AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Nga Bangladeshi drejt BE: Policë dhe biznesmenë nën akuzë për trafik qëniesh njerëzore

Një hetim 1-vjeçar ka zbuluar një skemë të trafikimit ndërkombëtar të punonjësve nga Bangladeshi përmes korruptimit të oficerëve të policisë, agjencive të ndërmjetësimit dhe kontratave fiktive të punësimit në këmbim të 5 mijë eurove.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:43 | 12/04/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avioni ‘Lasgushi’ i kompanise Air Albania duke u ulur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” pas riatdhesimit të 122 shqiptarëve nga Zvicra. Foto: Armand Habazaj/ LSA

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftuan të premten njëra pas tjetrës rezultatet e një hetimi ndaj trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nga Banglandeshi drejt Shqipërisë, me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të SPAK, të përfshirë në dy grupe kriminale të hetuara janë punonjës policie, agjenci të ndërmjetësimit dhe punësimit si dhe biznesmenë në fushën e fasonerisë. Pasi pajisjeshin me viza shqiptare, shtetasit nga Bangladeshi trafikoheshin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku e cilësoi operacionin si një shembull të vetëpastrimit të radhëve të policisë gjatë një konference për shtyp, ndërsa theksoi bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë e Posaçme.

Në njoftimin e SPAK që u shpërnda më vonë për mediat, thuhet se nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunimin me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, janë caktuar masat e sigurimit personal për 26 persona, nga të cilët 21 janë lënë në arrest me burg, tre në arrest shtëpie dhe dy me masën e detyrimit për paraqitje para Policisë Gjyqësore.

Ata akuzohen për veprat penale të “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”, “falsifikim të  dokumenteve” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Për punonjësit e policisë të implikuar në këto linja trafikimi u ngritën akuzat e korrupsionit pasiv.

Sipas SPAK, dy grupe kriminale në Shqipëri kanë organizuar dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm për shtetas të huaj që vijnë nga Bangladeshi, për qëllime të përfitimit material gjatë viteve 2023 dhe 2024.

“Agjencitë e ndërmjetësimit të punësimit, në bashkëpunim me shoqëri tregtare me objekt veprimtarie kryesisht fasonerie, me seli në Vlorë dhe në Durrës, kanë kryer aplikime për leje unike pune dhe më pas për pajisje me vizë të tipit ‘D’, për shtetas të huaj kryesisht nga shteti i Bangladeshit…,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Nga hetimi ka rezultuar se këto procedura janë kryer në mënyrë fiktive, pasi qëllimi nuk ka qenë punësimi i tyre, por pajisja me vizë, në mënyrë që ata të mund të hynin lirshëm në territorin shqiptar, për t’u larguar më pas në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë aplikimeve për punësim dhe për vizë, janë paraqitur kontrata qiraje fiktive banimi, çertifikata profesionale dhe njohjes të gjuhëve të huaja të falsifikuara, ndërsa me ardhjen e këtyre shtetasve në Shqipëri, ata nuk kanë kryer deklarimin e tyre si punonjës, apo e kanë kryer këtë deklarim vetëm për pak kohë për të shmangur dyshimet.

SPAK sqaron se veprimtaria ka filluar të dokumentohet nga fundi i gushtit të vitit të kaluar, ndërsa procedurat e aplikimit datojnë më parë në kohë, ku episodet e udhëtimit të këtyre shtetasve nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Shqipëri nëpërmjet Aeroportit të Rinasit janë të shumta.

Prokuroria pretendon se nga provat e grumbulluara është arritur të provohet, se qëllimi i aplikimeve për punë dhe për vizë nuk është punësimi i tyre, por përdorimi i kësaj mënyre për të bërë të mundur futjen e tyre të ligjshme në territorin shqiptar, duke e përdorur atë si një vend tranzit për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

“Personat nën hetim provohet të kenë patur dijeni për këtë fakt, dhe kanë bashkëpunuar duke kryer veprime konkrete në funksion të arritjes së këtij qëllimi të përbashkët, duke patur role të caktuara dhe me qëllim përfitimi material, veprimtari – aktivitet i cili besohet të jetë tepër fitimprurës,” shprehet prokuroria.

Sipas njoftimit, shtetasit nga Bangladeshi paguanin 5 mijë euro në favor të grupeve të trafikimit.

Gjatë hetimit janë mbledhur prova për punonjës të policisë të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në nivel qëndror dhe rajonal, të cilët kanë lehtësuar dhe ndihmuar grupin kriminal në procedurat për pajisje me vizë të tipit “D”, kundrejt ryshfetit. Punonjësit e policisë akuzohen edhe për mosdokumentimin dhe raportimin gjatë kontrolleve që duhej të ushtronin gjatë detyrës së tyre, përfshi dhe punonjës policie të Komisariatit të Policisë Rinas, të cilët kanë pranuar nga grupi kriminal përfitime të parregullta në formën e transfertave monetare.

Policia ka ekzekutuar masat e sigurimit personal për 24 prej personave nën hetim, ndërsa dy janë shpallur në kërkim, njëri prej të cilëve nga Baglandeshi.

Në përfundim të operacionit janë sekuestruar 700 mijë USD; 400 mijë euro; 13 automjete; 50 telefona; tre pistoleta; një armë gjahu; 50 fishekë; katër laptopë; pesë kompjuter; 520 mijë lekë; 4000 paund; doza kokaine dhe cannabisi si dhe dokumente të ndryshme.

Etiketa: Aeroporti i RinasitArrestArrest me burgarrest shtëpieBangladeshBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBiznesmenBurgdozaDurrësEmiratet e Bashkuara ArabeEuroGjyqHetimHetimetkokainekonferenceKontrata fiktiveKorrupsioni pasivKosovëMASMuhamet RrumbullakuParaPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunëPunësimiRinasshqipShqipërishqiptareSPAKTrafikTrafik qeniesh njerezoreviza
I mëparshmi

Qeveria kërkoi më shumë se 1 miliard euro prona për Investimet Strategjike

Tjetri

‘Diti të bën me pronë’: Skema e zhvatjes së 448 mijë m2 tokë shtetërore në Durrës

Tjetri
Durrësi, ‘Dubai i vogël i Mesdheut’ i mbytur nga ujërat e zeza

‘Diti të bën me pronë’: Skema e zhvatjes së 448 mijë m2 tokë shtetërore në Durrës

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.