AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Sekretari Cameron, vizitë blic në Tiranë për emigracionin e paligjshëm

Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron u ndal disa orë në Tiranë të mërkurën, ku takua me kryeministrin Edi Rama.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:52 | 22/05/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron dhe kryeministri Edi Rama më 22 maj 2024 në Tiranë. Foto: LSA.

Pas takimit, Rama e Cameron mbajtën nga një deklaratë për mediat, pa pranuar pyetje nga gazetarët, ku shprehën vlerësimet dypalëshe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve.

Cameron e cilësoi partneritetin me Shqipërinë si “një nga partneritetet më të frytshme dhe më pozitive”  dhe shprehu kënaqësinë për rezultatet e arritura në luftën kundër migracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë, një çështje kjo sensitive prej vitesh mes dy vendeve.

“Ka qenë një partneritet vërtet i mrekullueshëm, shumë pozitiv , shumë i arrirë dhe shpresoj të jetë shembull edhe për të tjerët, sepse në të gjithë Europën problemi i migracionit të parregullt është një problem që haset nga të gjithë  dhe siç u kam thënë edhe ministrave të tjerë të jashtëm është një problem me të cilin duhet ta përballoni ju, përndryshe në rastin e Shqipërisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar ju keni treguar se jeni novator, jeni krijues dhe punoni për këto partneritete të forta dhe në saj të kësaj pune arrini rezultate të shkëlqyera,” iu drejtua ai Ramës.

Nga ana e tij Rama pranoi se në takim mes tyre ishte folur për “projektin apo programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore”. Ai tha se të dy ishin të kënaqur me rezultatet e arritura dhe se operacioni i përbashkët do të vazhdojë.

“…Gjë që natyrisht lidhet edhe me vullnetin e përbashkët për t’i shkuar në rrënjë këtij fenomeni që pa diskutim ka të bëjë me rrjetet  e krimit të organizuar”- shtoi ai.

Rama njoftoi se Britania synon të jetë më e pranishme në rajonin e Ballkanit duke e lidhur këtë me përfshirjen financiare në projektin strategjik të hekurudhës Durrës- Prishtinë, e cila sipas tij, lidhet dhe me ngritjen e portit të ri tregëtar të Durrësit.

Sekretari britanik pohoi interesin për të nbështetur projektin në fjalë dhe shtoi gjithashtu se dy vendet po punonin bashkë në kuadër të aleancës së NATO-s për të mundësuar anëtarësimin e Ukrainës në aleancë.

Emigracioni i paligjshëm nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe përmes kanalit të La Manshit pati  një shpërthimi verën e vitit 2022.

Të dhënat nga institucionet Britanike lajmëronin në atë kohë se se 35% e 44 mijë njerëzve që u kapën duke kaluar kanalin detar me gomone ishin shqiptarë.

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar ngritën në fund të 2022 një grup pune për të adresuar problematikën dhe u angazhuan në zbatimin rigoroz të marrëveshjeve të ripranimit të nënshkruara.

Etiketa: David CameronDurrësEdi RamaEmigracioni i paligjshëmgazetargomoneLa ManshitMbretëria e BashkuarNATOoperacioniQeveriaRamashqipShqipëriaTregUkrainë
I mëparshmi

Aksioni i SPAK nxjerr në dritë lidhjet e errëta të politikës me krimin e organizuar

Tjetri

“Po punojmë për një strategji të re”, kreu i SPAK tregon si do të luftojë krimet zgjedhore

Tjetri
“Po punojmë për një strategji të re”, kreu i SPAK tregon si do të luftojë krimet zgjedhore

“Po punojmë për një strategji të re”, kreu i SPAK tregon si do të luftojë krimet zgjedhore

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.