AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pranverë e nxehtë për lekun, monedha shqiptare pranë rekordit historik

Leku shqiptar u forcua më tutje të hënën duke zbritur në kuotën 100.78 lekë për euro. Ky është niveli i dytë më i fortë për monedhën kombëtare pas korrikut të vitit të kaluar.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
13:44 | 15/04/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kolazhi i kartëmonedhave aktualisht në qarkullim. Foto kortezi: Banka e Shqipërisë

Monedha shqiptare e nisi javën me një forcim të mëtejshëm kundrejt euros dhe dollarit të hënën më 15 prill, duke shënuar minimume historike dhe duke sinjalizuar se presionet mbiçmuese të shënuara tashmë prej vitesh, vijojnë të jenë në lojë. Euro u këmbye të hënën me 100.78 lekë ndërsa dollari u këmbye me 94.58 lekë sipas kursit mesatar fiks të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Që nga fillimi i këtij viti, leku është luhatur brenda një bande të ngushtë, nga 100.78 në 104.5 lekë për euro, me një mesatare 14 javore prej 103.6 lekë ndërsa java e fundit ka shënuar forcim të mëtejshëm.

Ecuria e pazakontë e monedhës kombëtare sfidon në këtë mënyrë zhvillimet tipike sezonale të krijuara përgjatë dekadave, pasi muajt e dimrit historikisht kanë qenë periudha presionesh nënçmuese ndaj lekut për shkak të rritjes së importeve, deficitit tregtar dhe tërheqjes së fitimeve nga investimet e huaja të drejtpërdrejta, të tilla si bankat apo kompanitë celulare, të cilat në këtë periudhë të vitit mbyllin bilancet dhe transferojnë tepricat në vendet e origjinës.

Në fakt, të dhënat e tregtisë së jashtme për dy muajt e parë të këtij viti sugjerojnë se efekti sezonal i rritjes së deficitit tregtar është në fuqi edhe këtë vit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, deficiti tregtar për janarin dhe shkurtin arriti në 72 miliardë lekë (rreth 720 milionë euro) me një rritje 53% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat mbi daljen e valutës në formën e riatdhesimit të fitimeve nuk janë ende të disponueshme por të dhëna indirekte, të tilla si çmimet e telefonisë celulare në rritje apo fitimet e deklaruara të bankave (në rekord historik) sugjerojnë se edhe ky fenomen  sezonal është i pranishëm.

Sektori i turizmit, i cili mund të shpjegojë një pjesë të valutës shtesë në treg duket se nuk ndihmon shumë në këtë drejtim. Me të vërtetë, numri i turistëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë dy muajve të parë të këtij viti është rritur me 49% në bazë vjetore duke arritur në mbi 1 milionë vetë, por në të njëjtën kohë, numri i shtetasve shqiptarë që kanë udhëtuar jashtë vendit, dhe rrjedhimisht kanë shpenzuar euro, u rrit në 1.15 milionë vetë, sipas INSTAT. Me pak fjalë, eurot shtesë që duhet të kenë ardhur në Shqipëri nga turistët e huaj, janë kompensuar në një masë jo të vogël, nga eurot shtesë që shqiptarët kanë shpenzuar jashtë vendit.

Forcimi i pazakontë i lekut nisi në vitin 2016, kur euro kushtonte 140 lekë ndërsa u përshpejtua gjatë vitit 2023, kur leku kërceu nga 113 lekë për euro në fillim të vitit, në 104 lekë në fund të vitit. Supozohet se kursi i lirë i këmbimit vetërregullohet. Me pak fjalë, ndërsa leku forcohet, importet bëhen më të lira dhe eksportet më të shtrenjta, e për rrjedhojë, tendenca në një farë pike duhet të përmbytet. Dhe logjika ta do që sa më shumë forcohet leku, aq më shumë duhet të jemi pranë pikës kur importet e lira fillojnë të gërryejnë valutën e tepërt në treg. Kjo gjithsesi nuk po ndodh, së paku jo tani.

Etiketa: Banka e ShqipërisëBankatDollariEuroForcimi i lekutImportetINSTATKursiKursi i KembimitliraMASMonedha shqiptareSHshqipShqipërishqiptareTregturistTuristët e huajTurizmi
I mëparshmi

Tjetërsuan tokë në Tiranë, arrestohet ish-kryekomunari i Bërxullës

Tjetri

Mashtrimi me call center, SPAK kërkon 9 vjet burg për Erjon Kasmin

Tjetri
Rrëfime pa kufje, të rinjtë ndajnë eksperiencat e punës në call center

Mashtrimi me call center, SPAK kërkon 9 vjet burg për Erjon Kasmin

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.