AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës po rrënohet

Godina e ish-burgut të vjetër të qytetit bregdetar po rrënohet dhe me të rrezikon të zhduket një pikë reference e kujtesës kolektive për viktimat e regjimit komunist.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
2 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Burgu i vjeter i Durresi Foto nga Gezim Kabashi

Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë funksionin e saj të dikurshëm. 

Menjëherë pas përfundimit të luftës, qindra qytetarë u mbajtën të izoluar brenda mureve të këtij burgu, si të hetuar apo të burgosur politikë.

Mjaft prej tyre patën një fund të dhimbshëm, por e kaluara dramatike e kësaj ndërtese gjatë viteve të komunizmit duket se po fshihet nga kujtesa.

Arkitekti Artan Kacani tha për BIRN se godina  është ngritur në periudhën osmane dhe që në fillim ka patur të njëjtin funksion, si burg.

Gjatë 10-vjeçarit 1945-1954 në godinën e burgut, që u njoh zyrtarisht me emërtimin Kampi nr 7, u mbajtën mbi 300 të dënuar apo njerëz nën hetim.

Kacani shtoi se ndërtesa njëkatëshe me përmasa 24 metra me 16 metra mund të kthehet në një muze të sakrificave njerëzore gjatë asaj periudhe të zymtë, por edhe si pjesë e historisë.

“Do të ishte një muze alternativ i atij që pritet të ngrihet në Spaç, me të njejtin qëllim,” tha Kacani, duke shtuar se tashmë ka disa guida që e kanë future “burgun e vjetër” të Durrësit në hartën e vizitave turistike.

“Ndodhet thuajse në qendër të Durrësit dhe mund ti shtohet hartës së monumenteve historikë pranë tij,” shtoi arkitekti durrsak.

Gjatë viteve të para të diktaturës komuniste, në Durrës janë shfrytëzuar edhe banesa të tjera private, shumë më të vogla, për hetimet dhe torturat ndaj atyre që konsideroheshin “armiq të pushtetit” apo “të dyshuar” si të tillë.

Anton Bonati, tha për BIRN se xhaxhai i tij, imzot Jul Bonati, drejtues i komunitetit katolik të Durrësit , u mbajt fillimisht nën hetim në një godinë në bulevardin kryesor, e cila nuk ishte e vetmja në qytet ku kryheshin tortura.

“Në fund fare xhaxhain e transferuan në godinën e spitalit psikiatrik, apo çmendinës siç njihej në Durrës,” tha Bonati, duke shtuar, se në vitin 1951 kleriku i shquar vdiq në mënyrë tragjike mes të sëmurëve.

Rrugica pranë godinës së ish-burgut sot është e qetë. 

Dy gra të moshuara na tregojnë se tashmë zona është mbushur me godina të reja, dhe thuajse askush nuk kujtohet më për muret e burgut, që janë mbuluar nga ferrat.

Pak metra më tej ngrihet muri rrethues i Mauzoleut të Dëshmorëve, ku pushojnë eshtrat e mbi 150 dëshmorëve me gjithë respektin e merituar. 

Kompleksi i projektuar nga ing. Kristo Sotiri është ndërtuar në vitin 1949, thuajse e njëjta kohë kur shumë pranë tij, pas hekurave të burgut vuanin dhjetëra e dhjetëra qytetarë “kundërshtarë të regjimit”.

“Do të ishte me vend, që pranë mureve të burgut të vjetër të vendosej të paktën një memorial kujtese, me disa të dhëna që kujtojnë sakrificat e të dënuarve,” tha për BIRN Aleksandër Cangonja.

Studiuesi Cangonja shtoi se për këtë qëllim, bashkë me një grup veprimtarësh shoqërorë, ata po përgatisin një kërkesë drejtuar bashkisë së qytetit.

“Kompleksi i mauzoleut të dëshmorëve, është një simbol i lirisë dhe kujtesa për godinën e vjetër të burgut do të kishte të njëjtën vlerë, atë të emblemës së lirisë,” tha Cangonja.

“Myftiu i Durrësit, Mustafa Varoshi ishte vetëm 50 vjeç, kur vdiq nga torturat dhe sëmundja në Burgun e qytetit, ku për vite me radhë predikoi paqen dhe mirësinë.

Shkrimtari dhe kritiku Arshi Pipa ka sjellë vite më parë një dëshmi të rëndësishme nga burgu i Durrësit, ku edhe ai vetë vuajti disa vite si i burgosur.

Prof. Pipa dëshmon në librin e tij të burgut takimin në qelitë e Durrësit të imzot Vinçens Prenushit me imzot Jul Bonatin, të cilin sapo e kishin transferuar nga hetuesia e Vlorës.

“Dom Bonati kërkoi ti puthte dorën imzot Vinçens Prenushit, por ai nuk e lejoi,” kujton Pipa. “I vuri dorën në kokë për bekimin dhe sërish ra në shtrat”, shtoi ai.

Dy klerikët katolikë që humbën jetën në burgjet komuniste tashmë janë shpallur “martirë” nga Vatikani.

“Ndoshta, kjo është një arsye më shumë që burgu i vjetër i Durrësit, ku edhe martirët vuajtën dhe u flijuan, të kujtohet përmes një memoriali ,” përfundoi arkitekti Artan Kacani.

Etiketa: Aleksandër CangonjaArshi PipaArtan KacaniBanorëBIRNBurgBurgu i DurrësitDurrësgraHetimHetimetJul BonatinkampkatolikëkomunitetkomunizmiKristo SotiriMjaftMustafa VAroshipaktParaSHtorturaVinçens PrenushitVlorë
Tjetri
Raporti i Euralius: Legjislacioni shqiptar i pronës shkel të drejtat e njeriut

Shantazh dhe korrupsion për votat, dy shtetas nën akuzë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.