AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-kryebashkiakja Rajmonda Balilaj, në gjyq për paracaktimin e tenderave

Ish-kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj dhe gjashtë zyrtarë të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, paracaktuan si fitues në dy tendera të njëjtën kompani, që rezultonte se përgjatë tre viteve kishte fituar 32 pocedura prokurorimi të kësaj njësive vendore.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:02 | 20/05/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryetarja e bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj. Foto: Facebook/rajmondabalilaj.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të hënën më 20 maj përfundimin e hetimeve ndaj ish-kryetares së Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balili, zëvendëses së saj, Anisa Petani, sekretarit të përgjithshëm në atë kohë, Shkëlqim Beqiraj, si dhe ndaj katër zyrtarëve të tjerë të akuzuar për paracaktimin e fituesve në dy tendera.

Çështja është dërguar në gjykatë, ku SPAK kërkon kalimin e saj për gjykim.

Balilaj drejtoi Bashkinë e Patosit për periudhën 2011-2023 dhe më pas u promovua në pozicionin e Prefektes së Qarkut Fier, funksion nga i cili u pezullua me vendimin të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë në muajin mars.

Nga hetimi i procedurës së prokurimit për ndërtimin e një muri mbajtës në rrugën Dukas-Breg në territorin e Bashkisë Patos, të pandehurit Balilaj, Petani, Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, kjo e fundit anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Sipas SPAK, ata kanë favorizuar në kundërshtim me ligjin dhe shpallur fitues operatorin ekonomik “Genti 001”. Prej hetimeve ka rezultuar se, nga dokumentacioni i dorëzuar nga ofertuesit e parë, duhej të ishte shpallur fitues një tjetër kompani, që përveçse përmbushte kushtet, kishte dhe ofertë në vlerën 1,5 milion lekë më të vogël se operatori ekonomik “Genti 001”.

“E pandehura Rajmonda Balilaj, ka ndërmarrë një sërë hapash nëpërmjet punonjësve të Bashkisë, për të legjitimuar anulimin e procedurës së tenderimit, pikërisht për të mos u shpallur fitues operatori “2…..”, gjë që do të nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar për të fituar garën. Nga hetimi u provua se, e pandehura ka paracaktuar fituesin e këtij tenderi, pikërisht operatorin ‘Genti 001’, i cili është shpallur fitues”, citohet në njoftim dhe sillet në vëmendje fakti se kjo kompani, që nga viti 2019 kur është regjistruar për herë të parë në QKB. deri në vitin 2022, është shpallur fitues i 32 tenderave në Bashkinë Patos.

Ndërkohë, tre anëtarët e grupit të punës të ngritur nga Balilaj në prill të vitit 2021, të pandehuit Boreta Murati, Arben Manoku dhe Vangjel Nushi, akuzohen për falsifikim, pasi në raportin teknik të inspektimit të kryer nga ana e tyre për ndërtimin e mureve mbajtëse, kanë paraqitur rrethana të rreme, që janë rrëzuar nga akti i ekspertimit të SPAK.

Situatë e njëjtë është konstatuar dhe për një tender tjetër, po për ndërtim të një muri mbajtës në rrugën e fshatit Rruzhdie. Punimet që janë kryer nga e njëjta kompani, janë promovuar në një televizion lokal 10 ditë përpara se ky operator ekonomik të shpallej fitues dhe të lidhte kontratën me Bashkinë Patos.

“Në këtë procedurë prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, e pandehura Rajmonda Balilaj, ka paracaktuar fituesin, i cili është i njëjti operator ‘Genti 001’, duke dalë në ‘Apollon TV’ dhe informuar fillimin e punimeve për këtë rrugë, në datën 06.02.2021, në një kohë kur shpallja e fituesit ‘Genti 001’, është bërë në datën 15.02.2021, dhe lidhja e kontratës me autoritetin kontraktor është bërë në datën 16.02.2021”, citohet në njoftim.

Sipas SPAK, Balilaj, ka bashkëpunuar me anëtarët e KVO-së të caktuar prej saj në urdhërin përkatës, të pandehurit Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, pasi ajo nuk kishte nga ta dinte se ky operator do të kualifikohej si fitues edhe pse ishte i vetmi garues në garë. Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se operatori ekonimik “Genti 001”, nuk i plotësonte të gjitha kriteret dhe dokumentacionin e për rrjedhojë duhej skualifikuar.

Etiketa: Anisa PetaniApollon TVBashkiaBashkia PatosFiergenti 001Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësgjykimGjyqPatosProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarProkuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitPunëQKBRajmonda BalilajShkëlqim BeqirajSPAKtenderTendera
I mëparshmi

Atentate dhe aleanca, SPAK godet shtatë grupe të krimit të organizuar

Tjetri

Konservatorët e orës së fundit

Tjetri
Konservatorët e orës së fundit

Konservatorët e orës së fundit

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.