AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Nikolla sorollat edhe opozitën për çështjen e mandatit të Xhaçkës

Pas kërkesës së Bardhit për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për çështjen “Xhaçka”, kryeparlamentarja Nikolla bën një interpretim kompetencash, pa dhënë një përgjigje se kur do t’i japë zgjidhje zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
19:38 | 26/03/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lindita Nikolla në mbledhjen e kryesisë. Foto: Xhemali Moku/birn

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla refuzoi të martën përmes një letre kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, për të mbledhur Konferencën e Kryetarëve për të vendosur mbi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Bardhi kërkoi të hënën mbledhjen e Konferencës për të vendosur futjen për votim në seancën më të afërt të mocionit të opozitës për interpretimin e mandatit të deputetes socialiste dhe dërgimin e tij në Gjykatë Kushtetuese.

Në përgjigjen e saj, Nikolla pretendon se kjo çështje nuk është kompetencë e Konferencës së Kryetarëve, por e organeve të tjera të Kuvendit, përkatësisht e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

“Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do ta marrë në shqyrtim raportin dhe në bazë të pikës 7 të këtij neni, pas përfundimit të diskutimeve, Këshilli i paraqet Kryetarit raportin, i cili përmban të gjitha qëndrimet për çështjen. Raporti i përcillet seancës plenare brenda dy javëve nga përfundimi i shqyrtimit të çështjes,” thuhet në letrën e Nikollës.

Kjo përgjigje duket se është vetëm një nga mekanizmat e shumtë që mazhoranca ka përdorur prej më shumë se një viti për të zvarritur pa afat zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili detyron Kuvendin të dërgojë në këtë gjykatë për interpretim mandatin e Xhaçkës, sipas kërkesës së 1/10 së deputetëve të opozitës.

Qëndrimi i Nikollës në letrën dërguar Bardhit bie gjithashtu në kontradiktë me qëndrimin e mëparshëm të kabinetit të saj në një komunikim me BIRN-in për këtë çështje gjatë muajit tetor.

“Konferenca e Kryetarëve do të vendosë datën e shqyrtimit dhe brenda 2 javëshit të parë të nëntorit, Këshilli i Rregullores dhe Mandateve do të marrë një vendim,” tha në tetor shefi i kabinetit të Nikollës, Kosta Barjaba.

Mandati i Xhaçkës u kthye në objekt diskutimi pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi përfitoi statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një hotel në Dhërmi ndërsa një vendim qeverie i dha atij të drejtën që të përdorte brigjet e detit përballë hotelit.

Opozita iu drejtua Gjykatës Kushtetuese dhe në janar 2023, kjo gjykatë rrëzoi si antikushtetues një vendim të Kuvendit për të mos e dërguar çështjen Xhaçka në Kushtetuese – por zbatimi i këtij vendimi po zvarritet prej më shumë se një viti.

Procedura parlamentare për zbatimin e këtij vendimi ka ngecur prej muajsh në zyrën e Nikollës, por ajo e ka justifikuar mosveprimin e saj me arsye të ndryshme, që nga axhenda e ngjeshur deri tek mungesa e normalitetit në Kuvend.

Në letrën dërguar Bardhit, Nikolla i referohet një raporti të miratuar vetëm me votat e shumicës në Këshillin e Legjislacionit, i cili rekomandon që zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në kundërshtim me praktikën e mëparshme parlamentare që kalonte direkt në seancë plenare, të rikthehet në pikën zero të diskutimit në Këshillin e Mandateve.

Por, kryeparlamentarja nuk sqaron se pse ajo nuk e ka thirrur deri më sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ndërkohë që raporti të cilit i referohet i është dorëzuar që në muajin korrik.

Ligjërisht, Këshilli i Mandateve kryesohet nga Kryetari i Kuvendit dhe shqyrton rastet e pazgjedhshmërisë, sipas nenit 69 të Kushtetutës, si dhe bën verifikimin e mandatit të deputetit.

Etiketa: Artan GaçiBashkëshortiBIRNdeputetDhërmiGazmend BardhiGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseInvestitor strategjikKonferenca e KryetarevekryetarkushtetueseKuvendLigjLindita NikollamandatetMandati i deputetesOlta XhaçkaOpozitaPDRaportiVendimVendimivotim
I mëparshmi

Prokurori Arian Muçaj përballet me vetingun

Tjetri

Taksim për robotët?

Tjetri
Taksim për robotët?

Taksim për robotët?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.