AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi nis me debate

Komisioni parlamentar hetimor “për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi” nisi të hënën punën me debate politike mes palëve dhe akuza të ndërsjellta për konflikt interesi.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:43 | 25/03/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni hetimor parlamentar i koncesioneve në shëndetësi, i drejtuar nga deputetja Albana Vokshi. Foto: LSA.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në cilësinë e kryetares së Komisionit tha në nisje të mbledhjes se këto koncensione kanë qenë “të panevojshme” dhe “abuzuese”.

“Uroj që të gjithë anëtarët e këtij komisioni të mos bëheni mburojë e këtij korrupsioni e të përdorni kartonat kundër interes publik, sepse me 200 milionë euro mund të ishin ndërtuar dhjetra spitale ultramodernë, qindra qendra qshëndetësore dhe dyfishuar pagat e mjekëve,” tha Vokshi.

Por nënkryetari socialist, Plarent Ndreca e akuzoi Vokshin për qëndrime politike dhe të parakohshme në lidhje me hetimin.

“Referuar deklaratave tuaja del e qartë se e keni paragjykuar punën e këtij komisioni,” tha Ndreca, duke i kërkuar Vokshit të respektojë parimet kushtetuese.

Debatet vijuan me akuza të ndërsjella për konflikt interesi të anëtarëve me çështjet që janë nën hetim, ndërsa Vokshi kërkoi që të gjithë anëtarët të deklarojnë zyrtarisht që nuk kanë konflikt interesi me çështjen dhe dëshmitarët që do të thirren në komision.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se Ndreca ka konflikt interesi pasi ka qenë avokat i njërit prej të pandehurve për këto koncensione, por ai mohoi që ky fakt të përbënte objekt për konflikt interesi.

“Unë kam bërë mbrojtjen në një hap procedurial që s’ka lidhje me këtë komision,” tha ai, duke shtuar se “nëse do të kishte konflikt interesi në këtë komision ajo është kryetarja, e cila është kallëzuese në SPAK për çështjen”.

Sipas Vokshit, për të dëshmuar lidhur me hetimin e dy koncesioneve do të thirren Kryeministri Edi Rama, ish-ministrat e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastirliu, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, ministrja aktuale e Shëndetësisë, Albana Koçiu, etj.

Pyetja e dëshmitarëve sipas planit të veprimit të komisionit do të bëhet deri më datë 10 qershor. Ndryshimet e njëanshme nga mazhoranca të ligjit për komisionet hetimore kanë klauzola bllokuese për thirrjen e dëshmitarëve, të cilët mund të jenë dëshmitarë të drejtësisë apo nën hetim nga drejtësia.

Komisioni hetimor për koncensionet në shëndetësi ishte kërkuar nga grupi opozitar i njohur si “Rithemelimi”, por u rrëzua fillimisht nga PS-ja duke sjellë dhe protestat bllokuese të deputetëve opozitarë në Kuvend. Por, pas një kompromisi politik të arritur pak ditë më parë maxhoranca pranoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, për konçensionet në shëndetësi dhe problematikat me sistemin TIMS, me kushtin që të riformuloheshin objektet hetimore të kërkesave.

Në objektin e riformuluar opozita “harroi’ dy nga katër kontratat koncensionare të dhëna në shëndetësi, duke mos përfshirë hetimin e koncesionit të shërbimit të dializës dhe të shërbimeve laboratorike.

Dy koncesionet për të cilat do të hetojë parlamenti, ai i sterilizimit dhe i chek-up, janë aktualisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

 

Etiketa: AkuzaAlbana KoçiuAlbana VokshiAnila DenajCheck-updebatedeputetdëshmitarëDrejtësiaEdi RamaEuroHetimIlir BeqajIna ZhupaKomisionKomisioni hetimor parlamentarKoncesionetKoncesionet në shëndetësiKoncesioni i sterilizimitkonfliktkonflikt interesiKorrupsioniKryeministri Edi RamakushtetueseKuvendMaxhorancaMjekmjekëOgerta ManastirliuOpozitaPagatPartisë DemokratikePDPlarent NdrecaProkuroriaProkuroria e PosaçmeProtestatPSPunëRamaRithemelimiSHShkelqim CaniSPAK
I mëparshmi

Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës bëhet gati për rikonstruksion

Tjetri

Prokurori Dritan Gripshi jep shpjegime për problemet e pasurisë dhe profesionalizmit

Tjetri
Prokurori Dritan Gripshi jep shpjegime për problemet e pasurisë dhe profesionalizmit

Prokurori Dritan Gripshi jep shpjegime për problemet e pasurisë dhe profesionalizmit

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.