AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Ndihmësi ligjor Ervin Aliu përballet me vetingun

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Apelit Administrativ, Ervin Aliu dha shpjegime gjatë seancës dëgjimore për disa gjetje të Komisionit në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit dhe kërkoi konfirmimin e tij në detyrë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:15 | 27/03/2024
në KPK, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndihmësi ligjor Ervin Aliu gjatë seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Apelit Adminsitrativ, Ervin Aliu u përball të mërkurën më 27 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për gjetje në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit. Ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Procesi i rivlerësimit për Aliun po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Komisioni nuk konstatoi probleme për dy autovetura të llojit “Benz” të blera në vitin 2016, një për çmimin 4000 euro me burim një kredi dhe tjetrën për shumën 140 mijë lekë, me të ardhurat nga pagat.

Subjekti ka deklaruar një kontratë depozite bankare të vitit 2015 në shumën 220 mijë lekë, të vendosur si garanci të një kredie për blerje apartamenti në vitin 2012.

Nga hetimi ka rezultuar se për çeljen e depozitës në vitin 2015 ka rezultuar si burim një shumë prej 530 mijë lekësh e transferuar nga shtetasi S.M. në llogarinë e bashkëshortes së subjektit.

Në të njëjtën datë, depozita 220 mijë lekë është investuar në depozitë me afat 1-vjeçar dhe është vendosur si garanci për një kredi të marrë në shumën 4 milionë e 950 mijë lekë.

Për rrjedhojë, KPK e ka vlerësuar shtetasin S. M. në cilësinë e personit të lidhur dhe ka kryer verifikime të mëtejshme prej nga ka rezultuar se ai ka qenë dy herë në marrëdhënie juridike. Fillimisht ka qenë në një marrëdhënie huaje me bashkëshorten e subjektit, që daton para lidhjes së martesës midis tyre, si dhe si dorëzanës në një kredi të marrë nga kjo e fundit. Në të dyja rastet kanë qenë objekt vlera nga 500 mijë lekë.

Komisioni konstaton se subjekti dhe bashkëshortja e tij kanë pasur mundësi për shlyerjen e huave. Po ashtu, ka rezultuar se edhe huadhënësi S.M. ka pasur mundësi për krijimin e shumave monetare të vendosura si garanci.

Sipas Faskajt, subjekti ka sqaruar në Komision se ka pasur miqësi të hershme me shtetasin S.M. dhe se i është drejtuar atij për ndihmë, pasi e ka ditur se kishte mundësi financiare me burime të ligjshme për ta ndihmuar.

Relatorja vërejti se në përfundim të hetimit ka rezultuar se S.M. ka garantuar një kredi që merrte bashkëshortja dhe më vonë një kredi të dytë për ta. Faskaj tha se nuk ishte e qartë marrëdhënia e subjektit me shtetasin S.M..

Ndihmësi ligjor, Ervin Aliu deklaroi se u qëndronte përgjigjeve të dërguara me shkrim. Por, pasi u pyet nga Faskaj lidhur me marrdhënien me huadhënësin S.M., ai sqaroi se kishin njohje të vjetra dhe se e dinte që kishte gjendje të mirë ekonomike dhe dispononte burime të ligjshme. Po ashtu, ai pohoi se huadhënësi e kishte besimin që shumat do të ktheheshin.

I pyetur se si kishte mundësi që S.M. kishte dalë garant për kredinë e bashkëshortes para martese, ai tha se me bashkëshorten ishin njohur që në atë kohë, përpara se të ligjëronin lidhjen. “Ne nuk u martuam ditën që u njohëm,” vërejti ai.

Në vijim Komisioni konstaton se Aliu ka blerë në tetor të vitit 2016 një automjet për shumën 140 mijë lekë nga shtetasi GJ.T.. Një ditë më vonë, rezulton se subjekti i ka shitur po këtij personi një makinë për pjesë këmbimi për çmimin 135 mijë lekë. “Duket se kemi të bëjmë me këmbimin e dy makinave dhe jo me shitblerje,” tha Faskaj.

Lidhur me këtë situatë, Aliu shpjegoi se kur kishte blerë makinën, pala shitëse kishte mësuar se dispononte një automjet që e shiste për pjesë këmbimi dhe ishte shprehur se i nevojiteshin. Për rrjedhojë, ishin dakordësuar që t’i shiste makinën për pjesë këmbimi. Ai theksoi se nëse do kishte qenë shkëmbim, do ta kishin pasqyruar në atë mënyrë, pasi është krejtësisht e ligjshme që të realizohet edhe shkëmbimi. Por sipas Aliut, kishin qenë marrëdhënie shitblerje ashtu si dhe pasqyrohen në dokumentet përkatëse.

Subjekti u pyet edhe për adresat e banimit për të cilat shpjegoi se qëndrimi bazë i familjes së tij kishte qenë në Durrës, në shtëpinë e prindërve.

Nga analiza financiare për periudhën e rivlerësimit kalimtar, subjekti ka rezultuar me burime të ligjshme për mbulimin e shpenzimeve dhe të investimeve.

Aliu mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Në aspektin profesional, u evidentua se në një rast kur ai në cilësinë e ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Apelit Administrativ kishte trajtuar një ankim të kryer ndaj një vendimi të dhënë nga bashkëshortja kur ka qenë më detyrë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës. Sipas Faskajt, duket se subjekti ka vepruar në kushtet e konfliktit të interesit.

Subjekti vërejti se ka shpjeguar se nuk ka pasur dijeni për këtë rrethanë. Ai theksoi se përgjigjet e gjyqtarit me të cilin kishte punuar dhe të gjykatës, konfirmonin se nuk e kishte trajtuar atë çështje. Sipas subjektit, çështja nuk ishte shqyrtuar prej tij, pasi ishte transferuar në atë kohë dhe nuk ishte më në atë gjykatë.

Në përfundim, Aliu kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 2 prill, në orën 09:30.

 

Etiketa: AdministrativeAlma FaskajAnaliza financiareAnkimblerjeDurrësErvin AliuEuroGjykata Administrative e ApelitGjykatëGjykatësKomisionKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkrediLigjmarteseNdihmës ligjorëPagatPamela QirkoParaSHTHeo JacobsValbonaValbona SanxhaktariVendimiVëzhguesit
I mëparshmi

Kur Franca dhe Gjermania grinden, Putini gëzohet

Tjetri

Pse Evropa po lëviz djathtas?

Tjetri
Qeveria e mban të fshehtë marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

Pse Evropa po lëviz djathtas?

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.