AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës bëhet gati për rikonstruksion

Disa institucione të kulturës në Durrës pritet t’i nënshtrohen rikonstruksionit pas sigurimit të fondit nga Bashkia dhe qeveria qendrore.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
16:27 | 25/03/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Holli i teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës po bëhet gati që t’i nënshtrohet restaurimeve përmes një fondi prej 595 milionë lekësh të akorduar nga bashkia e qytetit dhe Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit.

Megjithatë, kjo qendër është një ombrellë për disa institucione të kulturës në Durrës, çka e bën të vështirë menaxhimin e përbashkët të tyre.

Sipas drejtorit të qendrës, Elio Bajramaj, drejtoria administron përveç teatrit edhe Galerinë e Arteve Pamore, Mauzoleun e Dëshmorëve dhe Muzeun Etnografik.

Muzeu Etnografik vazhdon të qëndrojë i mbyllur për shkak të dëmtimeve të rënda që u shkaktuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndërsa e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë për shkak të problemeve me pronësinë. Ndërsa Galeria e Arteve dhe Mauzoleumi pritet që të jenë pjesë e rikonstruksioneve.

Sipas Bashkisë së Durrësit, shuma e përgjithshme në dispozicion të rikonstruksionit të qendrës kulturore është 595 milionë lek, 47 përqind e të cilave i përkasin Ministrisë së Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit dhe pjesa tjetër pushtetit vendor. Bashkia shtoi gjithashtu se identiteti i objektit nuk do të ndryshojë, duke ruajtur kështu vlerat e tij historike dhe identitetin urban të zonës përreth.

“Projekti i ri që do të fillojë realizimin brenda këtij viti, do të plotësojë jo vetëm standardet në fuqi në vendin tonë por dhe standardet ndërkombëtare që duhet të kenë objektet e kësaj rëndësie,” premtoi Bashkia në një përgjigje me shkrim.

Teatri i Durrësit përbën një rast të veçantë të bashkëjetesës mes godinës që u ndërtua 60 vjet më parë dhe një monumenti mjaft të rëndësishëm arkeologjik, Termat Romake, që i përkasin shekullit II para erës së re.

Godina ngrihet mbi kolona prej betoni për të ruajtur monumentin arkeologjik.

“Përforcimi i kolonave mbi të cilat është vendosur skena dhe salla pjesërisht, nuk do të prekë elementet e zbulimit arkeologjik,” tha drejtori Bajramaj për BIRN.

“Sipas projektit të fundit, në pjesën e betonuar që shërben si tavan i Termave dhe dysheme e sallës së teatrit do të ndërhyhet vetëm me qëllimin e shmangies së rrymave të ajrit mes tyre,” shtoi ai, ndërsa theksoi se pjesë e ndërhyrjes do të ishte edhe sistemi aktual i ngrohjes.

Arkitektët po bashkëpunojnë aktualisht me artistët, për të gjetur zgjidhjet më të favorshme për cilësitë e skenës dhe të sallës.

Driada Dervishi, regjisore e kësaj trupe, u shpreh se një ekip turk profesionistësh do të ofrojë mbështetjen e tij për trajtimin e skenës, ndërsa po punohet për instalimin e sistemit të ndriçimit nga salla dhe për hollin në hyrje të teatrit.

Etiketa: Aleksandër MoisiuBashkiaBashkia DurrësBIRNDriada DervishiDurrësElio BajramajGaleria e Arteve PamoreMauzoleu i DëshmoreveMinistria e KulturësMjaftMuzeuMuzeu etnografik në DurrësParaQendra KulturoreSHTermat romake
I mëparshmi

Opozita i kërkon Nikollës zbatimin e vendimit për mandatin e Xhaçkës

Tjetri

Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi nis me debate

Tjetri
Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi nis me debate

Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi nis me debate

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.