AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ rrëzon kërkesën për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkoi shkarkimin e gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti, pas dyshimeve për favorizimin e një të dënuari, por Këshilli i Lartë Gjyqësor e rrëzoi kërkesën duke vlerësuar se nuk kishte shkak për shkarkim.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:12 | 18/04/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjirokastër Arben Dosti | Foto : LSA

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj shpalli të enjten më 18 prill vendimin për rrëzimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti, për shkelje të rënda profesionale. Rrëzimi i kërkesës së ILD u votua nga të 10 anëtarët e KLGJ-së të pranishëm në vendimarrjen e të enjtes.

Në seancat e mëparshme, ILD parashtroi argumentet përse kërkonte shkarkimin e Dostit. Sipas ILD-së, hetimi disiplinor ndaj këtij gjyqtari kishte filluar bazuar në një ankesë të një qytetareje të depozituar në vitin 2019, mbi lirimin me kusht të një të dënuari përsëritës në shkelje të ligjit.

Sipas njoftimit të ILD-së, hetimi administrativ mori në analizë 11 vendime të dhëna nga gjyqtari Dosti në periudhën 2017-2020 dhe evidentoi veprime ose mosveprime në shkelje të ligjit “për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve”, zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural, duke sjellë përfitim të padrejtë, që është dhe pasoja e drejtpërdrejtë e shkeljes disiplinore.

Sipas ILD, ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e magjistratit ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, cënimin e prestigjit të gjyqtarit dhe humbjen e besimit ndaj tij, si dhe ka cënuar besimin e publikut te drejtësia.

E pyetur nga BIRN lidhur me vendimarrjen, KLGJ u shpreh se gjetjet e ILD-së nuk përbëjnë shkak për shkarkim.

Arben Dosti përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe deri në korrik të vitit 2014 kreu stazhin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga tetori 2015, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër.

Dosti u konfirmua në detyrë në dhjetor 2021 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi u konkludua se kishte dhënë shpjegime të mjaftueshme për barrën e provës lidhur me balancën financiare negative të konstatuar gjatë hetimit paraprak në shumën 36.4 milionë lekë.

Po ashtu Komisioni rrëzoi raportin negativ të DSIK-së, si dhe gjetjet për profesionalizmin nuk u konsideruan penalizuese. Trupa e KPK që vendosi konfirmimin e Dostit kryesohej nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi si të pabazuar në ligj konfirmimin e Dostit, duke konkluduar se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm në asnjë prej kritereve të rivlerësimit. Ankimi pritet të shqyrtohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Etiketa: AnkimiArben DostiBIRNBrunilda BekteshiDrejtësiaDSIKFlorianFlorian BallhysaGenta Tafa BungoGjykata e Rrethit GjirokastërGjykatëGjykatësGjyqILDInspektori i Larte i DrejtesiseKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKLigjPamela QirkopasojarivlerësimiShkarkim
I mëparshmi

Qeveria në kërkim të investitorëve për kombinatin e armëve në Poliçan

Tjetri

KPK shkarkon gjyqtarin Agron Zhukri

Tjetri
Gjyqtari Agron Zhukri përballet me bilance negative në vlera të mëdha

KPK shkarkon gjyqtarin Agron Zhukri

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.