AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

‘Të gjithë të punësuar’: Shkolla profesionale bëhet zgjedhje e parë në Lezhë

Ndërsa gjimnazet e përgjithshme humbin çdo vit nxënës, shkolla profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë mburret me numrin në rritje të nxënësve dhe rekordet e shpejta të punësimit, ndonëse një pjesë e të diplomuarve zgjedhin të largohen nga vendi.

Elvis HilangaElvis Hila
17:35 | 29/04/2024
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nxënës të teknologjisë së informacionit në shkollën profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë. Foto: Elvis Hila.

Griselda Lleshi, nxënëse e profilit Hoteleri-Turizëm në shkollën e mesme profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë thotë se pa mbaruar mirë studimet ka marrë oferta pune me kohë të plotë.  19-vjeçarja që  ndjek praktikë të gatimit thotë se gjatë verës është gjithmonë e zënë, ndërsa pret të mbarojë shkollën për një punë të rregullt.

“Vendosa të ndjek arsimin profesional si e vetmja mënyrë për të patur një punësim të shpejtë dhe të ardhme të sigurt dhe kjo po ndodh ende pa mbaruar shkollën,” thotë ajo me njëfarë optimizmi.

Griselda tregon se shkolla i ka dhënë mundësinë e praktikës dhe se për shkak të punëve sezonale, tashmë ka vetëbesim të plotë në kuzhinë.  “Praktika më ka ndihmuar shumë dhe unë sot jam e aftë të bëj çdo lloj gatimi, edhe pse nuk e kam përfunduar ende shkollën,” shtoi ajo.

Ndërsa gjimnazet e përgjithshme humbin çdo vit nxënës, shkollat profesionale si “Kolin Gjoka” në Lezhë po njohin shkëlqim gjatë viteve të fundit, pasi nxënësit i shohin ato si një zgjidhje të mirë për t’u përshtatur në vendin e punës.

Në fakt, vendet e punës për nxënësit që ndjekin arsimin profesional janë shpeshherë të sigurta. Kjo ka sjellë një rritje të nxënësve në shkollën “Kolin Gjoka” nga 118 nxënës të regjistruar në vitin 2021 në 185 nxënës të rinj të regjistruar në vitin 2023.

Drejtori i shkollës, Bardh Dedgjonaj i tha BIRN se është i kënaqur me ecurinë e institucionit që drejton.

“Në një kohë që në të gjitha shkollat numri i nxënësve ka ardhur në rënie për shkaqe që tashmë dihen, në shkollën tonë ka ndodhur e kundërta,” tha ai.

Dedgjonaj shton se shumica dërrmuese e nxënësve të rinj janë vajza dhe se zgjedhje e arsimit profesional u ka hapur rrugën e punësimit menjëherë këtyre të rinjve. Megjithatë shkolla ka 450 nxënës dhe 60 % e tyre janë djem.

“Matura shtetërore e vitit që shkoi u mbyll shumë mirë, të gjithë nxënësit i kemi patur të punësuar. Kjo ndodh çdo sezon veror, pasi vetë biznesi ka nevojë për punonjës të kualifikuar. Ne kemi shumë kërkesa për punësimin e nxënësve, saqë s’po mund t’i plotësojmë nevojat që ata kanë,” shton Dedgjonaj.

Sipas të dhënave zyrtare, nga gjurmimi i nxënësve që përfundojnë arsimin profesional rezulton se pjesa më e madhe janë punësuar dhe po qëndrojnë në Shqipëri, rreth 25% janë larguar jashtë vendit, ndërsa disa prej tyre nuk e ndjekin arsimin e lartë.

Megjithatë, sukseset në dukje të arsimit profesional janë sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile të paqëndrueshme për shkak të mungesës së vëmendjes dhe stimulit që profesionistët të qëndrojnë në Shqipëri.

Elsa Sula, përfaqësuese e organizatës rinore “Sebastia” thotë se ata kanë kontakt me dhjetra të rinj që duan të ndjekin arsimin profesional, por që nuk i kanë mundësitë.

“Ne si organizatë prej vitesh merremi me të rinjtë, me shqetësim e shohim se ata e shohin të ardhmen jashtë vendit, pasi këtu e kanë humbur shpresën. Shumë prej tyre kanë dëshirë të ndjekin arsimin profesional apo më saktë të marrin një profesion, por shumë prej tyre jetojnë në fshatra dhe s’kanë mundësi financiare,” tha Sula.

Ajo sugjeron se pushteti lokal apo ai qëndror duhet të gjejnë mundësinë për të mbështetur me bursa apo së paku me transport këta të rinj dhe t’u japin atyre një mundësi për të ardhmen.

“Duhet t’iu mundësohet të paktën mundësia e transportit dhe të mbështeten financiarisht edhe me bursa. Në këtë këtë drejtim, qeveria të ketë më tepër vëmendje dhe t’i orientojë të rinjtë drejt profesioneve dhe përmes politikave mbështetëse të krijojë klimë që ata të qëndrojnë dhe punojnë në Shqipëri,” thotë ajo.

Kërkesa në rritje nga biznesi

Shkolla profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë. Foto: Elvis Hila.

Jo të gjithë ata që ndjekin arsim profesional kërkojnë punë në biznesin lokal. Një pjesë e mirë zgjedhin të ndjekin universitetin dhe shumë vendosin të emigrojnë, pasi zanati u ofron punë të sigurtë edhe jashtë Shqipërisë.

Samuel Cara është një prej nxënësve që ka kryer arsimin profesional në Lezhë dhe është larguar në Itali, ku po ndjek studimet e larta. Ai thotë se formimi profesional e ka ndihmuar shumë në arsimin e lartë, ndërsa vendosi të largohet për një ardhme më të mirë nga Shqipëria.

“Unë kam mbaruar arsimin profesional në degën Teknologji-Informacioni dhe më pas u largova drejt Italisë, ku po ndjek arsimin e lartë. Arsyeja pse u largova ishte për një të ardhme më të mirë, pasi Shqipëria nuk të ofron shumë,” thotë Cara.

Rajoni i Lezhës është një zonë turistike dhe nevoja për punonjës të kualifikuar kryesisht gjatë verës është një domosdoshmëri. Për të thithur profesionistët, bizneset thonë se kanë rritur pagat, por që kjo nuk ka mjaftuar për të përmbushur nevojat që kanë.

“Unë kam resortin këtu në Shëngjin dhe nevoja për punonjës të kualifikuar dhe profesionistë është mjaft e madhe”, thotë Besnik Sula, një prej operatorëve turistikë lokalë.

Sula thotë se numri i atyre që zgjedhin të marrin një zanat në shkollë nuk është aq i lartë sa kërkesa që ka për punëtorë të kualifikuar dhe se emigracioni ua heq nga “goja” bizneseve lokale një pjesë të këtyre punëtorëve.

“Ne i kemi rritur pagat, por shumë të rinj nuk preferojnë të punojnë këtu dhe shkojnë punëtorë sezonalë jashtë vendit”, thotë ai.

Sula thotë se kjo ndikon negativish në gjithë sistemin, pasi cilësia e shërbimit lidhet ngushtë me punonjësit e kualifikuar. “Shpresojmë që sa më shumë të rinjtë të orientohen drejt arsimit profesional, kryesisht në ato dege që kërkon edhe tregu u punës,” përfundoi ai.

 

Etiketa: Arsimi profesionalBardh DedgjonajbesimBesnik SulaBIRNElsa SulaElvis HilaGjokaGriselda LleshiItaliKolin GjokaLezhëLokaleMjaftOrganizata rinore SebastiaPagatpaktPunëPunëtorPunëtorëQeveriarajoniSamuel Carasezon verorSHShëngjinshkollashqipShqipëriShqipëriateknologjiTreguzgjedhje
I mëparshmi

Provimi i kontestuar i Magjistraturës shkakton debat në Kuvend

Tjetri

Perëndimi s’duhet ta lërë Putinin të fitojë

Tjetri
Dekada e ardhshme pa paqe

Perëndimi s’duhet ta lërë Putinin të fitojë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.