AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Rihapja e hetimit për Klerona Meçin nuk sjell ndryshime në konstatimet e KPK

Komisioni konstaton se edhe pas riçeljes së hetimit, nuk është arritur të provohet mundësia e babait të ndihmëses ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Klerona Meçi për të justifikuar burimet financiare që kanë shërbyer për pasuritë në përdorim apo posedim të saj.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:05 | 05/04/2024
në KPK, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndihmësja ligjore, Klerona Meçi pas seancës së dytë dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.

Ndihmësja ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Klerona Meçi u përball të premten më 5 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK në një seancë të dytë dëgjimore, ku u parashtruan gjetjet dhe shpjegimet lidhur me konstatimet pas riçljes së hetimit më 15 janar. Në seancën e parë dëgjimore Meçi dha shpjegime për problemet në kriterin e pasurisë dhe figurës, si pasojë e mungesës së burimeve të ligjshme të babait për blerjen e një apartamenti të përdorur prej saj, si dhe mos deklarimin në formularin e kontrollit të figurës të një procedimi të të atit për “Pastrim të produkteve të veprës penale…”.

Meçi këmbënguli në seancën e 15 janarit se babai kishte pasur burime të ligjshme të mjaftueshme dhe se nuk ishte penalizuar ndonjëherë për vlerat që kishte disponuar si likujditete bankare. Ajo deklaroi se kur kishte plotësuar deklaratën për kontrollin e figurës nuk e kishte ditur për sekuestrimin e llogarive të të atit. Po ashtu, shtoi se babai nuk kishte qenë ndonjëherë person nën hetim dhe nuk ishte pyetur nga prokuroria, as në cilësinë e personit që ka dijeni mbi ngjarjen.

Relatorja Pine shpjegoi të premten se Komisioni vendosi pas seancës së parë dëgjimore që të rihapë hetimin për këshilltaren ligjore Klerona Meçi, me qëllim verifikimin e kontratave të kaparit të babait për disa pasuri, si dhe të analizojë mundësinë financiare të tij për krijimin e pasurive në përdorim apo pronësi të subjektit.

Për të ardhurat e pretenduara nga një shoqëri ku babai i Meçit ka qenë ortak me pjesë takuese 34% të kuotave, KPK vëren se për periudhën 1995-2003, kur ai ka qenë pjesë e këtij subjekti privat, nuk është shpërndarë divident. Ndërkohë që ka shitur kuotat e tij në shumën 34 mijë lekë.

Lidhur me të ardhurat nga kontratat e kaparit të pretenduara nga subjekti, KPK konstaton se ato kanë pasur si objekt shitje pasuri që do të ndërtoheshin nga një shoqëri ku ka qenë ortak babai i saj. Sipas Pines, të ardhurat nga këto kontrata që konsiderohen pjesë e aktivitetit tregtar si investotorë në ndërtimin e godinës, transferohen vetëm pas shpërndarjes së dividentit dhe shlyerjes së detyrimeve tatimore.

Pine renditi edhe të ardhurat nga pagat dhe pensionet e personave të lidhur të Meçit.

Duke ju referuar të dhënave dhe shpjegimeve të subjektit pas rihapjes së hetimit, Pine tha se nga të ardhurat prej pagave, pensioneve dhe dividendëve, mund të përballoheshin vetëm shpenzime jetike.

Për rrjedhojë, KPK konstaton se edhe pas riçeljes së hetimit, duket se nuk provohet mundësia financiare e babait të subjektit për krijimin e pasurive në përdorim apo në pronësi të saj.

Sipas relatores, në këtë analizë nuk janë përfshirë të ardhura të tjera të pretenduara për të cilat nuk dokumentohet shlyerja e detyrimeve tatimore, konsiderimi të cilave do të thellonte bilancin.

Meçi vërejti se analiza financiare e Komisionit është kryer për periudhën 1993-2012, ndërkohë që apartamenti në përdorim dhe makina janë blerë nga babai në vitin 2016. Ajo këmbënguli se pasuritë e blera nuk kanë lidhje me atë, apo me të dhëna që do e çonin analizën në periudhën 1993-2012.

Ajo theksoi se nuk kishte arsye që babai të kishte shitur kuotat e shoqërisë për vlerë më të vogël nga fitimet e pashpërndara të shoqërisë. Sipas saj, babai duhej të llogaritej se kishte fituar të paktën 34% të vlerës së dividentëve në shumën mbi 1.3 milionë lekë.

Subjekti kërkoi që të pranohen të ardhurat e përfituara nga kapardhënësit, duke argumentuar se aot nuk i nënshtrohen tatimit mbi të arhdurat. Po ashtu, kërkoi të konsiderohen si burime të ligjshme të ardhurat nga interesat bankarë, duke vërejtur se ato janë të deklaruara dhe të tatuara.

Pasi renditi edhe të ardhurat nga pagat dhe të gjyshërve nga shitja e bagëtive, subjekti pohoi se gjithë vlera e të ardhurave të siguruara nga personat e lidhur shkon në rreth 34 milionë. Sipas Meçit, nëse zbriten të shpenzimet e jetesës, atëherë mbeteshin 25 milionë lekë. Ajo shtoi se edhe nëse do të zbriteshin të ardhurat e gjyshit nga shitja e bagëtive në masën 7 milionë lekë dhe të ardhurat e babait nga shoqëria, sërish bilanci pozitiv mbetej vlerën 16 milionë lekë, që sipas subjektit e tejkalon disa herë çmimin e apartamentit.

Meçi këmbënguli se kishte përmbysur barrën e provës dhe kërkoi konfirmimin në detyrë bazuar në parimin e proporcionalietetit. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 9 prill, në orën 09:45.

 

Etiketa: Analiza financiareAnalizëHetimKlerona MeçiKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKMakinaMASNdihmës ligjorëPagatpaktpensionetProcedimiProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeshpenzimeVendimiXhensila Pine
I mëparshmi

KPA dërgon prokurorin Julian Çafka për riedukim në Shkollën e Magjistraturës

Tjetri

NATO-ja pa Amerikën

Tjetri
Dita pas NATO-s

NATO-ja pa Amerikën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.