AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Numri i të punësuarve shtohet me 2% në tremujorin e katërt 2023

Numri i të punësuarve me pagë në ekonominë shqiptare arriti në 730 mijë vetë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, me një rritje 2% në bazë vjetore, bëhet e ditur nga INSTAT. Pagat u rritën me 14% gjatë të njëjtës periudhë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një punëtor duke vendosur shufrat e hekurit në një kantier ndërtimi në Tiranë. Foto Ilustruese: Nensi Bogdani.

Numri i të punësuarve me rrogë në Shqipëri arriti në 730 mijë vetë, me një rritje 2% me bazë vjetore, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave, të cilat i referohen deklaratave të bizneseve dhe enteve të tjera në tatime. Nga të punësuarit, 549 mijë i përkasin sektorit privat ndërsa 181 mijë i përkasin sektorit publik, ku përfshihen administrata publike, pushteti vendor dhe ndërmarrjet nën pronësi publike, të tilla si ujësjellësat, klubet sportive apo ndërmarrjet e sektorit të energjisë elektrike.

Zyrtarisht në Shqipëri konsiderohen si të punësuar 1.32 milionë vetë dhe të papunë, 158 mijë vetë. Popullsi inaktive, pra qytetarë që janë në moshë pune por që nuk punojnë për shkaqe të ndryshme vlerësohet të jenë 836 mijë vetë. Por vetëm 55% e të punësuarve marrin rrogë mujore dhe paguajnë sigurime shoqërore. Pjesa tjetër prej 590 mijë vetësh konsiderohen “të vetëpunësuar”, ku përfshihet e gjithë popullsia në zonë rurale si dhe një kategori shqiptarësh që cilësohen si “të punësuar pa pagesë pranë familjes” dhe që në përgjithësi janë gra. Përveç 590 mijë “të vetëpunësuarve”, vendi ka edhe 160 mijë të papunë.

Paga mujore mesatare bruto për të punësuarit me pagë arriti në 75 mijë lekë në tremujorin e katërt me rritje 14% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2022. Për sektorin shtetëror, paga mesatare bruto u rrit në 88 mijë lekë ose 18 për qind ndërsa në sektorin privat, paga bruto arriti në 69 mijë lekë me rritje 12%. Një pjesë e rritjes në sektorin privat erdhi si rrjedhojë e rritjes së pakës minimale me vendim të qeverisë, një vendim që ka pak ndikim real mbi përfitimet reale të punëmarrësve por që ndikon mesataren e përgjithshme për shkak se një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, përfshirë mbi 100 mijë të vetëpunësuar, paguhen nominalisht me pagë minimale.

Rritja e punësimit është produkt anësor i rritjes ekonomike të vendit. Zakonisht punësimi rritet me gjysmën e masës së rritjes ekonomike. Që nga mbarimi i krizës së pandemisë, punësimi në Shqipëri është rritur me mesatarisht 2% në vit. Rritja ekonomike reale ka qenë 4.9% për vitin 2022 dhe 3.5% për vitin 2023.

Etiketa: AdministrataAdministrata publikeekonomiFamiljegraInstituti i StatistikaveMASndikimpandemiPunëPunësimiPushteti vendorRritja ekonomikeSHshqipShqipëriTatimeUjësjellësVendim
Tjetri
Shtohen shqetësimet për përmbajtjet abuzive të krijuar me AI mes fëmijëve

Shtohen shqetësimet për përmbajtjet abuzive të krijuar me AI mes fëmijëve

Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.