AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Komisionerja Publike me dy qëndrime për çështjen e Antoneta Sevdarit

Edhe pse e cilësoi vendimin e Gjykatës së Strasburgut të detyrueshëm, Komisionerja Nino u qëndroi konkluzioneve të mëparshme që çuan në shkarkimin e Antoneta Sevdarit. KPA mbylli gjykimin dhe i ftoi palët për konkluzionet përfundimtare.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
16:35 | 17/04/2024
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Antoneta Sevdari pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Vladimir Karaj.

Komisionerja Publike, Irena Nino u shfaq kontradiktore në seancën e të mërkurës para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në çështjen ndaj prokurores Antoneta Sevdari. Në një krah, Nino tha se i qëndronte ankimit të vitit 2019 dhe kërkoi sërish shkarkimin e prokurores Sevdari nga detyra.

Në anën tjetër, ajo e cilësoi të detyrueshëm zbatimin e vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila vlerësoi se shkarkimi i Sevdarit ishte joproporcional dhe në shkelje të të drejtave të njeriut të subjektit.

Gjatë leximit të parashtrimeve, Nino renditi të njëjtat fakte dhe rrethana të përmendura në vendimin tashmë të prishur të Kolegjit për shkarkimin e Sevdarit në shkurt 2019. Ajo iu rikthye të ardhurave para martese të bashkëshortit si emigrant në Greqi dhe të ardhurave në Arabinë Saudite dhe e cilësoi deklarimin e pasurisë nga Sevdari të pamjaftueshëm.

Avokatja Romina Zano që bëri mbrojtjen e Sevdarit ishte e ashpër kundër qëndrimit të Komisioneres Publike, ndërsa tha se ky qëndrim e shpërfillte vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Komisioneri Publik shpërfill haptazi  përfundimet e GJEDNJ-së”, tha Zano, që më herët theksoi se provat e marra si bazë në vendimin e shkarkimit në vitin 2019, ishin cilësuar të pamjaftueshme nga Strasburgu dhe bënin vendimin e shkarkimit joproporcional.

“Në shkelje të ligjit dhe detyrimeve të marra përsipër nga shteti shqiptar për zbatimin e Konventës, shmang dhe injoron vlerësimin e proporcionalitetit të masës së shkarkimit, si kusht për respektimin e nenit 8 të KEDNJ-së,  duke mos dhënë asnjë argument ligjor se përse shkaqet ankimore që përbëjnë bazën e  këtij gjykimi, janë në përputhje me vlerësimin e GJEDNJ-së dhe për rrjedhojë në pajtim me KEDNJ-në”, tha Zano në qëndrimin e mbrojtjes.

Zano më pas renditi një sërë pyetjesh për Ninon, përfshi pyetjen nëse vendimet e GjEDNJ-së ishin të zbatueshme dhe nëse Komisioneri Publik mund të garantonte respektimin e të drejtave të njeriut, duke kërkuar shkarkimin e Sevdarit mbi të njëjtat argumente që ishin konsideruar joproporcionale nga GJEDNJ.

E pyetur nga trupa në sallë, Nino dha një përgjigje jo të qartë. Ajo pranoi se vendimet e GJEDNJ-së ishin të detyrueshme, por tha se ajo ia linte Kolegjit vendimmarrjen duke qenë se një rast i tillë gjykohej për herë të parë dhe ishte i nevojshëm si precedent.

Gjatë seancës, Nino paraqiti një denoncim të ri që tha se kishte ardhur në shkurt të këtij viti.  Trupa që po e shqyrton çështjen me kryesuese Natasha Mulaj, relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz, pasi u mblodh në dhomë këshillimi për mbi dy orë vendosi me shumicë që të mos e pranojë këtë denoncim. Në seancë, Sevdari vuri në dukje rrethanat e veçanta të apelimit, duke ritheksuar se KPA mblidhej vetëm për të shqyrtuar vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe nuk mund të bënte hetime të reja.

Pas vendimit për të rrëzuar pranimin e provave të reja, KPA i ftoi palët për të lexuar qëndrimet përfundimtare, por ndërsa prokurorja Sevdari tha se ishte gati, Komisionerja Publike kërkoi kohë shtesë. KPA vendosi të rifillojë seancën në 23 prill.

Etiketa: Albana ShtyllaAntoneta SevdariDenoncimGJEDNJGjykata Europiane e te Drejtave te njeriutGjykatëGjykatësGreqihetimeIna RamaIrena NinoKomisioneriKomisioneri PublikKPAmarteseMASNatasha MulajParaRamaRezarta  SchuetzRomina ZanoshkarkimiSokol ÇomoStrasburguVendimet
I mëparshmi

Ftohen eksportet, deficiti tregtar arrin në mbi 1.1 miliardë euro

Tjetri

Gjyqtari Agron Zhukri përballet me bilance negative në vlera të mëdha

Tjetri
Gjyqtari Agron Zhukri përballet me bilance negative në vlera të mëdha

Gjyqtari Agron Zhukri përballet me bilance negative në vlera të mëdha

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.