AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria e Tiranës akuzon 7 persona se krijuan një skemë mashtrimi me TVSH

Sipas prokurorisë, shtatë persona mes tyre një ish-punonjës i QKB-së, kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH duke regjistruar në mënyrë fiktive me anë të falsifikimeve 17 subjekte tregtare, të gjitha me aksionerë, administratorë dhe pjesëtarë të bordeve drejtuese, shtetas të huaj.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pesëmbëdhjetë shtetas të huaj, të cilët nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri, rezultuan pronarë, administratorë dhe anëtarë të bordeve drejtuese të shtatëmbëdhjetë kompanive aksionere të regjistruara në Shqipëri. Këta shtetas të huaj përfaqësojnë një hartë të gjerë të globit, nga ishull i largët i Kubës në kontinentin amerikan në Spanjë, Gjermani, Kroaci, Maltë, Belgjikë e Itali në Evropë apo Indi dhe Bangladesh në Azi.

Gjithsesi, prokuroria e Tiranës thotë se pas këtyre shtetasve të huaj, të cilët, sipas sistemit TIMS nuk e kanë vizituar kurrë Shqipërinë, gjenden shtatë shqiptarë, mes të cilëve një ish-punonjës i Qendrës Kombëtare të Biznesit, të cilët, përmes krijimit të kompanive false, kanë arritur të lëshojnë fatura fiktive me vlerë 200 milionë lekë. Këto fatura fiktive preferohen nga bizneset, te cilat, në këtë mënyrë pakësojnë detyrimin e tyre për tatimin e vlerës së shtuar ndërsa kuadri aktual ligjor ia heq atyre çdo përgjegjësi ligjore dhe administrative.

Prokurorët llogarisin se faturat false të këtyre kompanive false i kanë hequr buxhetit të shtetit rreth 60 milionë lekë të ardhura.

“Nga analizimi i fakteve, u provua se janë krijuar dhe regjistruar në mënyrë fiktive me anë të falsifikimeve, 17 subjekte tregtare, të gjitha me aksioner administrator dhe pjestar bordi drejtues, shtetas të huaj, përkatësisht 15 shtetas nga vende si Kuba, Spanja, Germania, Kroacia, Malta, Belgjika, Italia, India, Bangladeshi. Të 17 subjektet tregtare kanë kryer shitje në mënyrë fiktive në vlerën 200,000,000 lekë, duke i shkaktuar një dëm shtetit në vlerën 60,000,000 lekë”, citohet në njoftim.

Sipas prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se këto subjekte nuk kanë pasur asnjëherë punonjës, mjete ose adresa sekondare për të kryer punimet të cilat kanë faturuar. Ndërkohë, nga të dhënat e sistemit TIMS, ka rezultuar se të 15 shtetasit e huaj të cilët kanë firmosur regjistrimet e subjekteve pranë QKB-së, nuk kanë hyrë në asnjë moment në Territorin e Shqipërisë. Po ashtu, në njotim thuhet se është provuar se, dokumentet e dorëzuara nga këta subjekte në QKB, në bankat e nivelit të dytë, si dhe caktimi ekspertëve kontabël në statutet e tyre, janë të falsifikuara.

Ish-specialisti pranë QKB-së ka mundur të kryejë regjistrimin e katër subjekteve tregtare me status shoqëri aksionere, Sh.A., ndërsa ekonomosti i marrë nën hetim, akuzohet se ka krijuar kushtet për të furnizuar subjekte të treta nëpëmjet subjekteve fiktive për të cilat ka pasur akses në sistemet e tyre si dhe dokumentacionin tatimor, të blloqeve të TVSH-së. Prokuroria ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për një prej të hetuarve, për një tjetër “arrest në shtëpi”, ndërsa për pesë të tjerët “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në rastin konkret, prokuroria vëren se të gjitha faturat false janë lëshuar për një subjekt të vetëm që operon në fushën e kromit. Kromi dhe ndërtimi janë dy sektorët e ekonomisë që sipas FMN-së janë prekur nga mashtrimi me TVSH-në.

Falsifikime të tilla ndodhin rëndom në Shqipëri dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka këshilluar që ato të luftohen duke kryer ndryshime në ligjin fiskal, përmes të cilave, kompanive që pranojnë fatura të tilla false t’u ringarkohet detyrimi përmes parimit se ato “duhej ta dinin” që TVSH-ja e faturës së lëshuar do të përfundonte e papaguar.

Megjithatë, në shumicën e rasteve, hetimet e prokurorëve duket se janë mjaftuar me identifikimin e falsifikatorëve që kanë lëshuar faturat e pavërteta ndërsa nuk ka raste të njohura kur hetimet të kenë zbuluar bashkëpunim mes kompanive që i kanë pranuar faturat dhe të cilat kanë përfituar edhe ulje të detyrimit të TVSH-së.

Në përfundim, edhe pasi falsifikatorët arrestohen, dëmi mbi xhepat e taksapaguesve nuk rekuperohet.

Etiketa: AdministrativeadresaArrestBangladeshBankatBurgdetyrimFalsifikimi i dokumenteveFMNGjermaniGjyqHetimHetimetIndiIndiaItaliItaliaKroaciKroaciaMaltaMASprokurorProkuroriaProkuroria e TiranësQKBSHshqipShqipëriSpanjaTiranëTVSHulje
Tjetri
Problemet me pasurinë vënë në pozitë të vështirë prokurorin Petref Asllani

Problemet me pasurinë vënë në pozitë të vështirë prokurorin Petref Asllani

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.