AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit

Kryeministri Alban Kurti tha se vendimi i gjykatës për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit ortodoks serb të Deçanit duhet të zbatohet - si çmim i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Manastiri i Deçanit. Foto: BIRN.

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale që të zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për dhënien e tokës një manastiri ortodoks serb.

“Sot i kemi thënë Agjencisë Katastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha kryeministri Albin Kurti, duke shtuar se “ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka dërguar Këshillit të Evropës një notë verbale njoftuese për këtë çështje”.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë gjatë një vizite në Kosovë të mërkurën, e përshëndeti vendimin.

“Vendimi i sotëm për Manastirin, sa ishte i vështirë është edhe i rëndësishëm, dhe i falënderoj institucionet për këtë hap”, tha Escobar. Një ditë më parë, në një konferencë online për shtyp nga Brukseli, duke paralajmëruar vizitën e tij në rajon, Escobar tha se SHBA-ja aktualisht ka “një problem me komunikimin me kryeministrin” e Kosovës.

Escobar tha se Kosova ka një problem “në komunikimin e saj me Bashkimin Evropian, NATO-n, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe me shumë partnerë të tjerë përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, duke theksuar se partneriteti mes ShBA-së dhe Kosovës, është mes popujve të Kosovës dhe ShBA-së, nuk shkon prej një njeriu, ose një pale”.

Një vendim gjykate i vitit 2016 konfirmoi se 24 hektarë tokë e diskutueshme i përkasin manastirit të shekullit të 14-të të Deçanit, i cili është një vend Trashëgimie Botërore nga UNESCO.

Të mërkurën, Kurti tha se kishte vepruar nën presionin e Këshillit të Evropës, i cili kishte vënë si kusht zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anëtarësimin e Kosovës.

“Na u bë e qartë se duhet të zgjedhim mes dy opsioneve: të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshill të Europës këtë vit, apo heqjen e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit dhe rrjedhimisht heqjen dorë nga një qëllim demokratik e shtet ndërtues të Republikës sonë”, tha Kurti.

Duke kujtuar kundërshtimin e tij ndaj vendimit të gjykatës, duke e përshkruar atë si “të dëmshëm”, Kurti tha: “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës nuk do të ishte vetëm një fitore historike, por edhe një hap gjigant për republikën tonë drejt njohjes nga pesë vendet evropiane që nuk e njohin Kosovën, që mundëson anëtarësimin në NATO dhe BE”.

Pesë vendet jo-njohëse të BE-së janë Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qiproja.

Që nga lufta e Kosovës 1998-1999, kur NATO ndërhyri me sulme ajrore për të dëbuar forcat serbe që kishin vrarë dhe dëbuar civilë gjatë një fushate brutale kundër kryengritjes, manastiri është mbrojtur nga paqeruajtësit e NATO-s.

Etiketa: Albin KurtiBashkimin EvropianBEBrukseliDonika GërvallafitoreGabriel EscobarGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGreqiaKëshillin e EuropësKosovaKosovëkushtetueseLuftalufta e Kosovësmanastiri i DeçanitNATOortodoksPunëQeveriarajonRumaniaSHBAshqipShtetet e BashkuaraSllovakiaSpanjaUNESCOVendimVendimiVjosaVjosa Osmani
Tjetri
Identifikimi elektronik dështoi në 5.4% të qendrave të votimit, thotë KQZ*

Identifikimi elektronik dështoi në 5.4% të qendrave të votimit, thotë KQZ*

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.