AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Këshilltari ligjor, Gerti Shani konfirmohet në detyrë

Komisioni nuk konstatoi probleme për këshilltarin ligjor në Gjykatën e Lartë, Gerti Shani dhe e konfirmoi atë në detyrë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPK, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gerti Shani. Foto: BIRN

Këshilltari ligjor i Gjykatës së Lartë, Gerti Shani u përball pa probleme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, të mërkurën më 20 mars. Rreth dy orë e gjysmë pas përfundimit të seancës dëgjimore, Komisioni shpalli vendimin për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi.

Hetimi administrativ për ndihmësin ligjor, Gerti Shani u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Roland Ilian dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Relatori Ilia shpjegoi në fillim të seancës se Shani është emëruar si ndihmës ligjor në vitin 2015 pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, ku e ka ushtruar këtë detyrë deri në 2017-ën, kur u emërua si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë.

Sipas relatorit Ilia, hetimi administrativ është kryer për pasuritë e krijuara para fillimit të detyrës dhe atyre gjatë ushtrimit të detyrës, për të cilat nuk janë evidentuar probleme dhe ka rezultuar bilanc pozitiv.

Komisioni konstatoi se subjekti dhe familja e tij kanë pasur mundësi për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2003 kundrejt vlerës 2 milionë lekë; për një apartament në Fier në vitin 2004 për shumën 1 milion lekë + 200 mijë lekë të shpenzuara për mobilimin; për investimin në bono thesari në vitin 2003 të vlerës 3.3 milionë euro dhe krijimin e një llogarie bankare po atë vit në shumën 17 mijë USD – pasuri për të cilat ka deklaruar si burime të ardhurat nga biznesi familjar dhe nga avokatia.

Sipas relatorit Ilia, nga analiza financiare e përgjithshme paraprake për periudhën para fillimit të detyrës, subjekti i rivlerësimit ka rezultuar me bilanc pozitiv në vlerën rreth 6.2 milionë lekë.

Për rrjedhojë, nuk janë gjetur probleme financiare edhe për pasuritë e krijuara gjatë ushtrimit të detyrës.

Për një apartament të blerë pas fillimit të detyrës për çmimin 31 mijë e 310 euro, Komisioni ka gjetur se një pjesë e banesës i është dhuruar nga xhaxhai i bashkëshortes, gjë që nuk është pasqyruar në deklaratën ‘veting’. Megjithatë subjekti ka rezultuar se ka pasur mundësi për të paguar këstet për blerjen e kësaj banese.

Me bilanc pozitv ka rezultuar dhe për krijimin e një depozite 2.7 milionë lekë në vitin 2016 dhe krijimin e gjendjes cash 1.5 milionë lekë.

Sipas KPK, nuk janë gjetur probleme dhe në pasuritë e babait që i gëzon aktualisht subjekti, si dhe në disa transaksione që i ka kryer në cilësinë e ndërmjetësit, si avokat.

Këshilltari ligjor Gerti Shani mori vlerësim pozitiv edhe për figurën dhe për profesionalizmin. Ai deklaroi në fund të seancës dëgjimore se u qëndronte parashtrimeve të dorëzuara me shkrim dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Komisioni u tërhoq dhe shpalli në orën 13:00 të së mërkurës vendimarrjen për konfirmimin e Shanit në detyrën që ai ushtron si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë.

Etiketa: AdministrativeAnaliza financiareavokatiaBono thesariEuroFierFrancesco CiardiGenta Tafa BugoGenta Tafa BungoGerti ShaniGjykatëGjykatësKëshilltar ligjorKPKPararivlerësimiRoland IliaVetingVëzhguesitXhensila Pine
Tjetri
Qeveria mbyll Albcontrol duke harruar 5 miliardë lekë kredi të taksapaguesve

Qeveria mbyll Albcontrol duke harruar 5 miliardë lekë kredi të taksapaguesve

726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

23:34 | 25/06/2026
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.