AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shantazh dhe korrupsion për votat, dy shtetas nën akuzë

Në një nga goditjet më simbolike të krimit elektoral dhe abuzimit politik me pushtetin, SPAK njoftoi ngritje akuzash për dy zyrtarë të shtetit dhe dy përfaqësues politikë, të cilët duket se shantazhuan qytetarët me dokumente legalizimi dhe me vende pune në shkëmbim të votave të zgjedhjeve të për pushtetin vendor 2019.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama duke shpërndarë certifikata legalizimi gjatë fushatës zgjedhore. Dokumenti i Kopenhagës thotë se një ceremoni e tillë zhduk dallimin mes shtetit dhe partisë dhe rrjedhimisht bie ndesh me standardet për zgjedhje demokratike. Foto: Facebook

Legalizimi dhe dokumentet hipotekore në shkëmbim të votave ka qenë një nga krimet elektorale më të pandëshkuara në Shqipëri dhe një shqetësim madhor në lidhje me standardet zgjedhore në vend. E megjithatë, gati 17 vjet pas nisjes së procesit të legalizimit në vitin 2004, ende zyrtarët e shtetit vijojnë të shantazhojnë qytetarët dhe të trafikojnë të drejtat e tyre ligjore në shkëmbim të votave për partinë.

Në një goditje të parë të kësaj natyre, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të shtunën e ka ngritur akuzë ndaj katër shtetasve, për dy episide të ndryshme, përfshirë dy zyrtarëve të kadastrës, një kryeplak dhe një sekser, të cilët kanë dhënë dokumente legalizimi në shkëmbim të votave gjatë zgjedhjeve të pushtetit vendor më 2019, të cilat Partia Socialiste i fitoi pa garë.

“.. dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas njoftimit, një zyrtar i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës me inicialet D.S., dhe një kryeplak i Lagjes së Re në Sauk të Tiranës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin ofruan korrupsion për votuesit apo i shantazhuan ata duke ofruar leje legalizimi dhe “qëndrim në punë”, dy praktika shumë të rëndomta për të cilat, palët politike në përgjithësi dhe Partia Socialiste në veçanti janë akuzuar prej kohësh dhe dy shkelje ligjore që deri më sot ishin bërë një normalitet i pandëshkueshëm.

Në zgjedhjet e vitit 2019, Partia Socialiste fitoi 61 bashkitë e vendit pasi opozita nuk mori pjesë. Në territorin e Bashkisë Tiranë, ku dyshohet se ndodhi krimi i hetuar nga SPAK, zgjedhjet i fitoi kandidati socialist Erion Veliaj. SPAK nuk bën të ditur se për cilën parti politike zyrtari dhe kryeplaku i bënë presion votuesve, por në zgjedhje pa garë, dhe duke marrë parasysh se të dy janë funksionarë politikë, kuptohet se ata i kanë bërë presion votuesve dhe u kanë ofruar korrupsion për llogari të Partisë Socialiste.

Në të njëjtin rast, SPAK bëri të ditur se një zyrtar i dytë, jurist te ALUIZNI, me inicialet A. H., në bashkëpunim me një shtetas që dyshohet se ka luajtur rolin e sekserit dhe që ka inicialet Y. B.. Akuza në këtë rast nuk ka të bëjë me zgjedhjet por me korrupsionin.

Sipas SPAK, këta, “në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, shpërblim në të holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje” të disa shtetasve.

Legalizimi i ndërtimeve pa leje është një e drejtë ligjore e qytetarëve, të cilën ata e kanë fituar me ligj. Por të dyja maxhorancat, ajo e PD-së më parë dhe ajo e PS-së pas vititn 2013, shumë shpesh dhe krejt haptazi kanë përdorur procesin për qëllime elektorale. Në zgjedhjet e vitit 2015, ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që u shfaq në takime elektorale duke shpërndarë certifikata legalizimi, një veprim që u shtua në listën e shkeljeve zgjedhore të atij viti.

Etiketa: AkuzacertifikataEdi RamaErion VeliajKorrupsionKorrupsion zgjedhorkrimiKryeministri Edi RamalegalizimeLigjnatyreOpozitaPartiaPartia SocialistePartisë SocialistePDPSRamaSHshantazhshqipShqipëriSPAKStruktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarTiranëvotuesitzgjedhjeZgjedhje 2019Zgjedhjet
Tjetri
Dy të arrestuar për aksidentin në punë të 35-vjeçarit

Kërcënohet me eksploziv në banesë gjyqtari Tonin Stërkaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.