AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLP: Pretendimet e Ramës ndaj Prokurorisë mund të verifikohen nga ILD

Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama ndaj Prokurorisë së Tiranës se dosjet e evazionit fiskal flenë prej vitesh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë thotë se petendimet për punën e prokurorëve të veçantë në një vend të lirë demokratik mund të shprehen hapur deri në masën pa ushtruar ndikim të paligjshëm mbi ta.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:56 | 08/05/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Këshillit të Larte te Prokurorise, Alfred Balla duke folur gjatë një seance te komisionit parlamentar per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut ku raportoi ne lidhje me aktivitetin e institucionit qe drejton per vitin 2022./r/n/r/nThe President of the High Council of Prosecution, Alfred Balla speaking during a session of the parliamentary committee for Legal Affairs, Public Administration and Human Rights where he reported on the activity of the institution he leads for 2022.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP i pyetur nga BIRN për koment lidhur me akuzën e kryeministrit Edi Rama ndaj Prokurorisë së Tiranës me pretendimin se në këtë institucion të hetimit mbrohet evazioni fiskal, reagoi duke u shprehur se pretendimet për punën e prokurorëve mund të shprehen hapur deri në masën pa ushtruar ndikim.

“Çdo ent publik apo privat, media dhe çdo qytetar si taksapagues mund të ketë pretendime për punën e prokurorëve të veçantë dhe në një vend të lirë demokratik mund ta shprehin hapur, deri në masën pa ushtruar ndikim të paligjshëm mbi ta”, citohet në përgjigjen që KLP ktheu mbrëmjen e të martës.

Kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Tiranës të martën më 7 maj, gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ai pohoi se në Prokurorinë e Tiranës mbrohet evazioni fiskal. Sipas kryeministrit, janë 80 raste për evazion fiskal që flenë prej vitesh në këtë prokurori. Ai nënvizoi se ka të denoncuar për qindra miliona euro të shmangura nga detyrimet tatimore edhe nga ata që ndryshe quhen oligarkë.

Prokuroria e Tiranës sqaroi se 35% çështjeve të evazionit fiskal prej vitit 2021 e në vijim,  janë dërguar për gjykim dhe e cilësoi këtë përqindje të njëjtë me rastet e veprave të tjera penale për të cilat ëhstë dërguar kërkesë për gjykim.

Ndërkohë, KLP thotë në përgjigje se nuk ka kompetencë për kontrollin e mirëfilltë mbi hetimet e prokurorëve të cilët sipas legjislacionit të ri të miratuar në kuadër të Reformës në Drejtësi, janë të pavarur nga drejtuesit e tyre dhe prej këshillit, ndërsa varen proceduralisht vetëm nga gjykata.

“Në rastin e pretendimeve të kreut të ekzekutivit ato mund të verifikohen nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë qoftë me kontrolle tematike, qoftë me hetime administrative për prokurorë të veçantë”, citohet ndër të tjera në përgjigjen e KLP.

 

Etiketa: AdministrativeAkuzaBIRNEdi RamaEuroEvazioni fiskalGjykatagjykimhetimeHetimetILDKeshilli i Larte i ProkuroriseKLPKryeministri Edi RamaMASMediandikimPartisë SocialisteprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e Rrethit TiranëProkuroria e TiranësPunëRamaTiranë
I mëparshmi

Opozita reagon e përçarë ndaj ftesës së Ramës për reforma në “interes të kombit”

Tjetri

Diskriminimi gjinor, ONM rekomandon pezullimin dhe riedukimin e prokurorit Erjon Shqarri

Tjetri
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Erjon Shqarri

Diskriminimi gjinor, ONM rekomandon pezullimin dhe riedukimin e prokurorit Erjon Shqarri

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.