AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ekspozitë në ish-burgun e Spaçit me fokus te ish të burgosurit

Një ekspozitë interaktive në kampin famëkeq komunist të punës dhe burgun në Spaç i ka sjellë vizitorët më pranë përvojave të atyre që i mbijetuan këtij kampi.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Burgu i Spaçit, një burg famëkeq dhe kamp pune për të burgosurit politikë të komunizmit në Shqipëri. Foto: BIRN

Në një ekspozitë në ish-kampin e punës të epokës komuniste dhe burgun në Spaç në Shqipëri, vizitorët dëgjuan historitë e disa ish të burgosurve politikë të mbajtur atje.

Një grup të rinjsh u mblodhën për të dëgjuar Hysen Dobjanin, i cili u dënua me shtatë vjet burg për “agjitacion dhe propagandë” dhe u dërgua në Spaç.

Njëri prej tyre e pyeti se cila ishte këshilla e tij për të rinjtë sot dhe çfarë duhet të bëjnë ata për të ndryshuar shoqërinë.

“Njerëzit ndërgjegjësohen kur u tregon realitetin; mos i përdorni siç u përdorën të burgosurit politikë”, u tha ai, duke nënvizuar se vetëm e vërteta mund t’i ndryshojë gjërat.

Hysen Dobjani duke folur me të rinj. Foto: BIRN

Kjo është një ekspozitë interaktive me fokus në kujtimin, përjetimin dhe reflektimin.

“Të gjithë vizitorët do të përfshihen në një akt kulturor heshtjeje dhe përkujtimi, në kombinim me ekspozitën dhe bibliotekën njerëzore. Aktiviteti do të zhvillohet rreth tre temave: kujtimi, përjetimi dhe reflektimi”, thanë organizatorët.

“Pavarësisht nëse është e bukur apo e dhimbshme, historia e tij kondensohet brenda nuancave kulturore të së kaluarës dhe të tashmes që mund të përpunohen për të zbuluar të gjitha gjurmët e një zhvillimi të vazhdueshëm shoqëror”, shtoi ajo.

Një ish i burgosur politik duke folur me të rinj. Foto: BIRN

Një tjetër ish i burgosur politik, Ali Bega, tha për BIRN se ai kaloi 12 vjet në burgjet komuniste pasi tentoi të largohej nga Shqipëria. Ai tha se vendi duhet të bëhet një muze i përhershëm kujtese.

“Organizimi i eventit është shumë i mirë, por nuk ka ardhur asnjë zyrtar”, u ankua ai. “Më duket sikur po thonë: ‘Akoma gjallë janë?’ Me këtë veprim, e kanë shpërfillur”, tha ai për BIRN.

“Duhet të ketë më shumë informacion në tekstet shkollore, duhet të ketë libra të veçantë, lëndë të veçanta për komunizmin”, shtoi ai.

Ali Bega. Foto: BIRN

Por një tjetër i burgosur politik, Gjet Kadeli, i cili gjithashtu kaloi 12 vjet në burg për “agjitacion dhe propagandë”, tha për BIRN se “tashmë është tepër vonë” që vendi të bëhet një muze kujtese.

“Është tepër vonë dhe komunistët ende në pushtet kanë vonuar shumë për të kompensuar ish të burgosurit politikë në Shqipëri sipas ligjeve ndërkombëtare”, tha ai për BIRN.

Gjet Kadeli. Foto: BIRN

Spaçi ishte një nga burgjet më famëkeq në Shqipërinë komuniste. I vendosur në një zonë të thellë malore në veri të vendit, të burgosurit detyroheshin të punonin në miniera bakri dhe piriti në kushte shumë të vështira.

Pavarësisht premtimeve të autoriteteve shqiptare, vendi ende nuk është shpallur monument kulture që duhet ruajtur.

Një ish i burgosur politik duke folur me të rinj. Foto: BIRN

Burgu u mbyll në vitin 1990, por mbetet një simbol i rëndësishëm sepse aty ndodhi një nga incidentet e pakta në të cilat shqiptarët u rebeluan kundër diktatorit represiv komunist Enver Hoxha.

Më 21 maj 1973, të burgosurit në Spaç organizuan një kryengritje kundër gardianëve të tyre, duke bërë thirrje për liri dhe fundin e komunizmit dhe duke ngritur flamurin shqiptar pa yllin e kuq komunist mbi të. Revolta u shtyp me dhunë pas dy ditësh.

Etiketa: BIRNBurgBurgu i SpacitekspoziteEnver HoxhaGjurmëtKultureMinieraMonument KulturePunëSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareSpaçte burgosur politikë
Tjetri
KPA dëgjon parashtrimet në çështjen ndaj prokurorit Erion Pano

Kolegji largon prokurorin Erion Pano për problemet në kriterin e pasurisë

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.