AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria kërkoi më shumë se 1 miliard euro prona për Investimet Strategjike

Gjatë vitit 2023 Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) i ka kërkuar Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP) informacion për statusin e 16 mijë hektarëve tokë për të cilën kishte kërkesa për që lidhen me projekte investimesh strategjike.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp. Foto: LSA.

Bazuar në ligjin kontravers për ‘investimet strategjike’ qeveria ka ndjekur praktikën e dhënies së pronave publike me vlerën simbolike 1 euro ose në këmbim të çmimeve shumë herë më të ulëta sesa ato të tregut për biznesmenët që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik.

Në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend, ATP thotë se janë 44 shkresa dërguar AIDA-s, nëpërmjet të cilave, “është dhënë informacion mbi zona të ndryshme ku janë propozuar investime nga sipërmarrje në sektorin e turizmit, energjisë, ekonomisë nëse ka vendime me objekt njohjen, kthimin apo kompensimin e pronave”.

ATP, i tha BIRN-it, se bëhej fjalë për 16 mijë hektarë tokë, që përfshihen në qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër dhe Korçë. Në një përllogaritje të përafërt me çmimin referencë të shitjes së tokës bujqësore kjo tokë vlen më shumë se 1 miliard euro.

ATP refuzoi të vinte në dispozicion shkresat institucionale me informacione të detajuara për vendndodhjen e këtyre pronave dhe statusin e tyre, por informoi se në 14 raste nga 44 të kërkuara,  “nuk rezulton të ketë vendime për njohje, kthim apo kompensim prone për zonën/pronën objekt i kërkesës së AIDA”.

Që nga miratimi i ligjit për Investimet Strategjike kërkesat e AIDA-s për prona që kërkohen të vihen në dispozicion të këtyre investime kanë ardhur duke u rritur sipas të dhënave të ATP-së dhe shënojnë kulmin në vitin 2023, që ishte parashikuar si viti i fundit i efekteve të këtij ligji.

Në total nga viti 2016 deri në vitin 2024 AIDA i ka dërguar ATP-së 105 kërkesa për informacion mbi statusin pronësor të pronave ku investitorë të ndryshëm kërkojnë të investojnë.

Edhe pse zgjatja e afatit të ligjit deri në fund të vitit 2024 nuk ka hyrë akoma në fuqi, pas miratimit në seancën e 4 prillit, agjencia ka kërkuar informacion për 13 prona të ndryshme vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti kur ajo nuk mund të pranonte kërkesa për statusin e investitorit strategjik për shkak të përfundimit të afatit ligjor për këtë procedurë.

Të dhënat e cunguara që ofron ATP-së janë të vetmet të dhëna zyrtare publike që tregojnë se sa kërkesa ka për të vendosur pronën publike në funksion të ndërtimeve, kryesisht në turizëm, nëpërmjet zbatimit të një ligji, që kritikohet se favorizon një grup oligarkësh pranë qeverisë.

Qeveria shqiptare ka pranuar më herët se nuk disponon një inventar për pasuritë publike që janë dhënë ose janë parashikuar të vihen në dispozicion për investimeve strategjike pavarësisht se ligji e detyron një gjë të tillë.

Vendimet e miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i kanë ofruar ‘investitorëve strategjikë’ qindra hektarë tokë publike përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturë ndihmëse; si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera publike.

Etiketa: AIDABIRNBiznesmenDurrësEdi RamaEuroFierinvestimeInvestimet strategjikeKomiteti i Investimeve StrategjikekompensimKryeministri Edi RamaKuvendOligarkëpronaQarqetQeveriaQeveria shqiptareRamaSHShkodërshqiptareTiranëTurizmiVendimet
Tjetri

Nga Bangladeshi drejt BE: Policë dhe biznesmenë nën akuzë për trafik qëniesh njerëzore

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.