AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ndihmës Sekretari Todd Robinson nxit zyrtarët e drejtësisë “të mos dorëzohen”

Në një mesazh domethënës, ndihmës-sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit Todd Robinson u takua në Tiranë me drejtuesit e sistemit të ri të drejtësisë, të cilët i lavdëroi për punën e deritanishme dhe i kërkoi “të mos dorëzohen”.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit Todd Robinson zgjodhi të japë mesazhin e tij kryesor gjatë vizitës në Shqipëri për udhëheqësit e institucioneve relativisht të reja të drejtësisë, duke lavdëruar punën e deritanishme, duke nënvijëzuar rëndësinë që shqiptarët dhe aleatët perëndimorë të vendit i kanë dhënë rivendosjes së shtetit të së drejtës në vend dhe duke i kërkuar “të vijojnë punën.”

Robinson, i cili më herët ka punuar në ambasadën e SHBA-së në Shqipëri, pati takime me kryeministrin Edi Rama dhe me zyrtarë të tjerë, por mesazhi kryesor i vizitës, i publikuar në mediat sociale të ambasadës, duket se ishte një mbështetje e plotë dhe e paekuivok e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

“Sot shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për të nisur reforma të vështira. Dhe unë dua që të gjithë ju ta dini se unë dhe kolegët e mi në Uashington e njohim punën tuaj të palodhur,” deklaroi Robinson në takimin me krerët e sistemit të drejtësisë. Ndërsa shtoi se Departamenti i Shtetit ishte i vetëdijshëm për vështirësitë që hasen në forcimin e demokracisë dhe rritjen e llogaridhënies, ai i nxiti zyrtarët e drejtësisë të vijonin përpara, sepse, siç tha, shqiptarët shohin me shpresë nga drejtësia.

“Dhe unë do t’ju nxisja, e para, të dini se po sillni ndryshim dhe, e dyta, të mos dorëzoheni, të vazhdoni…Ne do mbështetemi te ju si partnerë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor…por më e rëndësishmja, qytetarët e zakonshëm shqiptarë besojnë te ju…dhe unë mund t’jua premtoj se teksa ju vazhdoni punën tuaj, qeveria e Shteteve të Bashkuara do jetë partneri juaj në këtë dhe do ecë krah jush në mbështetjen tuaj dhe të Shqipërisë.”

Reforma në Drejtësi nisi në Shqipëri në vitin 2016 por u deshën tetë vjet që procesi fillestar i vetingut të zyrtarëve të drejtësisë të filtronte pjesën më të madhe të subjekteve dhe u deshën katër vjet që struktura e re hetimore kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK dhe gjykata respektive GJKKO, të mund të themeloheshin.

GJKKO dha vendimin e parë me burg për një ministër në shkurt të vitit 2022 duke i hequr lirinë Saimir Tahirit, i dënuar për abuzim me detyrën në çështjen e lidhur me një grup trafikantësh droge ndërsa më pas, në burg përfundoi ish-ministri i mjedisit Lefter Koka për korrupsion dhe pastrim parash. Në korrik 2023, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u arratis nga vendi, pasi u akuzua për korrupsion dhe pastrim parash ndërsa në dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie, i dyshuar për korrupsion. Të gjithë zyrtarët e mësipërm janë deklaruar të pafajshëm.

Presioni mbi sistemin e ri të drejtësisë është sakaq i lartë me të dyja palët politike që shprehin pakënaqësi në mënyra të ndryshme. Opozita akuzon SPAK se është vegël në duart e qeverisë ndërsa qeveria pretendon se hetuesit kundër korrupsionit po sillen në mënyrë të paedukatë. Në një intervistë, kryeministri Edi Rama sulmoi hetuesit duke sugjeruar se bastisjet e tyre janë “shfaqje e shëmtuar”.

Aktualisht shtatë ministra dhe ish-ministra janë marrë në pyetje apo janë marrë të pandehur për dyshime për korrusion apo abuzim me detyrën.

Etiketa: abuzimAhmetajArben AhmetajArrestarrest shtëpieBurgDepartamenti i ShtetitDrejtësiaDrogeEdi RamaGJKKOGjykataKorrupsionKryeministri Edi RamaLefter KokambështetjeMediat socialeMjedisitNarkotiknarkotikëOpozitaParaPastrim parashPunëQeveriaRamaReformaReforma ne DrejtesiSali BerishaSHSHBAshqipShqipëriSPAKTodd Robinson
Tjetri
Gjyqtarja Elda Vrioni përballet pa probleme me vetingun

Gjyqtarja Elda Vrioni përballet pa probleme me vetingun

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.