AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita dërgon përsëri në Kushtetuese çështjen Xhaçka

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi të mërkurën se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur anti-kushtetues vendimin e mazhorancës në Kuvend për mandatin e deputetes Olta Xhacka.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetja Olta Xhacka | Foto: LSA

Në një votim të paprecedentë më 11 prill shumica parlamentare vendosi të bllokojë me forcën e kartonit zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i kërkonte Kuvendit të dërgonte për interpretim në këtë gjykatë shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes socialiste.

Duke e justifikuar këtë qëndrim si “e drejtë sovrane” e parlamentit deputetët socialistë votuan për të dytën herë kundër dërgimit në Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve, sipas të cilëve Xhaçka ka shkelur Kushtetutën pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik nga qeveria.

Tashmë grupi i PD-së kërkon nga Kushtetuesja rrëzimin e këtij vendimi dhe dhënien një interpretimi përfundimtar të zgjidhjes së konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, 1/10 e deputetëve.

Në kërkesën e opozitës vihen në dukje se zbatimi i vendimeve të GJK-së është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor.

“As Kuvendi dhe asnjë institucion publik nuk mund të shpall “sovranitetin” përkundrejt vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo do të rrënonte parimin kushtetutës “të balancës dhe kontrollit mes pushteteve”, duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit demokratik, sepse do të merrte tiparet e qarta të një puçi kushtetutes institucional”- thuhet në kërkesë.

Firmëtarët kërkojnë shqyrtimin me përparësi të kësaj çështje me argumentin se “paraqet një rëndësi të veçantë për garantimin e parimeve të shtetit të së drejtës”.

Që nga nisja e shqyrtimit të kësaj çështje në Kuvend, në qershor 2022, mazhoranca doli në mbrojtje të Xhaçkës, duke zvarritur procesin dhe duke rrëzuar kërkesën e opozitës në Kuvend në nëntor 2022. Pasi opozita u ankua në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit vendosi në janar 2023 të shfuqizojë vendimin e Kuvendit si antikushtetues dhe i kërkoi atij që të vendoste për dërgimin pranë kësaj gjykate të mocionit te 1/10 së deputetëve.

Më shumë se 1 vit pas këtij vendimi, mazhoranca votoi sërish kundër.

Në praktikën e mëparshme parlamentare, Kuvendi ka dërguar për interpretim në gjykatë mandatet e deputetëve kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës që ndalon deputetët të përfitojnë nga të mirat publike.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka apeluar disa herë kur është pyetur për rastin “Xhaçka” që vendimet e kësaj gjykate janë përfundimtare dhe të zbatueshme.

Etiketa: AkuzaArtan GaçiBashkëshortideputetGJKGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseHolta ZaçajInvestitor strategjikKompetencakonfliktkushtetueseKuvendKuvendimandatetmbrojtjeOlta XhaçkaOpozitaparlamentPDQeveriashqipVendimetVendimivotim
Tjetri
Gjyqtarja Ardiana Bera jep shpjegime për bilancet negative dhe vendimin për 21 janarin

Gjyqtarja Ardiana Bera jep shpjegime për bilancet negative dhe vendimin për 21 janarin

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.