AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ndërsa zgjedhjet afrohen, partitë parlamentare duken jo serioze në nismën për të reformuar kodin zgjedhor, thonë organizatat

Tre organizata të shoqërisë civile bënë të ditur të shtunën përmes një konference për shtyp se vullneti i nevojshëm për të kryer ndryshimet e kërkuara në sistemin zgjedhor të vendit duket se mungon pasi, ndërsa zgjedhjet afrohen, komisioni parlamentar që duhet të hapë rrugën e ndryshimeve nuk ka ende propozime konkrete, as për rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe as për ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesit e organizatave në konferencë për shtyp për Reformën Zgjedhore. Foto: BIRN

Tre organizata të shoqërisë civile shprehën shqetësimin mbi mungesën e ecurisë në reformën zgjedhore të kërkuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të zhvillohen në vitin 2025, pasi komisioni parlamentar i ngritur për këtë qëllim duket se nuk po punon as me ritmin e nevojshëm dhe as mbi propozime konkrete e qëndrime të deklaruara të palëve përbërëse. Organizatat shprehën shqetësimin se puna aktuale e ngadaltë e komisionit nuk jep premisa për të realizuar ndryshimet, sipas standardeve ndërkombëtare, së paku një vit larg zgjedhjeve, pra jo më vonë se sezoni aktual parlamentar.

“Organizatat tona vlerësojnë se periudha e mbetur për jetësimin e reformës zgjedhore kërkon një përfshirje më aktive të Kuvendit dhe të grupeve politike në parlament, në mënyrë që Komisioni i Reformës Zgjedhore tu japë zgjidhje sa më optimale disa prej problematikave thelbësore që kanë të bëjnë me standardin dhe integritetin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025,” deklaroi Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike në emër të tre organizatave, ISP, Komiteti i Helsinkit dhe Qëndresa Qytetare.

“Komisioni i Posaçëm ka nisur punën me procese konsultuese online në mënyrë selektive dhe jo gjithëpërfshirëse, pa pasur drafte konkrete mbi të cilat të ofroheshin opinione e rekomandime, pa u ofruar aktorëve të shoqërisë civile mundësinë për t’u dëgjuar në afate të arsyeshme, si dhe pa një kalendar dhe fokus të strukturuar që trajton çështjet prioritare sipas fokusit dhe përgjegjësisë,” shtoi Krasniqi.

Reforma zgjedhore në Shqipëri duhet në teori të realizohet përmes ndryshimeve ligjore për të zgjidhur problematikat, të cilat, në zgjedhjet e shkuara parlamentare, kanë sjellë cënim të standardeve dhe probleme me funksionimin e elementit bazë të demokracisë. Aktualisht, sipas asaj që vërejnë organizatat e shoqërisë civile, Kuvendi i Shqipërisë duhet të angazhohet që t’i japë zgjidhje tre problematikave për të cilat Gjykata Kushtetuese është shprehur me vendim si dhe një numri të lartë rekomandimesh të akumuluara nga zgjedhjet në zgjedhje, të dhëna nga misionet vëzhguese të OSBE-ODIHR-it, për të cilat kërkohet angazhim shumë serioz nga parlamenti për t’i realizuar brenda afateve të nevojshme ligjore.

Gjykata Kushtetuese, e cila është shprehur me vendim kundër sistemit të miratuar nga Partia Socialiste dhe opozita zëvendësuese e mandatit parlamentar të kaluar për vendosjen e një vote preferenciale, në të cilën, qytetarët zgjedhin mes deputetëve të një partie, por renditja e tyre në listë mund të cënohet vetëm në rast se kandidatët humbës arrijnë të mposhtin “herësin”, pra të marrin më shumë vota se sa mesatarja e kandidatëve. Për rrjedhojë, në parlament shkojnë deputetë të cilët kanë marrë më pak vota se sa ata që nuk shkojnë, por të parët janë të preferuar të partisë. Gjykata e ka konsideruar këtë si shkelje të barazisë.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar gjithashtu vendosjen e pragut 1 për qind për të gjithë partitë dhe kandidatët, pavarësisht nëse këta garojnë apo jo në rang kombëtar. Sipas sistemit aktual, një kandidat i pavarur në Tiranë duhet të marrë 1% të totalit të votave në prag kombëtar, pavarësisht se garon në vetëm një nga 12 qarqet elektorale të vendit.

Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar gjithashtu parlamentit të bëjë ndryshime ligjore për të siguruar votimin e emigrantëve.

Nga ana tjetër, raportet e njëpasnjëshme të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it kanë rekomanduar ndryshyme të shumta për të trajtuar një mori problemesh, nga abuzimi i qeverisë me burimet shtetërore, te presioni i paligjshëm mbi punonjësit e administratës, të lufta kundër blerjes së votave apo te ndalimi i presionit të të fortëve mbi votuesit.

OSBE-ODIHR kërkon gjithashtu ndryshime thelbësore mbi raportimin mediatik mbi fushatat zgjedhore me qëllim që të garantohet gazetari e pavarur. Një nga rekomandimet kërkon shfuqizimin e veprave penale të fyerjes dhe shpifjes si diskurajuese për një klimë të shëndetshme të debatit publik.

Përkundër këtyre ndryshimeve, të cilat kërkojnë një axhendë pune të ngjeshur, komisioni parlamentar duket se po shtyn ditët, ndërsa nëse historia sugjeron ndonjë gjë, zvarritja e punës rrezikon të pasohet në finale me ndryshime me kompromis të çastit të fundit, në të cilat, interesat e palëve politike bëhen përcaktuese, ndërsa interesat më të gjera të qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, thjeshtë injorohen.

“Ne besojmë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe legjislacionin mbi partitë politike nuk duhet të jenë monopol i partive politike, nuk mund të bëhen pa transparencë dhe gjithëpërfshirje, dhe nuk mund të imponohen si fakt i kryer në limitet e fundit kohore,” deklaroi Krasniqi.

“Ne rekomandojmë një proces të hapur, solid, transparent dhe gjithëpërfshirës, ku organizatat tona, kanë qenë e janë të gatshme të kontribuojnë me ekspertizën dhe kapacitetet e tyre,” shtoi ai.

Link: Deklarata

Etiketa: Afrim KrasniqideputetGjykataGjykata KushtetueseInstituti i Studimeve PolitikeISPkandidatëtKomiteti i HelsinkitkushtetueseKuvendiliraLuftaMonopolndryshime ligjoreODIHROpozitaOSBEOSBE-ODIHRparlamentPartiaPartia SocialistePunaPunëQarqetQëndresa QytetareReformaReforma zgjedhoreSHshqipShqipëriVendimVotavotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
‘Shpëtoni Shushicën’: Rritet protesta kundër projektit të ujësjellësit të ri Himarës

Të padëgjuar dhe të përjashtuar: Konsultimet publike për ujësjellësin e Himarës

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.