AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Biznesi i apartamenteve me qira ditore po lulëzon, por operatorët ankohen se s’ka punëtorë

Në prag të fillimit të sezonit turistik, administratorët e apartamenteve që lëshohen me qira ditore për turistë e pushues në Durrës janë të alarmuar për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
2 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim nga Pixabay

Numri i apartamenteve që jepen me qira për qëllime turistike në Durrës sa vjen e rritet. Po ashtu rriten edhe vështirësitë për menaxhimin e tyre.  Administratorët e këtyre bizneseve me kohëzgjatje disa ditore ankohen për mungesën e fuqisë punëtore, në trajtimin e tyre.

Gert Rakipllari, i cili menaxhon disa apartamente në zonën bregdetare të qytetit tha për BIRN se njësitë jepen me qira për periudha 3-4 ditore, dhe se kjo mënyrë jep të ardhura të mira.

“Por nga ana tjetër, me gjithë rritjen e ndjeshme të rrogave, mbetet tepër e vështirë të  gjesh  punonjës pastrimi dhe mirëmbajtjeje”, theksoi Rakipllari.

Sipas tij, mjaft njerëz filluan t’i përkushtohen këtij biznesi, duke shfrytëzuar apartamentet e lira, kryesisht në qytet dhe në vijën bregdetare në Jug të tij.

Disa prej administratorëve të rinj, përfshinë edhe familjarët e tyre në menaxhimin e apartamenteve, megjithatë intensiteti i ndërrimit të turistëve të huaj e bën të domosdoshëm punën e grupit të punonjësve të kualifikuar.

“Numri i ofertave për punonjës shtëpie ka rënë dukshëm, kryesisht për shkak të largimit të qytetarëve jashtë vendit”, tha për BIRN Eda Pajuni, e cila drejton një agjenci për ndërmjetësim punësimi në qytetin bregdetar.

Pajuni tha se ky është një biznes i ri për të cilin mungojnë plotësisht të dhënat, ose më mirë mungon një databazë për njohjen e numrit të tyre apo të periudhave kur apartamentet jepen me qira.

Ajo shton se mungesa e kualifikimit dhe e kulturës së punës mbeten ende të pazgjidhura për grupin e punonjësve që janë përfshirë në menaxhimin e apartamenteve me qëndrim afat-shkurtër.

“Administratorët e këtyre apartamenteve nuk përfshihen në listën e profesioneve të lira”, tha Eda Pajuni, sipas së cilës, në grupin me 169 profesione të lira të publikuar nga shteti, administratorët e apartamenteve nuk bëjnë pjesë si të tillë.

Sidoqoftë, apartamentet që jepen me qira 3-4 ditore në dimër dhe 7-10 ditë në stinën e verës janë një realitet turistik, që po merr gjithnjë e më shumë përmasa në Durrës.

Punonjësit e këtij sektori thonë se qyteti ka numrin më të madh të apartamenteve në shërbim të turizmit disa ditor.

“Para 5-6 vitesh, një zonjë nga Italia mori një apartament me qira në zonën e Currilave dhe filloi ta shfrytëzojë si “krevat e mëngjes – Bed & breakfast””, tregon Nadirja, një nga banorët e lagjes, duke shtuar se në atë  kohë askush nuk e njihte sistemin e qirasë disa ditore.

Mjaft banesa që mbaheshin të mbyllura nga pronarët, tashmë janë vënë në shërbim të turizmit me periudha të shkurtra, ku vizitorët dhe pushuesit qëndrojnë vetëm disa ditë.

“Nuk vijnë vetëm nga vendet e Europës, por edhe nga Azia. Dhe nuk janë të pakët as vizitorët kinezë”, tha për BIRN Agop Bodikian, i cili menaxhon pesë apartamente pranë rrugës Teuta – Iliria, në plazhin e Durrësit.

Megjithëse ka angazhuar edhe familjarët e tij në mirëmbajtjen e apartamenteve, Bodikian e ndjen mungesën e fuqisë punëtore.

“Deri tani ne i kemi dhënë apartamentet me qira afatgjata, por mënyra disa ditore me pushues të huaj ka më tepër leverdi”, thotë Bodikian.

Gert Rakipllari kërkon më shumë lehtësi nga shteti për operatorët turistikë.

“Disa nga vizitorët që mahniten nga pamja e kodrave dhe e bregdetit kërkojnë të realizojnë një shëtitje me barkë me motor. Por kjo është e pamundur, në kushtet e rregullave të vendosura nga policia kufitare”, tha Rakipllari.

Ai thotë se mungesat e fuqisë punëtore janë më se të zakonshme për të gjithë bizneset e sektorit turistik. Këtë vit ata i kanë kërkuar qeverisë të ndërhyjë për ta përfunduar ciklin akademik universitar më shpejt.

“Përfshirja e studentëve në punë pranë hoteleve dhe restoranteve që në muajin qershor, do t’i shërbente përgatitjes dhe ecurisë së mirë të sezonit turistik”, përfundoi Rakipllari.

 

Etiketa: Agop BodikianAMPBanorëBIRNbregdetbregdetiCurrilaDurrësEda PajuniGert RakipllariItalialiraMjaftParaPoliciaPunëPunësimiPunëtorPunëtorëSHstudentturistTurizmi
Tjetri
Rënie e pandalshme: Emigrimi kyç dhjetëra shkolla në qarkun e Shkodrës

Rënie e pandalshme: Emigrimi kyç dhjetëra shkolla në qarkun e Shkodrës

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.