AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi anulon votimet pa kuorum, mes të cilave edhe ligjin për Investimet Strategjike

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në parlament vendosi të premten të anulojë seancën e datës 7 mars, ku u votuan pesë projektligje me mungesë të koorumit në procesin e votimit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
14:42 | 29/03/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Shqipërise gjatë punimeve për votimin e Presidentit. Foto: Xhemali Moku/ BIRN

Kuvendi njoftoi se vendimi për miratimin e kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për “deklarimin e pavlefshmërisë/anulimin e votimeve të kryera” u mor me konsensus dhe se të gjithë projektligjet e votuara në atë seancë do të hidhen për votim përsëri në seancën e radhës.

Saimir Korreshi, anëtar i opozitës në këtë sekretariat, tha pas mbledhjes se kjo ishte “një fitore e vogël e opozitës”, por ai shtoi se opozita do të verifikojë në vijim edhe votime të tjera që janë bërë gjatë periudhës që opozita ka qenë duke protestuar në Kuvend.

“Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet e të vijnë të votojnë ligjet që kanë propozuar vetë,” komentoi ai duke iu referuar prezencës së vetëm 68 deputetëve socialistë në votimin e seancës së anuluar tashmë.

Në votim sipas rregullores së Kuvendit duhet të marrin pjesë shumica e deputetëve të Kuvendit, ose 70+1 deputetë.

Në këtë seancë, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, injoroi kontestimin e deputetëve të opozitës për mungesën e koorumit në verifikimin e prezencës dhe hodhi në votim pesë projektligje, mes të cilëve edhe propozimin kontrovers për shtyrjen e afatit të ligjit për Investimet Strategjike deri më 31 dhjetor 2024.  Të gjitha aktet u miratuan me 68 vota pro.

E kontaktuar nga BIRN, Felaj vijon t’i qëndrojë mendimit se votimi ishte i rregullt  dhe se vendimi i Sekretariatit të Kuvendit për anulimin e tij është një “lëshim” për opozitën.

“Mesa duket vendimi eshte në frymën e tolerancës që i takon një mazhorance të tregojë dhe përtej rregullores,” tha Felaj, ndërsa shtoi se shpresonte që kjo të ishte arsyeja e përdorur nga Sekretariati pasi  koorumi ishte lehtësisht i verifikueshëm me video.

Sipas saj, në koorum duhet të llogaritet dhe numri i deputetëve të opozitës që ishin prezentë në sallë, por nuk morën pjesë në votim. Felaj aludon se kërkesa për anulim lidhet me ligjin për investimet strategike.

“Qëllimi mesa duket është që të rikthehet për diskutim ligji për Investimet Strategjike,” shtoi Felaj.

Vendimi i së premtes shënon një precedent në punën e parlamentit, ndërsa mënyra se si verifikohet pjesëmarrja në procesin e votimit është e sanksionuar në Kushtetutë, në rregulloren e Kuvendit dhe në të paktën dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilët citoheshin në kërkesën e opozitës për anulimin e seancës.

“Për përcaktimin e kuorumit dhe të shumicës së deputetëve, sipas parashikimit të pikës 3 të këtij neni, Kryetari i Kuvendit i referohet vetëm numrit të deputetëve që kanë votuar,”  thuhet në pikën 4 të nenit 55 të Rregullores së Kuvendit.

Me anë këtij procesi të kontestuar Kuvendi miratoi 5 projektligje, ndër to dhe propozimin për zgjatjen e efekteve të ligjit “Për investimet strategjike” deri më 31 dhjetor 2024, edhe pse ligji është kritikuar nga ekspertët se ka shërbyer për favorizuar një grup oligarkësh pranë qeverisë.

Projektligjet e tjera që u votuan në seancën e 7 marsit janë projektligji “Për burimet ujore”, ndryshimet në ligjin “Për Turizmin”, projektligji për Mbrojtjen e Konkurrencës si dhe disa ndryshime në ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional”.

Etiketa: anulimBIRNdeputetErmonela FelajfitoreGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseInvestimet strategjikekushtetueseKuvendKuvendiKuvendi i ShqiperiseMbrojtjen e KonkurrencësOligarkëOpozitapaktPartisë DemokratikeProjektligjiPunëSaimir KorreshiSeanca plenareSekretariati për ProceduratSHVendimivideoVotavotimVotimet dhe EtikënVotimi
I mëparshmi

SPAK sekuestron pasuritë e dyshuara të kreut të ARRSH, Evis Berberi

Tjetri

Dy të tretat e ujit të hedhur në rrjet humbet pa të ardhura, thotë ERRU

Tjetri
Amoniaku në ujë fajësohet për helmimin e qindra banorëve në Krujë

Dy të tretat e ujit të hedhur në rrjet humbet pa të ardhura, thotë ERRU

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.