AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ekspertja: Mbretëria e Bashkuar duhet të garantojë dinjitetin e shqiptarëve që kthehen

Ekspertja e komunikimit nga Tirana thotë për BIRN se Britania duhet të garantojë "dinjitetin, sigurinë dhe trajtimin e respektueshëm" të të kthyerve, pasi një raport i Mbretërisë së Bashkuar tregoi se disa shqiptarë që po ktheheshin vullnetarisht u mbajtën në pritje për javë të tëra në paraburgim.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese.

Të kthyerit shqiptarë nga Britania e Madhe përballen me “sfida të dukshme gjatë gjithë procesit” të kthimit, pasi janë dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar, “pavarësisht vullnetit të tyre për t’u kthyer”, tha për BIRN Edlira Gjoni, një eksperte komunikimi në Tiranë.

“Duke marrë parasysh që këta njerëz nuk janë të ndaluar, por kanë dalë vullnetarë të kthehen, duhet të kishte pasur edhe më shumë arsye për të garantuar të drejtat e tyre për dinjitet, siguri dhe trajtim të respektueshëm. Dhe së fundi, pasiguritë rreth orareve të nisjes dhe mbërritjes janë të papranueshme, pasi shtojnë shqetësimet dhe dyshimet ose të kthyerit dhe mund të humbin aftësinë e tyre për të qëndruar të qetë dhe funksionalë për një periudhë kohe”, tha Gjoni për BIRN.

Ajo iu referua një raporti të Kryeinspektorit të Burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar, “Të ndaluarit nën shoqërim: Inspektim i shoqërimit dhe largimeve në Shqipëri”, botuar në dhjetor 2023, i cili evidentonte problemet me të cilat janë përballur emigrantët e parregullt nga Shqipëria gjatë largimit të tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

“Një largimi përfshinte 73 të burgosur shqiptarë që u dërguan nga London Stansted në Tiranë, shumica prej tyre vullnetarisht. Inspektorët zbuluan se shumë prej tyre pritën në paraburgim për disa javë, pavarësisht se ishin të gatshëm të ktheheshin, dhe ndarja e informacionit në lidhje me cenueshmërinë nuk ishte mjaftueshëm e mirë”, vuri në dukje raporti.

“Megjithatë, operacioni në përgjithësi u organizua mirë dhe përmirësimet në praktikat operative që ne kishim vërejtur në inspektimet e mëparshme, me një numër të vogël përjashtimesh, ishin mbajtur”, shtoi ai.

Gjoni tha se një shqetësim tjetër ishte “ndikimi që kjo mund të ketë te shqiptarët e tjerë që mund të dëshirojnë të kthehen vullnetarisht”.

“Emigrantët do të ndajnë përvojën e tyre dhe fjala përhapet shpejt. Dëgjimi për realitetet jo shumë dinjitoze të kthimit vullnetar nga ata që e kanë përjetuar vetë mund të ndikojë në vendimmarrjen e shqiptarëve të tjerë që mendojnë të kthehen”, tha ajo për BIRN.

Çështja e emigrimit të parregullt të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe u bë më e dukshme gjatë verës së vitit 2022, ku emigrantët filluan të përdorin varka të vogla për të mbërritur në vend. Që atëherë, qeveria shqiptare dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar kanë nënshkruar një marrëveshje për kthimin e tyre të shpejtë në Shqipëri.

Sipas Observatorit të Migracionit në Universitetin e Oksfordit, rreth 16,000 shqiptarë aplikuan për azil në Britani në vitin 2022; rreth 12,000 prej tyre mbërritën me varka të vogla.

Autoritetet britanike thonë se marrëveshja e arritur midis kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe atij të Shqipërisë Edi Rama në fund të vitit 2022 e ka ulur fluksin me 90 për qind.

Policia shqiptare nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për numrin total të shqiptarëve që janë kthyer nga Britania e Madhe sipas marrëveshjes ndërqeveritare.

Etiketa: azilBIRNBritaniBritania e MadheEdi RamaEdlira Gjoniemigrantë të paligjshëmInspektorMarrëveshjamarrëveshjeMbreteri e BashkuarMbretëria e BashkuaroperacioniparaburgimPoliciaQeveriaQeveria shqiptareRamaRaportiRishi SunakshqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Kanabis në stan, arrestohet vëllai i deputetit socialist dhe dy të tjerë

Kanabis në stan, arrestohet vëllai i deputetit socialist dhe dy të tjerë

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.