriale apo infrastrukturore.

Rënia në masën 21% duket se reflekton një korrektim në tregun më spekulant në vend pas një fryrjeje shumëvjeçare në përmasa të paimagjinueshme. Sipas vrojtimit të fundit mbi klimën e biznesit të kryer nga Banka e Shqipërisë për muajin janar, pritshmëria në sektorin e ndërtimit është për rënie në aktivitetin e ndërtimit, rënie në nivelin e porosive dhe rënie në punësim dhe në çmime.

Gjithsesi, pavarësisht tkurrjes në kërkesë nga ndërtuesit, çmimet e apartamenteve vijojnë të mbeten në kulmin e vet historik, gati dyfish në krahasim me vitin 2017, sipas Indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë.

Vlera e përafërt e investimit llogaritet sipas kostos së deklaruar të ndërtimeve të reja gjatë procesit të aplikimit për leje. Sipas këtyre deklaratave, kostoja mesatare e ndërtimit të objekteve rezidenciale ishte gjatë vitit të kaluar 35 mijë lekë, (afërsisht 340 euro) për metër katror. Kjo do të thotë gjithashtu që vlera tregtare e lejeve të ndërtimit, ose shuma e përgjithshme e biznesit që supozohet se do të realizohet pasi këto projekte të përfundojnë së ndërtuari, është minimalisht tre apo pesë herë më e lartë sepse çmimet e shitjes së banesave janë shumëfish më të larta se sa kostot.

Përmasat e bumit në sektorin e ndërtimit, i cili është shoqëruar me rritje stratosferike të çmimeve, përkundrejt një ekonomie që lëngon në norma të ulëta rritjeje prej 3 apo 4% në vit, ka ngritur pikëpyetje si për burimin e financimeve në ndërtim ashtu edhe për burimin e parave të përdorura për të blerë. Por është përmasa që bumi i ndërtimit zë në ekonomi në tërësi ajo që paralajmëron për një flluskë me përmasa të pazakonta.

Që nga viti 2019 deri në vitin 2023, lejet e ndërtimit të dhëna për qëllime banimi kanë pasur një sipërfaqe të përgjithshme prej 13 milionë metrash katrorë. Kostoja e përgjithshme, llogaritur sipas kostos së ndërtimit është 388 miliardë lekë, ose afërsisht 3.5 miliardë euro. Vlera e shtuar e përgjithshme, nëse marrim parasysh një çmim mesatar prej 1 mijë eurosh për metër katrorë, arrin në këtë mënyrë në 13 miliardë euro. Në një ekonomi me prodhim të brendshëm bruto prej 20 miliardë eurosh në vit, kjo është një shifër e stërmadhe.

Statistikat zyrtare nuk japin të dhëna se sa është numri i njësive të banimit apo të shërbimeve që bartin këto leje ndërtimi por nëse llogarisim me hamendje njësi banimi mesatare 100 metra katrorë, atëhere rezulton se në vend gjatë këtyre pesë viteve janë dhënë leje ndërtimi për rreth 130 mijë njësi.

Analistë dhe politikanë të ndryshëm aludojnë se fluska e ndërtimit është ushqyer nga depërtimi i pakontrolluar i parave të pista në ekonominë shqiptare, ku elementë të krimit gjejnë ndërtimin si mënyrë e lehtë për të qarkulluar sasi të konsiderueshme të parave të pista dhe pa kosto të lartë fiskale, për shkak se ndërtimi është aktivitet i përjashtuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Futja e parave të pista në sektorin e ndërtimit duket punë relativisht e lehtë për shkak se apartamentet supozohet se shiten që pa u ndërtuar ende dhe rrjedhimisht, sipërmarrësit në sektor mund të pretendojnë financim të ndërtimit pa kapitale ose me kapitale minimale fillestare.

Përgjatë viteve të fundit, një numër biznesmenësh me të shkuar të njohur kriminale janë angazhuar në shkallë të gjerë në sektorin e ndërtimit ndërsa autoritetet ligjzbatuese kanë përdorur në mënyrë të kufizuar ligjin Antimafia për konfiskimin e aseteve të krimit.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama në një rast i ka konsideruar aludime të tilla si “broçkulla”.

Etiketa: antimafiaBanka e ShqipërisëBiznesmenEdi RamaekonomiEurofinancimIndeksi FischerINSTATKlima e biznesitkostoKostot e ndërtimitKryeministri Edi RamaKullaLeje ndërtimiligjzbatueseMASNdertimiPastrimi i paraveprodhimProdhimi i Brendshem BrutoPunëRamaSHshqipShqipërishqiptareStatistikatTVSH
Tjetri
Zelenski në Tiranë paralajmëron Ballkanin për kërcënimin rus

Zelenski në Tiranë paralajmëron Ballkanin për kërcënimin rus

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.