AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Fredi Beleri dënohet me 2 vjet burg për korrupsion në zgjedhje

Pas një procesi me dritëhije, Gjykata e Posaçme e gjeti të drejtë kërkesën e SPAK dhe shpalli fajtor kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës për korrupsion në zgjedhje, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes për proces të parregullt dhe të ndikuar politikisht.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kandidati i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Foto kortezi: OMONIA.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të martën më 5 mars që të shpallë fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe e dënoi atë me 2 vjet burg. I akuzuari si bashkëpunëtor i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, masë që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet.

Vendimi për Belerin u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela dhe anëtare gjyqtaret Irena Gjoka e Flora Hajredinaj, pas një procesi që zgjati prej rreth 6 muajsh në gjykatë. Shpallja e vendimit u monitorua nga përfaqësues të Bashkimit Evropian, mbështetetësit e Belerit, përfaqësuesit e ambasadës greke në Tiranë si dhe gazetarë grekë.

Para se trupi gjykues të tërhiqej për vendim, Beleri paraqiti qëndrimin e tij përfundimtar, duke e cilësuar hetimin e prokurorisë dhe vendimarrjet e ndërmjetme të gjyaktës si politike, me qëllim vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Bashkinë e Himarës. Ai u ndërpre nga kryesuesi Çela, i cili i kërkoi që të mos anatemonte trupin gjykues, por të paraqiste pretendimet e tij përfundimtare lidhur me akuzën e ngritur nga prokuroria. Beleri mbajti të njëjtin qëndrim si gjatë gjithë procesit, duke e cilësuar hetimin të stisur ndaj tij dhe të paligjshëm.

“Që nga fillimi e deri më sot kjo çështje është politike,” pretendoi Beleri, fjala e së cilit u duartokit nga mbështetësit e tij në sallë.

Beleri dhe Kokoveshi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Sipas organit të akuzës, rezultonte se i pandehuri Beleri ka ofruar nga 50 euro për tetë vota. Po ashtu, Beleri u akuzua se i kishte dhënë paratë nëpërmjet të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi.

Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jordgo Goro, i cili garonte për mandatin e tij të katërt. Megjithëse i arrestuar, Beleri u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit për Himarën.

Dosja u transferua prej Prokurorisë së Vlorës në atë të Posaçme, SPAK, që kërkoi deklarimin fajtor të Belerit për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe dënimin e tij me 2.6 vjet burg. Për Kokaveshin, SPAK kërkoi dënimin me 2 vjet heqje lirie dhe pezullimin e masës ndëshkimore për arsye shëndetësore, me kusht që të paraqitet pranë shërbimit të provës për katër vjet.

Përfaqësuesi ligjor i Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit, Geni Gjyzari, u qëndroi gjatë konkluzioneve përfundimtare pretendimeve të parashtruara gjatë gjithë seancave se, hetimi i kryer ishte i paligjshëm dhe se aktet e prokurorisë për rrjedhojë janë të papaërdorshme. Ai evidentoi se nuk ishte kompetencë e Prokurorisë së Vlorës për kryerjen e hetimeve të tilla, por e SPAK-ut. Po ashtu, konstatoi se përgjimet dhe vëzhgimet e policisë ishin kryer me iniciativë, pëparara se të nxirrej një urdhër nga prokuroria. Për prokurorët që kishin hetuar çështjen në Vlorë, tha se ishin zgjedhur duke shmangur shortin.

Sipas Gjyzarit, dëshmitarët mbi të cilët ishte bazuar hetimi, vëllezërit Arsen dhe Avdul Rama, kishin dhënë disa deklarime kontradiktore e të rreme. Sipas tij, fakti se dëshmitari Arsen Rama ishte paguar nga policia, përbënte një vepër penale, pasi një bashkëpunëtor i prokurorisë nuk mund të paguhet. Gjyzari shpjegoi se paguhen vetëm informatorët e policisë dhe jo bashkëpunëtorët apo dëshmitarët e prokurorisë. Sipas avokatit, dukej se gjithë veprimet e kryera nga policia dhe prokuroria e Vlorës kishin pasur si qëllim pengimin e Belerit për të fituar zgjedhjet vendore për Bashkinë e Himarës, gjë që u theksua dhe nga vetë i pandehuri.

Mbështetësit e Fredi Belerit në Gjykatën e Posaçme të martën gjatë shpalljes së vendimit. Foto: LSA.

 

Etiketa: Arsen RamaAvdul RamaBashke FitojmeBashkia HimarëBurgdëshmitarëDosjaErjon ÇelaEuroFlora HajredinajFredi BelerigazetarGeni GjyzariGjokaGjyaktëGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëhimarëIrena GjokaKorrupsionKorrupsion aktivKorrupsion në zgjedhjekryetarMASPandeli KokaveshiParaPoliciaprokurorProkuroriaPunëPunëtorPunëtorëRamaSHSPAKVendimVendimiVlorëVotazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Në Ballkan TikTok-u përdoret për t’i ‘turpëruar si të përdala’ gratë dhe vajzat

Në Ballkan TikTok-u përdoret për t’i ‘turpëruar si të përdala’ gratë dhe vajzat

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.