AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Koncensioni i ‘pullave fiskale’ i kalon shtetit në janar 2025

Për t’i paraprirë marrjes në dorëzim të këtij shërbimi, qeveria propozon ndryshime në ligjin për akcizat, ku propozohet që prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale të kryhet nga një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:56 | 03/05/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese pulla fiskale.

Këshilli i Ministrave vendosi të enjten që të kalojë në pronësi të shtetit sistemin e pullave fiskale pas një periudhe 14-vjeçare që ky shërbim ishte dhënë me koncension.

Vendimi parashikon që nga data 1 janar 2025 do të autorizohet shoqëria shtetërore “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë”, sh.a., pёr prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale dhe se ministria e Financave i kalon pa pagesë kësaj shoqërie të gjitha të dhënat dhe aktivet, të marra në dorëzim nga koncesionari.

Për t’i paraprirë marrjes në dorëzim të këtij shërbimi, qeveria po planifikon dhe ndryshime në ligjin për akcizat, ku propozohet që prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale të kryhet nga një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave.

“Për efekt të rëndësisë që kanë elementët e sigurisë së pullave fiskale propozohet që këta elementë të përcaktohen me VKM,” thuhet në relacionin e projektligjit.

Ndërsa procedura e porositjes së pullave fiskale mbetet e njëjtë, por pagesat e çmimeve të pullave fiskale dhe kostove të dërgesave do t’i paguhen personit të autorizuar nga Këshilli i Ministrave.

Konfederata e Industrisë përshëndeti vendimin për rikthimin në pronësi shtetërore të këtij sistemi, por kërkon ulje të çmimit të tyre me të paktën 5 herë nga vlera e sotme.

“Koncesioni privat i pullave të akcizës i ka kushtuar afër 150 milionw euro kosto të paarsyeshme shtesë ekonomisë, bizneseve dhe qytetarëve shqiptare dhe pa asnjë ndikim të prekshëm në arritjen e qëllimit të dhënies së saj,”thuhet në njoftim për shtyp të Konfidustrisë .

Kontrata u nënshkrua në vitin 2010 mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë SICPA me një afat 10-vjeçar, afat i cili u llogarit deri në shkurt 2023 me arsyetimin se nuk ishte përmbushur një nga detyrimet e qeverisë për të përdorur edhe pullat për produktet farmaceutike.

Vitin që shkoi qeveria negocioi në mënyrë private me kompaninë konçensionare dhe kërkoi në kuvend miratimin e një shtese kontrate, ku koncesionari heq dorë nga pretendime të tjerandaj qeverisë me kushtin që kontrata ekzistuese të shtyhej deri në dhjetor 2024.

Kompania SICPA pati një kapital themeltar prej 6.8 milionë lekësh (më pak se 60 mijë euro) kur ajo u themelua në vitin 2010. Në vitin 2021, kompania pati të ardhura në nivelin 8.2 milionë euro dhe fitime në masën 1.5 milionë euro. Fitimet neto vjetore ishin 25 herë më të larta se sa kapitali themeltar.

Shqiptarët i paguajnë pullat fiskale të SICPA-s kur blejnë produkte akcize, të tilla si cigare, birrë apo verë. Kostoja e këtyre pullave është dhjetëfish më e lartë se sa ka qenë para hyrjes në fuqi të këtij koncesioni. Qeveria e atëhershme pretendoi se investimi do të sillte rritje të të ardhurave buxhetore përmes lehtësimit të luftës kundër kontrabandës me mallrat e akcizës. Në fakt, importi i taksueshëm i cigareve ishte mbi 4 mijë tonë në vit para kësaj  kontrate dhe ka rënë në 2500-3000 tonë në vit gjatë dekadës së fundit.

 

Etiketa: cigareEuroKapitaliKeshilli i MinistraveKoncesionikontrabandëkostoKuvendLetra me VlereMASMinistria e FinancavendikimpaktParaPullat fiskaleQeveriaSHshqiptareSICPAuljeVendimiVKM
I mëparshmi

Shqipëria bie në fund të Ballkanit në Indeksin e Lirisë së Medias

Tjetri

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Valentin Preçi

Tjetri
Prokurori i Tiranës, Valentin Preçi konfirmohet në detyrë

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Valentin Preçi

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.