AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ashtu si Komisioneri Publik, edhe ish-gjyqtari Besnik Maho kërkon t’i nënshtrohet vetingut

Ish-gjyqtari i Pogradecit, Besnik Maho ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të mbyllur çështjen e tij pa vendim dhe kërkoi në KPA që t’i nënshtrohet vetingut. Të njëjtën gjë mendon edhe Komisioneri Publik.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPA
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trupa e KPK gjatë shqyrtimit të kërkesës së ish-gjyqtarit Besnik Maho. Foto: Vladimir Karaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori dy kërkesa të veçanta me të njëjtën përmbajtje, njëra nga ish-gjyqtari i Pogradecit Besnik Maho dhe tjetra nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, në të cilat kërkohet që vendimi i KPK-së për të mos kaluar në procesin administrativ të vetingut ish-gjyqtarin të prishet.

Megjithëse dy seancat e mëparshme u shtynë me kërkesë të subjektit dhe për mosplotësim të trupit gjykues, të premten Kolegji vendosi të çelë shyqrtimin gjyqësor, edhe pse Maho nuk ishte sërish i pranishëm.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 nëntor 2023 përfundimin pa vendim përfundimtar të çështjes në lidhje me kërkesën e ish-gjyqtarit Besnik Maho për t’iu nënshtruar vetingut. Sipas KPK, Maho nuk i kishte kryer tre vjet punë si gjyqtar, që u konsiderua si afat i nevojshëm për t’u bërë pjesë e procesit të rivlerësimit.

 

Kjo vendimarrje u ankimua nga Komisioneri Florian Ballhysa i cili vëren në ankim se Maho ka shprehur vullnetin për t’iu nënshtruar vetingut si ish-gjyqtar dhe se ka dorëzuar kërkesat për tre kriteret. Ashtu, si në ankim, edhe gjatë parashtrimeve, Ballhysa konstatoi se Maho e plotëson kushtim për t’u konsideruar subjekt rivlerësimi nga radhët e ish-gjyqtarëve, pasi rezulton se ka punuar me atributet e gjyqtarit nga shtatori 2004-ës, deri në maj të 2008-ës, kur është larguar nga detyra.

Në përfundim të parashtrimeve, Ballhysa i kërkoi Kolegjit që të prishë vendimin e Komisionit dhe të urdhërojë shkallën e aprë të vetingut të vijojë të kryejë procedurat administrative në kuadër të procesit të rivlerësimit për ish-gjyqtarin Besnik Maho. Komisioneri tha se edhe në bisedimet përfundimtare u qëndronte të njëjtave shkaqe të ngritura në ankim e në parashtrime.

Kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj lexoi edhe ankimin e kryer nga Maho, i cili edhe ai kërkon prishjen e vendimit të Komisionit dhe kryerjen e procesit të vetingut ndaj tij. Po ashtu, ai kërkonte që të administroheshin si prova disa prej akteve.

KPA vendosi të mos i pranojë si prova aktet e subjektit duke konstatuar se ato gjendeshin dhe në fashikujt e vendimit të Komisionit. Në përfundim trupi gjykues i Kolegjit u tërhoq për të marrë vendim që njoftoi se do ta shpallë më datë 13 maj, në orën 15:00.

Etiketa: AdministrativeAnkimBesnik MahoFlorianFlorian BallhysaGjykata e Rrethit PogradecGjyqgjyqtarIsh-gjyqtarKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKNatasha MulajrivlerësimiVendimVendimiVeting
Tjetri
Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

Prokuroria e Tiranës akuzon 7 persona se krijuan një skemë mashtrimi me TVSH

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.