AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ish-kryetarja e bashkisë Patos dyshohet se manipuloi dy tenderë

Rajmonda Balilaj, ish-deputete socialiste, ish-kryetare e Bashkisë Patos dhe aktualisht Prefekte e Qarkut Fier u pezullua nga GJKKO me kërkesë të SPAK nën dyshimet se paracaktoi fituesin në dy tendera të një kompanie që i kryente punimet që para se të zhvillohej tenderi.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryetarja e bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj. Foto: Facebook/rajmondabalilaj.

Kompania Genti 001 u themelua në vitin 2019 për të kryer aktivitetet ekonomike të tregtisë së materialeve të ndryshme të ndërtimit dhe lavazho ndërsa SPAK vëren brenda një periudhe trevjeçare, arriti të fitojë 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos plus shumë të tjera nga institucione të tjera publike. Të dhënat e Agjencisë së Prokurimeve Publike, tregojnë se që në nisje të aktivitetit, shiti mallra dhe shërbime të ndryshme në Bashkinë Patos apo njësi të ndryshme të sektorit publik në Fier, përfshirë shërbimin e lavazhos për mjetet e e ujësjellësit të Patosit. Por ndërsa shumica dërrmuese e këtyre kontratave eci mirë, njëra, ngeci për shkak se një operator i dytë ofroi një çmim prej 1.5 milionë lekësh më të lirë. Procedura e prokurimit, e cila duhej të ndërtonte një segment rrugor të shembur, pritej t’i kushtonte taksapaguesve 6.7 milionë lekë, sipas vlerësimit të bashkisë. Operatori konkurrent dorëzoi një ofertë me vlerë 1.5 milionë lekë më lirë. SPAK thotë se për shkak të konkurrencës, Balilaj ndërmorri përmes punonjësve të bashkisë disa procedura që synuan anulimin e procedurës së prokurimit.

“Rezulton se ish Kryetarja e Bashkisë Patos, R. B. dhe anëtarët e KVO-së A. P. (ish Nënkryetare e Bashkisë Patos), Sh. B. dhe E. R., në bashkëpunim mes tyre, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 ), e 25 të Kodit Penal, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin, dhe shpallur fitues operatorin ekonomik “G……. 001”, në procedurën e prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër REF-89301-03-08-2021. Nga dokumentacioni i dorëzuar nga ofertuesit, e parë kjo në raport me kriteret e vendosura në Dokumentet Standarte të Tenderit, duhej të ishte shpallur fitues operatori ekonomik “2…”, i cili përveçse përmbushte kushtet, kishte dhe ofertë në vlerën 1,5 milion lekë më të vogël se operatori “G….. 001”,” thotë SPAK.

Balilaj sipas SPAK është nën hetim edhe për një episod të dytë, por kësaj here, duket se ish-kryetarja e Bashkisë ka dekonspiruar veten. Sipas SPAK, ajo është shfaqur në një kronikë televizive në televizionin Apollon të Fierit në datën 6 shkurt 2021, duke njoftuar fillimin e punimeve për një segment rrugor të rrëshqitur, kontrata kishte vlerë 8.6 milionë lekë. Problemi është se shpallja e fituesit është bërë realisht një javë më vonë.

“Ish Kryetarja e Bashkisë, ka bashkëpunuar me anëtarët e KVO-së të caktuar prej saj, në urdhërin përkatës, pasi ajo nuk kishte nga ta dinte se ky operator do të kualifikohej si fitues edhe pse ishte i vetmi garues në garë. Në këtë mënyre nga tërësia e elementëve objektive dalin edhe ato subjektive, pra bashkëpunimi i saj me anëtarët e KVO-së , pasi edhe këta të fundit kanë shpallur fitues operatorin “G…… 001” , edhe pse nga hetimi ka rezultuar se ky operator nuk i plotësonte të gjitha kriteret  dhe dokumentacionin sipas DST dhe duhej skualifikuar,” thotë SPAK.

Shkelja e barazisë në tenderë është një vepër penale që dënohet me burgim deri në tre vjet.

Znj. Balilaj është angazhuar në politikë prej vitit 2000 dhe është aktualisht anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Nën siglën e kësaj partia, ajo fitoi mandatin e parë në krye të bashkisë së Patosit në vitin 2011 dhe mandatin e dytë në zgjedhjet vendore të vitit 2015, kur fitoi me 61.78% të votave.

Link: Njoftimi i SPAK

Etiketa: BashkiaBashkia PatosFiergenti 001HetimKodit PenalParaPartiaPartisë SocialistePatosRajmonda BalilajraportSHSPAKtenderTenderaZgjedhjet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Hektor Sinanaj – Gjykata e Vlorës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Hektor Sinanaj – Gjykata e Vlorës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.