AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kërcënohet me eksploziv në banesë gjyqtari Tonin Stërkaj

Porta e banesës së gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër u shpërthye me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të së dielës, ngjarje që Prokuroria po e heton si kanosje për shkak të detyrës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:53 | 28/04/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto arkivë: Policia në një vendngjarje. Foto Geri Emiri.

Porta e banesës së gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj u shpërthye me lëndë plasëse mëngjesin e të dielës rreth orës 03:13, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga ky shpërthim i ndodhur në banesën e gjyqtarit Stërkaj në lagjen “Tom Kola” në Shkodër, ngjarje që po hetohet nga prokuroria si kanosje për shkak të detyrës.

I pyetur nga BIRN, gjyqtari Tonin Stërkaj e cilësoi ngjarjen si një goditje, jo vetëm ndaj tij dhe familjes së tij, por edhe ndaj sistemit të drejtësisë dhe gjithë shoqërisë shqiptare. Ai u rezervua të jepte informacione për konflikte të mundshme për shkak të detyrës. Ai tha se kishte që prej orës tre të mëngjesit që kishte dhënë shpjegimet e nevojshme në polici, por shtoi se ishte e nevojshme që të ruhej sekreti hetimor.

Drejtuesi i Prokurorisë së Shkodrës, Albert Murçaj theksoi gjithashtu në një bisedë telefonike për BIRN se ngjarja po hetohej në kuadrin e kanosjes për shkak të detyrës, shkatërrim të pronës me lëndë palsëse dhe mbajtje e përdorim i lëndëve plasëse. Sipas Murçajt, ende nuk ka emra konkretë për këtë ngjarje, por janë sipas tij duke u verifikuar kamerat e sigurisë të ndodhura në zonën e ngjarjes, si dhe po hetohet në drejtim të një kanosje të mundshme për shkak të detyrës. Ai sqaroi se nga këqyrja paraprake, dyshohet se shpërthimi i lëndës plasëse duket se është aktivizuar me fitil.

Këshilli i Lartë Gjyqësor e dënoi ngjarjen përmes një deklarate për mediat, duke e konsideruar atë një cënim për sigurinë e gjyqtarit Stërkaj dhe kërcënim për të gjithë shoqërinë shqiptare.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë”, citohet në deklaratën e KLGJ-së ku shprehet edhe mbështetja e të gjithë gjyqtarëve për t’u garantuar siguria e tyre me qëllim që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve,” deklaroi KLGJ.

Etiketa: Albert MurçajBIRNGjyqgjyqtarkanosjeKercenim me eksplozivKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJParapoliciProkuroriaShkodërshpërthimshqiptareSiguriaTonin Stërkaj
I mëparshmi

Shantazh dhe korrupsion për votat, dy shtetas nën akuzë

Tjetri

Provimi i kontestuar i Magjistraturës shkakton debat në Kuvend

Tjetri
Komisioni i ligjeve miraton financimin për portin e ri me kundërshtimin e opozitës

Provimi i kontestuar i Magjistraturës shkakton debat në Kuvend

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.