AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Fier, policia kërkon ndihmë për kapjen e autorit

Një 28-vjeçar, efektiv i Policisë së Shtetit, u vra në Baltëz të Fierit, pasi u qëllua me armë zjarri ndërsa udhëtonte për në punë.  Policia është në kërkim të një 23-vjeçari të dyshuar si autor i krimit.

Valbona DavidhingaValbona Davidhi
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vendi i ngjarjes. Foto| Valbona Davidhi

Një efektiv policie i forcave “Shqiponja” u vra në një atentat me armë zjarri ne fshatin Baltëz të Fierit. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në rrugën kryesore të fshatit Baltëz, ku viktima Novruz Cenaliaj, 28 vjeç, ishte duke lëvizur me automjetin e tij për të shkuar në punë. Cenaliaj ishte i veshur me uniformë dhe me armën e shërbimit me vete. Ai ishte banor i Baltëzës dhe sipas njoftimit paraprak të policisë së Fierit u përfshi në një konflikt të çastit me Azgan Mernicën 23 vjeç banor i fshatir fqinj Sulaj. Ky i fundit e ka qëlluar me armën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme efektivit të policisë.

“Në orën 13:20 morëm njoftimin për një plagosje me armë në fshatin Baltëz, pastaj rezultoi se kishte ndërruar jetë efektivi i policisë Novruz Cenaliaj, i cili shërbente në policinë e Fierit prej 4 vitesh dhe dy vjet në forcat “Shqiponja””, thuhet në njoftimin e policisë. Policia bëri me dije se identifikoi si autor Azgan Mernica, ndërsa tha e motivi ishte një grindje e momentit.

Lorenc Panganika drejtori i policisë së qarkut Fier në një deklaratë publike i bëri thirrje të dyshuarit të dorëzohej dhe kërkoi ndihmë nga familjarët e tij për të mundësuar dorëzimin.   “Jemi duke punuar intensivisht për të kapur autorin, i bëj thirrje familjarëve të bashkëpunojnë për të kapur autorin se zbatimi i ligjit do jetë mjaft i ashpër”, tha ai.

Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen në zonë janë dërguar forcat speciale RENEA dhe shërbime të tjera. Ndërkohë policia publikoi foton e autorit duke ofruar shpërblimin prej 30 mijë euro për cilindo që jep informacione për vendndodhjen e tij. “Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro”, njoftoi policia.

Një automjet i gjetur në Sulaj, dyshohet se ka qenë makina me të cilin është larguar autori.

Etiketa: ArmëatentatAzgan MernicënBaltëzEuroFierkonfliktLorenc PanganikaMakinaMjaftNovruz CenaliajplagosjePoliciaPolicia e ShtetitRENEASHShqiponjaviktima
Tjetri
Prokurori Afrim Shehu jep shpjegime për bilancin negativ dhe denoncimet e publikut

Prokurori Afrim Shehu jep shpjegime për bilancin negativ dhe denoncimet e publikut

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.