AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Nën sekuestro pasuritë e një familjeje të akuzuar për krim të organizuar

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të katër vëllezërve dhe nipit të tyre, të hetuar për trafik droge, pjesë e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për shfrytëzim dhe favorizim prostitucioni.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:12 | 15/04/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të hënën më 15 prill sekuestrimin e pasurive të pesë personave të hetuar apo dënuar për krim të organizuar. Në njoftim sqarohet se në shkurt është regjistruar kryesisht procedimi pasuror në lidhje me pasuritë e katër vëllezërve Zamir, Vladimir, Dilaver (Oliver) dhe Mentor Hoxha, si dhe të nipit të tyre, Alfonc Hoxha. Hetimi pasuror ka nisur bazuar në një procedim të regjistruar ndaj Zamir Hoxhës për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, si pjestar i një grupi të struktuar kriminal, me aktivitet trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Danimarkë, Belgjikë, Holandë, Suedi, Norvegji dhe Gjermani, gjatë periudhës kohore të viteve 2018-2019. Sipas prokurorisë, pjesa më e madhe e anëtarëve të këtij grupi të struktuar kriminal të kryesuar nga shtetasi shqiptar, Jetmir Kastrati (Sokol Krasniqi), janë deklaruar fajtorë dhe janë dënuar nga autoritetet gjyqësore në Danimarkë.

Po ashtu, ka rezultuar se katër vëllezërit Hoxha kanë qenë të hetuar apo dënuar përpara vitit 2012 në Itali për vepra penale të rënda, si pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit, emigracionit klandestin dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Nipi i tyre, Alfonc Hoxha, rezulton se është arrestuar në Gjermani në vitin 2020 për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”.

Me kërkesë të SPAK, gjykata respektive, ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të të hetuarve dhe personave të lidhur me ta, konkretisht të pesë llogarive bankare me gjendje totale rreth 94 mijë euro; pesë llogari me gjendje 145 mijë lekë; dy troje dhe dy ndërtesa me tre dhe dy kate në fshatin Domje të Bashkisë Vorë; dy ngastra toke me sipërfaqe 8000 m2 dhe 800 m2 po në Dojme; një njësi me sipërfaqe ndërtimi 325.8 m2 në Mëzez të Kasharit; si dhe dy ngastra toke me sipërfaqe 22 mijë e 500 m2 dhe 9936 m2 në Fushë Mamurras të Kurbinit.

Etiketa: Alfonc HoxhaBelgjikeDanimarkëDilaver HoxhaEuroGjermaniGjykataGjyqhetimi pasurorHolandëItaliJetmir KastratiKastratiKrimMentor HoxhaNarkotiknarkotikëNorvegjiorganizatë kriminaleprocedimProcedimiProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSPAKSuediaVladimir HoxhaZamir Hoxha
I mëparshmi

Mashtrimi me call center, SPAK kërkon 9 vjet burg për Erjon Kasmin

Tjetri

Ekspozitë në ish-burgun e Spaçit me fokus te ish të burgosurit

Tjetri
Ekspozitë në ish-burgun e Spaçit me fokus te ish të burgosurit

Ekspozitë në ish-burgun e Spaçit me fokus te ish të burgosurit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.