AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Posaçme dënon ish-kryebashkiakun e Lezhës për tjetërsim pronash në bregdet

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frroku është gjetur për herë të dytë fajtorë i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në bregdetin e Shëngjinit. Bashka me Frrokun u dënuan edhe disa zyrtarë të tjerë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Plazhi i njohur si Rana e Hedhun | Foto: LSA

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi të premten me 1 vit e 4 muaj burg, ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj. Ai u gjet fajtor për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Gjykata po ashtu caktoi si dënim alternativ heqjen e të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhe 5-vjeçare.

Fajtorë për të njëjtën akuzë u gjetën dhe ish-drejtori i Urbanistikës i Bashkisë Lezhë Sokol Toma si dhe Gjovalin Marku e Adiona Martini ish-zyrtarë të Bashkisë Lezhë. Dënimi për ta u konvertua në shërbim prove. Gjykata caktoi të njëjtën masë dënimi alternativ me heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare edhe për ta. Ndërsa për ish-juristin e hipotekës Bledar Cara dhe ish-juristen e Bashkisë Juxhina Mema çështja u pushua, pasi janë dënuar dhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu GJKKO vendosi të konfiskohen dhe kalojnë në favor të shtetit pasuritë e paluajtshme të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal.

Hetimet për tjetërsimin e pronave nisën në vitin 2019-të, kur SPAK arriti të provojë përfitimin në mënyre të paligjshme të 66 mijë metrave katror tokë në bregdetin e Lezhës, më vlerë 13 milion euro.

Sipas akuzës kjo sipërfaqe e madhe toke e cila është vënë nën sekuestro preventive është pronë shtetërore dhe është tjetërsuar përmes falsifikimit të dokumenteve të pronësisë që nga origjina e pronës deri tek certifikata e pronësisë. “Në këtë veprimtari kriminale, personat përfitues në mënyrë të kundërligjshme të pronave kanë përfshirë edhe persona të tjerë, ndër ta persona të afërt dhe të njohur më ta, duke ja kaluar në mënyrë fiktive pasuritë dhe më pas me qëllim final për t’i kaluar në pronësinë e tyre”, thuhej në njoftimin e SPAK për dërgimin e dosjes në gjykatë në tetor 2022. Kjo është hera e dytë që ish-kryebashkiaku i Lezhës dënohet për të njëjtën akuzë.

Etiketa: Adiona MartiniBledar CarabregdetBurgcertifikataEuroFinalFran FrrokajGJKKOGjovalin MarkuGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarHetimetJuxhina MemaLezhëMASProcedimiRana e Hedhunsekuestro preventiveSHShëngjinSokol TomaSPAK
Tjetri
Ish-drejtori i arrestuar zgjeron biznesin e tij në portin e Durrësit

Ndotën me vaj akuariumin në Portin e Durrësit, procedohet stafi i anijes 

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.