AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Profilet e aktivistëve dhe gazetarëve të pavarur në Instagram përndiqen nga mijëra ndjekës të rremë

Profileve zyrtare në Instagram të “Lëvizjes Bashkë”, “Citizens Channel” dhe ekspertit të IT-së, Gent Progni i janë shtuar gjatë një periudhe të shkurtër dhjetëra mijëra ndjekës, të cilët dyshohen si profile të rreme.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim nga Pixabay

Paraditen e së hënës, faqet zyrtare në Instagram të medias online komunitare “Citizens Channel”, të lëvizjes politike “Lëvizja Bashkë”, si edhe të ekspertit të teknologjisë, Gent Progni raportuan një rritje prej dhjetra mijëra ndjekësish, në dukje të rremë.

Gazetarët e Citizens Channel i thanë BIRN se të hënën ata janë zgjuar me rreth 45 mijë ndjekës më shumë se një natë më parë.

“Sulmi i organizuar kibernetik ndaj Citizens Channel nuk ndalet. Sot u zgjuam me 45 mijë ndjekës në Instagram, nga 5 mijë që kishim. Ishin të gjithë të huaj, dhe dukeshin që ishin të rremë”, i tha BIRN një prej gazetareve të Citizens Channel.

Ndjekësit e rremë kanë një ndikim negativ në shikueshmërinë dhe besueshmërine e një profili në Instagram. Një rast i ngjashëm është regjistruar në vitin 2022, kur grupe për të drejtat e grave iraniane u shenjëstruan nga një numër i ngjashëm profilesh të rreme në Instagram.

Pak ditë më parë, media online e Citizens Channel u përball me një fushatë të koordinuar raportimesh të rreme në Facebook, ku si pasojë u fshinë me dhjetëra raportime nga platforma e tyre.

Po ashtu, edhe një prej aktivistëve të Lëvizjes Bashkë konfirmoi për BIRN të njëjtin fenomen të shtimit të ndjekësve të rremë në Instagram mëngjesin e së hënës.

“Nga ora 05:00 e mëngjesit kemi parë se ishin shtuar 50 mijë-51 mijë ndjekës”, tha njëri prej aktivistëve të Lëvizjës Bashkë.

Si pasojë, aktivistët e kësaj lëvizje janë detyruar që ta kthejnë profilin e tyre në privat, për të parandaluar “sulme” të tilla.

Edhe Gent Progni, ekpert i IT-së në Shqipëri, raportoi të dielën në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale një aktivitet të tillë, ku ndjekësit e tij në Instagram janë shtuar me 37 mijë brenda pak orësh.

Progni shkruan se ai e ka raportuar rastin tek kompania META, përgjegjëse për platformat e rrjeteve social Facebook dhe Instagram, dhe do e ndjekë në vazhdim.

“Do më duhet të bëj një bisedë 10 minutshe me META për të rikthyer profilin tek 1.5 mijë ndjekësit e vërtetë”, shkruan ai.

Gjithashtu edhe Lëvizja Bashkë e ka raportuar këtë episod tek kompania META.

“Kemi bërë një aplikim tek META dhe presim përgjigje, nëse na kanë ndikuar tek aktiviteti i faqes”, i tha BIRN aktivisti i Lëvisjes Bashkë.

Lidhur me autorësinë e këtyre “sulmeve” me mijëra ndjekës të rremë, subjektet e prekura shprehen se sipas tyre prapa këtyre aktiviteteve fshihen eksponent politikë.

“Qenkan mërzit patronazhistët me mua dhe po më shtojnë ‘fake followers’ në Instagram”, shkruan Gent Progni në reagimin e tij.

Nga ana tjetër, edhe Lëvizja Bashkë ka reaguar në lidhje me autorët e dyshuar të fushatës së ndjekësve të rremë.

“Besoj këto sulme vijnë prej fushatës që kemi nisur, lidhur me kullat, cilësinë e ajrit në Tiranë, dhe inceneratorët”, tha për BIRN aktivisti i Lëvizjes Bashkë.

“Rrjetet sociale modeste që kemi tentojnë të na i mbyllin herë pas here, por përsëri ne do të jemi në rrugë për të folur me njerëzit”, përfunduan aktivistët.

 

Etiketa: aktivistAktivistëBIRNCitizens ChannelFacebookFushagazetarGent ProgniInceneratorInstagramLëvizja BashkëMediamedia onlineMetandikimPatronazhistëtRrjetet socialeSHshqipShqipëriteknologji
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Erjon Shqarri – Prokuroria e Vlorës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Erjon Shqarri – Prokuroria e Vlorës

727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.