AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

“Terapia e shokut” e viteve 1990 bëri të mundur vrasjen e Navalny

I dyshuari kryesor për vdekjen e Alexei Navalny është i qartë. Por, ndërsa roli i presidentit rus Vladimir Putin është krejtësisht i pamohueshëm, ekziston një bashkëpunëtor i heshtur, pjesa e të cilit në këtë tragjedi nuk duhet të shpërfillet: politikat ekonomike të miratuara në fillim të viteve 1990.

Antara HaldarngaAntara Haldar
2 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Alexey Navalny. Foto: Wikipedia.

Bota shtangu, edhe pse ndoshta jo e befasuar, nga vdekja këtë muaj e Alexei Navalny, politikanit rus të opozitës dhe kritikut të Kremlinit, në një koloni penale të Arktikut. Gulagu i konvertuar në të cilin ai vdiq, “Ujku Polar”, i rezervuar për kriminelët të rrezikshëm dhe jo për të burgosur politikë, ishte i njohur për kushtet e tij të vështira dhe Navalny ishte torturuar gjerësisht.

Megjithatë, rrethanat e vdekjes së papritur të Navalny-t, i cili kishte ishte shfaqur i gëzuar në gjykatë një ditë më parë, ishin misterioze. Në moshën 47-vjeçare, Navalny ishte ende i ri dhe planet që ai po bënte në mënyrë aktive sugjeronin se ai vazhdonte të shpresonte për të ardhmen. Pra, shenjat nuk tregojnë për një vdekje nga “shkaqe natyrore”, siç pretenduan autoritetet ruse.

Navalny po jetonte pas një ngjarjeje në të cilën mund të kishte vdekur lehtësish, pas vitesh duke ekspozuar korrupsionin e regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin. Në vitin 2020, përpjekja më e rëndë ndaj jetës së tij – një helmim gati fatal me një agjent nervor të shkallës ushtarake, Novichok – dështoi kur ai u dërgua në Gjermani për trajtim urgjent. I vetëdijshëm për fatin që e priste në një vend ku kufiri midis një dënimi me burg dhe një dënimi me vdekje është tepër i vogël, ai megjithatë zgjodhi të kthehej në Moskë, ku u arrestua pas mbërritjes së tij dhe u dënua me 19 vjet burg,.

I dyshuari kryesor për vdekjen e Navalny është i qartë. “Putini është përgjegjës”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Liderë të tjerë botërorë dhe një sërë komentuesish kanë rënë dakord. Navalny, një organizator i aftë i opozitës, i cili kandidoi për postin e kryetarit të bashkisë së Moskës në vitin 2013 dhe për president në 2018, ishte deri më tani zëri më i besueshëm dhe karizmatik që foli kundër Putinit, duke e quajtur partinë e tij një parti “mashtruesish dhe hajdutësh”.

Edhe pas hekurave, Navalny mbeti një kërcënim i besueshëm për Putinin. Kështu që vdekja e tij, në mënyrë të dyshimtë afër zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në mars, në të cilat Putini po bën fushatë për një mandat të pestë (pasi hoqi kufijtë kushtetues për mandatin në vitin 2020), do të tregonte, të paktën në mënyrë rrethanore, një fajtor të qartë. Por ndërkohë që roli i Putinit në vdekjen e Navalny-t është krejtësisht i pamohueshëm, ekziston një bashkëpunëtor i heshtur, pjesa e të cilit në këtë tragjedi nuk duhet të shpërfillet –  politikat ekonomike të miratuara në fillim të viteve 1990.

Në vend që të ndiqte një tranzicion gradual larg ekonomisë sovjetike, Rusia miratoi një paketë reformash që premtonte të çlironte forcat e tregut sa më shpejt që të ishte e mundur. “Terapia e shokut”, siç njihej qasja, pati miratimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe shumë ekonomistëve tepër të respektuar – disa nga Instituti i Harvardit për Zhvillim Ndërkombëtar – si dhe bekimin e administratës amerikane nën Bill Clinton.

Privatizimi i shpejtë masiv – një komponent kyç i terapisë së shokut – solli një nga transferimet më të mëdha të pasurisë në histori, duke përfshirë shumë prej depozitave më të mëdha të naftës, gazit natyror dhe metaleve në botë. Përpjekja më ambicioze, skema e “hua në këmbim të aksioneve” e projektuar nga Anatoly Chubais, cari i privatizimit nën presidencën e Boris Jeltsin, krijoi një klasë politikisht të fuqishme oligarkësh që fituan kontrollin e aseteve më të vlefshme të Rusisë.

Qëllimi i privatizimit të shpejtë nuk ishte thjesht ekonomik. Chubais mbante nën vëzhgim praninë ende mbizotëruese të Partisë Komuniste, e cila ishte e dëshpëruar, por jo e ndarë nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Pra, një qëllim i privatizimit masiv ishte të linte lakminë të shkatërronte unitetin e partisë duke ndarë kuadrot dhe zyrtarët. Ajo pjesë e skemës funksionoi pothuajse në perfeksion: edhe anëtarët e KGB-së u shkëputën nga klanet e tyre për të marrë asete industriale dhe të tjera.

Problemi është se asnjë prej parakushteve institucionale, të tilla si gjykatat apo strukturat rregullatore apo edhe tregues që mund të demonstronin se tregjet po funksiononin, nuk ekzistonin. Nuk është për t’u habitur që politikat e privatizimit të Chubais rezultuan të ishin po aq “shok” sa “terapia”. Liberalizimi i papritur i çmimeve dhe privatizimi masiv sollën vetëm kleptokraci të shpërfytyruar, kapitalizëm mik dhe korrupsion të shfrenuar. Në fund të mandatit të tij, Yeltsin gjithnjë e më i dobët dhe jopopullor emëroi Putinin, një ish-oficer i nivelit të mesëm të KGB-së, si kryeministër, një pozicion që Putin e shkëmbeu për presidencën në vitin 2000.

Vdekja tragjike e Navalny, që përkon me dyvjetorin e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, i ka rrënjët në këtë histori. Sigurisht, Putini ka gjak në duart e tij, por politikat ekonomike që krijuan ekosistemin në të cilin ai u shfaq dhe ka lulëzuar janë gjithashtu fajtore. Në një botë ideale, ne do të ishim duke festuar vdekjen e këtyre politikave dhe jo duke vajtuar vdekjen e një heroi të kohëve moderne.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Shock Therapy Killed Navalny

Etiketa: Alexei NavalnyBidenBill ClintonBurgGjermaniHelmimhuaJoe BidenKGBKorrupsionNovichokOligarkëpaktpresidentprivatizimiProject SyndicatePunëPunëtorPutinRusiRusiaSHUkrainëvdekjeVladimir Putinzhvillim
Tjetri
Prokurori Madrid Kullolli jep shpjegime për bilancin negativ

Prokurori Madrid Kullolli jep shpjegime për bilancin negativ

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.