AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mungesa e burimeve financiare të Tomorr Kullollit për pasurinë u konfirmua dhe në KPA

Kolegji i ka gjetur të drejta konkluzionet e KPK për pamundësitë financiare të konstatuara në analizat e kryera për pasuritë e gjyqtarit të Elbasanit Tomorr Kullolli, duke e lënë në fuqi shkarkimin e tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Analiza, KPA, Veting
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë një vendimi.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e ka gjetur të të drejtë shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Tomorr Kullolli për mosjustifikimin e krijimit të pasurive me burime financiare të ligjshme. Po ashtu, KPA ka gjetur të pabazuar dhe kërkimin e subjektit për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, si dhe nuk janë evidentuar shkelje të procesit të rregullt ligjor gjatë hetimit administrativ në Komision.

Tomorr Kullolli e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Elbasan. Në vitin 2019, Policia e Shtetit e denoncoi publikisht Kullollin për vendimin e pushimit të çështjes penale dhe të lirimit nga burgu të Florenc Çapjas, një person me precedentë penalë që akuzohej nga Prokuroria për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ai u shkarkua nga Komisioni më 9 qershor 2021 pasi u konkludua se dështoi të vërtetonte burimet financiare të pasurive që zotëron.

Kullolli ka kundërshtuar konkluzionin e KPK për mungesë të burimeve të krijimit për një apartament me sipërfaqe 67.4 m2 në Elbasan, me petendimin se ka pasur gjendje të likuiditeteve cash në banesë të paktën që nga viti 2000, jo më pak se 1 milion e 721 mijë lekë. Ai ka nënëvizuar se kjo shumë është e ardhur nga dividendi i fituar nga një shoqëri në Elbasan ku ai kishte aksione. Subjekti ka argumentuar se në deklarimin periodik e ka deklaruar këtë burim të ardhurash dhe mosdeklarimi i gjendjes cash në banesë ka ardhur si pasojë e një paqartësie për mënyrën e deklarimit të pasurisë.

Sipas tij, shuma e tërhequr si dividend është përdorur tërësisht për blerjen e apartamentit në vitin 2004, që së bashku me pagat e mbulojnë tërësisht diferencën negative të këtij viti të konkluduar nga Komisioni. Po ashtu, ai sjell si argument edhe korrigjimin e pasaktësive në vitin 2007, si një vullnet të pavesuar, pasi në atë periudhë nuk kishte ndonjë pritshmëri për procesin e veting-ut.

Moskonsiderimi nga Komisioni i dividentit si pasojë e mosprovimit të pagimit të tatimit mbi të ardhurat, cilësohet nga Kullolli në kundërshtim me ligjin. Sipas tij, tatimi paguhet nga shoqëria në formën e detyrimit si tatim në burim dhe se ai, si përfitues i dividentit, nuk kishte detyrimin për të paguar tatime.

Kullolli ka pretenduar se, si burim për blerjen e aksioneve, kanë shërbyer letrat me vlerë të përfituara nga paraardhësit e tij si të dënuar politikë të regjimit komunist. Lidhur me pronësinë e aksioneve në dy shoqëri, sqaron se i ka blerë në vitin 1995 me ankand të mbyllur nga shteti shqiptar.

Kolegji vëren se subjekti duhej të deklaronte vit pas viti gjendjen e likuiditeteve, për të mundësuar në këtë mënyrë kontrollin e pasurisë së tij nëpërmjet procesit të rivlerësimit. Sipas trupit gjykues të KPA, mungesës së deklarimit të gjendjes cash, i shtohet edhe mosprovueshmëria për vërtetësinë e shpërndarjes së dividendit në vitin 2000. “[…]Për të cilën subjekti i rivlerësimit për ta mbështetur si pretendim, dorëzoi vetëm një vërtetim nga kjo shoqëri, lëshuar në vitin 2017 (për ILDKPKI-në) për efekt të procesit të rivlerësimit, duke mos pasur në dispozicion dokumente të tjera si mandate bankare, dokumente nga shoqëria për dhënien e kësaj shume në kohë reale, për të provuar që subjekti ka përfituar dividendin në vitin 2000”, evidenton KPA dhe shprehet se mbetet e paqartë mënyra se si është korrigjuar në vitin 2007 deklarata e 2004-ës – kjo, duke konsideruar edhe distancën kohore të kaluar ndërmjet këtyre viteve.

Lidhur me çështjen e pagesës së tatimit për dividendët, Kolegji vëren se Komisioni ka konkluduar se edhe në rast se do të pranohej pretendimi i subjektit mbi disponimin e këtyre kursimeve nga viti 2000 deri në vitin 2004, duke e konsideruar mosdeklarimin e gjendjes cash vetëm si një pasaktësi, këto të ardhura nuk mund të konsideroheshin me burim krijimi të ligjshëm, për sa kohë nuk provohet pagesa e detyrimeve tatimore.

Por, KPA e gjen pa lidhje trajtimin e pagesës së detyrimeve tatimore, përderisa të ardhurat e pretenduara nga dividenti në vitet 2000 dhe 2003 nuk janë provuar.

Në vijim Kolegji vëren se në deklaratën e parë të pasurisë të vitit 2003, Kullolli ka deklaruar si burim krijimi të aksioneve të shoqërive, letra me vlerë të cilat i ka trashëguar, por nuk ka depozituar dokumentacion ligjor që provon se i ka përfituar këto letra me vlerë.

“Subjekti i rivlerësimit nuk ka paraqitur dokumentacion për të provuar legjitimimin e tij mbi përfitimin e të drejtave mbi letrat me vlerë të babait, gjyshit dhe xhaxhait, në mënyrë që t’i përdorte ato për blerjen e aksioneve në emër të tij. Gjithashtu, subjekti nuk ka paraqitur dokumentacion provues mbi vlerën e tyre, por ka depozituar vetëm shumën e investuar prej tij në blerjen e aksioneve me anë të formularëve të kërkesës për blerje aksionesh, të cilët nuk janë të shoqëruar me urdhërxhirimet që janë cituar në këta formularë”, konstatohet në vendim.

Në përfundim të analizës së burimeve të kësaj pasurie, Kolegji vlerëson se Kullolli nuk provoi të kishte pasur gjendje cash në banesë në momentin e blerjes së këtij apartamenti, si dhe nuk vërtetoi me dokumentacion justifikues se ka përfituar dividendin në shumën prej 1.7 milionë lekë nga shpërndarja e fitimit të shoqërisë ku ishte aksioner.

Megjithëse subjekti ka provuar se është trashëgimtar i vetëm i xhaxhait të tij, ka mbetur në nivel deklararativ pretendimi se, nëpërmjet trashëgimisë ka përfituar letrat me vlerë të xhaxhait, duke i përdorur si burim për blerjen e aksioneve. Po ashtu, konkludohet se nuk ka provuar sasinë e përfituar nga letrat me vlerë të të atit, duke pamundësuar kontrollin e ligjshmërisë së të ardhurave që kanë shërbyer për blerjen e aksioneve.

Për rrjedhojë janë gjetur të drejtë qëndrimet e KPK për mungesën e të ardhurave të subjektit për të blerë apartamentin, mbulimin e shpenzimeve dhe krijimin e kursimeve të pretenduara.

Si burime për blerjen e një shtëpie private dykatëshe në Elbasan, subjekti ka deklaruar hua të marra nga pesë persona në vitin 2006, në shumën totale 6 milionë lekë.

Kullolli ka pretenduar në ankim se nuk qëndron vendimi i Komisionit se nuk është provuar burimi i ligjshëm i asnjërit prej huadhënësve. Sipas tij, nga provat e paraqitura provohet fakti se huadhënësit kanë pasur mundësi financiare për t’i dhënë hua, nga të ardhurat e tyre të krijuara prej aktiviteteve dhe puna në emigracion. Ai ka sjellë në vëmendje dhe faktin se asnjë prej të afërmve që i kanë dhënë hua nuk është dënuar ndonjëherë për ndonjë vepër penale, prej nga mund të ishin nxjerrë të ardhura të paligjshme.

Ashtu si KPK, edhe Kolegji konstaton se dokumentacioni që ka dorëzuar subjekti për të provuar mundësinë e dhënies së huave nga personat e tjerë të lidhur, nuk vërteton sasinë e të ardhurave dhe ligjshmërinë e burimit të krijimit të tyre. Nga kontrolli i analizës financiare të Komisionit, KPA konkludon se subjekti dhe familja e tij rezultojnë me bilanc negativ në vlerën 6.4 milionë lekë për blerjen e kësaj pasurie.

Sipas KPA, Kullolli ka dështuar të provojë edhe burimet financiare të deklaruara se kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 134 m2 në Tiranë. Subjekti ka pretenduar se ka shpjeguar bindshëm burimet e kësaj pasurie. Ai ka argumentuar se ka provuar me anë të një vendimi penal të Gjykatës së Tiranës të vitit 2016 se babai i tij ka pasur burime të ligjshme për dhurimin e një vlere prej 9.3 milionë lekësh në vitin 2012, nga dhënia me qira e tokave për kullota. Ai ka sqaruar në Komision se, për shkak se babai ka qenë në proces gjyqësor për marrjen e tokave dhe në mungesë të dokumenteve të pronësisë, nuk ka mundur të nënshkruajë kontrata qiraje dhe të paguajë tatimet përkatëse për këto të ardhura.

Pasi KPK ka kryer përllogaritjen bazuar në dokumentet që është mundur të administrohen gjatë hetimit, ka konkluduar se babai i subjektit ka qenë në pamundësi financiare në shumën 6.2 milionë lekë për të kursyer vlerën 9.3 milionë lekë.

Komisioni nuk ka konsideruar në analizën financiare edhe të ardhura të përfituara nga shitja e tokës së bashkëshortes së subjektit në vitin 2013, pasi nuk është deklaruar apo provuar kursimi i tyre dhe disponimi në gjendje cash deri në vitin 2014, kur është kryer pagesa e dytë për apartamentin.

KPA e gjen të drejtë qëndrimin e KPK për moskonsiderimin e kursimeve cash në banesë, të pretenduara nga subjekti i rivlerësimit me burim nga shitja e tokës së bashkëshortes në Levan, duke qenë se nuk ka deklaruar se çfarë pjese e të ardhurave nga shitja e tokës janë kursyer. “[…]Dhe nga ana tjetër këto të ardhura nuk janë deklaruar në DIPP-në e vitit 2014 se kanë shërbyer si burim në blerjen e apartamentit në Tiranë”, evidenton KPA dhe shton se në deklaratën “veting”, për këtë pasuri janë deklaruar si burim “të ardhurat familjare”, pa specifikuar nga shitja, dhurimi apo pagat, duke pamundësuar kontrollin për të identifikuar me saktësi se cili burim është kursyer.

Po ashtu, KPA nuk ka konsideruar si burim në analizën e kësaj pasurie shumën 9.3 milionë lekë të dhënë nga babai, me arsyetimin se nuk është provoi me dokumentacion ligjor dhurimin e kësaj shume, si dhe se nuk është vërtetuar mundësia e krijimit nga i ati.

Nga analiza financiare e kryer në Kolegj, ka rezultuar pamundësi financiare në shumën 7.5 milionë lekë për pagesën e këstit të parë të apartamentit në vitin 2011 në shumën prej 59 mijë eurosh dhe bilanc negativ në shumën 1 milion lekë për këstin e dytë 10 mijë e 371 euro.

KPA ka kontrolluar analizën financiare të Komisionit që ka qenë me bilanc negativ në vlerën totale 37.5 milionë lekë për periudhën 2003-2016. Nga analiza e Kolegjit bilanci negativ është konstatuar në masën 33.9 milionë lekë.

Etiketa: Analiza financiareAnalizëAnkimArmëblerjeDASHelbasanemigracionEuroFlorenc ÇapjaGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarhuaILDILDKPKIKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisionKontrolliKPAKPKMASMosdeklarimPagatpaktPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaPunaSHShkarkimTatimeTiranëTomorrTomorr KullolliVendimVendimiVetingvrasje
Tjetri
Ligji i BE-së për “agjentët e huaj” është i gabuar

Implikimet globale të krizës politike të Gjeorgjisë

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.