AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Prokurori Ilir Hoxha u shkarkua për cënim të besimit të publikut tek drejtësia

Pamundësia financiare e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha për krijimin e pasurive, problemet procedurale në disa çështje si dhe shoqërimi me persona me precedentë penalë, nuk janë gjetur probleme shkarkuese në vlerësimin veçmas të këtyre gjetjeve, por në vlerësimin tërësor u konsideruan të mjaftueshme për shkarkim.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:28 | 08/04/2024
në Analiza, KPK
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Ilir Hoxha pas vendimit të shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurori i Durrësit, Ilir Hoxha u shkarkua më 22 janar, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti në përfundimin se ai ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë, megjithëse problemet e konstatuara për secilin kriter rivlerësimi nuk përbënin më vete shkak për shkarkim nga detyra. Sipas KPK, pamundësia e burimeve financiare para fillimit të detyrës si prokuror, shkeljet procedurale të konstatuara në aspektin profesional, si dhe shoqërimi të paktën në një rast me persona me precedentë penalë kur ai kishte pasur dijeni për këto rrethana, në vlerësimin tërësor të çështjes konsiderohen se e vendosin subjektin në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia, që ka sjellë edhe shkarkimin e tij nga detyra. Vendimi për Hoxhën u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Genta Tafa Bungon.

Ilir Hoxha e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si oficer i Policisë Gjyqësore, të cilën e ushtroi pranë Prokurorisë së Pogradecit. Në vitin 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Sarandës, ndërsa në 2023-in u transferua në Prokurorinë e Durrësit, pozicion që e mbajti deri në shkarkimin nga detyra.

Subjekti ka deklaruar në vitin 2015 kur ka filluar detyrën blerjen në 2013-ën të një garazhi me sipërfaqe 108.72 m2 në Tiranë për vlerën 5.4 milionë lekë. Komisioni konstaton pasaktësi në deklarimin e kësaj pasurie, pasi nuk është shënuar burimi në deklaratën “veting” dhe as në atë të vitit 2015, para fillimit të detyrës. Po ashtu, janë gjetur mospërputhje në deklarime, pasi gjatë hetimit subjekti ka deklaruar se nuk ka kryer veprime financiare për blerjen e kësaj pasurie, ndryshe nga sa shkruhet në kontratën e shitblerjes. Në analizën financiare për periudhën 2005-2015 ka rezultuar mungesë burimesh për blerjen e kësaj pasurie.

Në shpjegimet e dhëna gjatë hetimit administrativ dhe në seancën dëgjimore lidhur me këtë pasuri, Hoxha pretentoi se, kur babai kishte vendosur të transferohej për të jetuar në Tiranë, kishte rëndë dakord me pronarin e një trualli dhe një tjetër ortak në fushën e ndërtimit, për të ndërtuar një objekt me katër kate + papafingo, që përbëhej nga nëntë apartamente, dy njësi tregtare dhe dy garazhe. Sipas tij, kur babai kishte ndërruar jetë në vitin 2011, ishte kontaktuar nga pronari i truallit ku ishte ndërtuar objekti, i cili i kishte komunikuar se kishte mbetur pa shitur një garazh që i takonte të atit. Sipas Hoxhës, për këtë arsye, në kontratën e sipërmarrjes ishte përcaktuar mes të tjerave që procedurat e legalizimit t’i ndiqte pronari i truallit dhe pasi prona do të regjistrohej, do të ndahej ashtu si ishin dakordësuar.

Trupa e KPK vlerëson se vetë subjekti ka deklaruar në vitin 2015 dhe në deklaratën “veting” blerjen e kësaj pasurie në shumën 5.4 milionë lekë dhe këtë deklarim e ka shoqëruar me kontratën e shitblerjes së vitit 2013. “Nëse do të ndodhej në kushte të tjera, siç është pretenduar gjatë hetimit dhe në prapësime, këto rrethana mund të ishin deklaruar nga subjekti në rubrikën e ‘të dhënave konfidenciale’”, shprehet Komisioni dhe i çmon pretendimet e subjektit të karakterit deklarativ dhe të pambështetura në ligj e prova, duke mos i pranuar ato.

Nga analiza financiare përfundimtare për periudhën para fillimit të detyrës, ka rezultuar bilanc negativ në vlerën 2.7 milionë lekë për blerjen e garazhit dhe një shumë 500 mijë lekë, për të cilën KPK thotë se nuk mund të saktësojë nëse i përket blerjes së një automjeti, likujditeteve bankare, kursimeve cash apo të ndonjë shpenzimi tjetër.

KPK, nisur dhe nga fakti se Hoxha rezulton me bilanc pozitiv gjatë ushtrimit të detyrës, ka konkluduar se pasaktësitë dhe mungesa e burimeve financiare përpara se të emërohej si prokuror, nuk përbëjnë shkak të mjaftueshëm për ta penalizuar. Por, është çmuar që këto gjetje të mbahen në konsideratë në vlerësimin tërësor të procesit të vetingut për këtë subjekt.

Komisioni nuk ka gjetur probleme penalizuese në drejtim të pastërtisë së figurës, duke e rrëzuar konstatimin e Autoritetit Kombëtar të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, AKSIK. Për papërshtatshmëri. Sipas këtij institucioni ndihmës, janë evidentuar rrethanat e konstatimit të një kontakti të papërshtatshëm në formën e një takimi të qëllimshëm në papajtueshmëri me ushtrimin e detyrës së prokurorit. Por, KPK ka konkluduar se subjekti ka plotësuar me vërtetësi dhe korrektësi këtë formularin e vetëdeklarimit për figurën dhe se nuk është provuar në ndonjë formë që ai të ketë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, se nuk është i përfshirë, si dhe nuk është vënë nën presion nga persona të përfshirë në krimin e organizuar. Për rrjedhojë, ai është gjetur i përshtatshëm në këtë kriter.

Për aspektin profesional, KPK konkludon se prokurori Ilir Hoxha ka shfaqur probleme procedurale të paktën në nëntë prej dosjeve të analizuara, konkretisht janë gjetur mangësi në kryerjen e veprimeve hetimore, në mënyrë të përsëritur, si dhe zgjatje të afateve të hetimit pa arsye. Në vendim thuhet se ka rezultuar se nuk ka ndërmarrë veprime konkrete hetimore për verifikimin e fakteve dhe rrethanave për disa prej çështjeve penale, të konfirmuara këto edhe nga kontrolli gjyqësor; se nuk ka njoftuar palët lidhur me vendimarjet e tij, që sipas KPK, në dukje dukje kanë cenuar paanshmërinë e magjistratit.

Një tjetër problem që evidenton Komisioni, është shoqërimi i subjektit me persona të proceduar penalisht, që konsiderohet në cënim të etikës lidhur me sjelljen e magjistratit jashtë funksionit. Për shoqërimin e tij me persona të proceduar penalisht, Hoxha tha gjatë seancës dëgjimore më 18 janar se i kishte njohur prej vitesh atë individë, por nuk kishte pasur dijeni për rrethanat e evidentuara nga hetimi administrativ në KPK.

Megjithëse të gjitha problemet e konstatuara në të tre kriteret, veçmas vlerësohen se nuk mund të sjellin penalizimin, në vlerësimin tërësor janë konsideruar të mjaftueshme për të konkluduar se prokurori Ilir Hoxha gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

 

Etiketa: Analiza financiareAnalizëDrejtësiaGenta Tafa BungoGjyqIlir HoxhaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrolliKPKLigjMASpaktParaprokurorProkuroreProkuroriProkuroria e Rrethit DurrëspronarivlerësimiRoland IliaSarandëSHShkarkimshkarkim nga detyraSuela ZheguSuela ZhegunVendimVendimiVeting
I mëparshmi

“Vendos sovrani”: PS vë në pikëpyetje vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Xhaçkën

Tjetri

KPK konfirmon me shumicë ndihmësen ligjore Klerona Meçi

Tjetri
Ndihmësja ligjore Klerona Meçi përballet me probleme për pasurinë dhe figurën

KPK konfirmon me shumicë ndihmësen ligjore Klerona Meçi

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.