AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Implikimet globale të krizës politike të Gjeorgjisë

Duke huazuar programin e Kremlinit, Bidzina Ivanishvili, sundimtari de facto i Gjeorgjisë, po kërkon të eliminojë OJQ-të e financuara nga jashtë, të shtypë median e pavarur dhe të çrrënjosë opozitën politike. Vendosmëria e tij për të vendosur një regjim autoritar pasqyron harmoninë e interesave të tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Salome SamadashvilingaSalome Samadashvili
2 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestuesit në Tbilisi më 8 mars 2023. Foto: Wikipedia.

Ndërsa liderët politikë të Perëndimit bëhen gjithnjë e më të shqetësuar për luftërat e vazhdueshme në Ukrainë dhe Gazë, ata rrezikojnë të humbasin ndikimin e tyre gjeopolitik në një vend të vogël, por strategjikisht të rëndësishëm të Detit të Zi: Gjeorgjinë.

Më 29 prill, në një nga paraqitjet e tij të rralla publike, Bidzina Ivanishvili – themeluesi dhe lideri de facto i partisë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane dhe një miliarder i vetmuar – akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian se janë një “parti lufte globale” dhe se ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Gjeorgjisë.

Duke marrë spunto nga programi i presidentit rus Vladimir Putin, Ivanishvili u zotua të rifuste një ligj për “agjentët e huaj”, i cili do t’i etiketonte organizatat që marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë si organizata me ndikim të huaj. Ligji i stilit të Kremlinit do t’i jepte mundësinë qeverisë të eliminonte OJQ-të që punojnë për demokracinë dhe sundimin e ligjit, të shtypte mediat e pavarura dhe të zhdukte opozitën. Nisur nga kjo, përfundimi i fjalimit të Ivanishvilit, në të cilin ai premtoi anëtarësimin në BE, dukej si një shaka Orëelliane.

Fjalimi, i cili u pasua shpejt nga miratimi i ligjit më 14 maj, shënoi kthesën e Gjeorgjisë drejt një regjimi autokratik të ngjashëm me atë të presidentit bjellorus, Aleksandr Lukashenko. Dhjetëra mijëra protestues, të udhëhequr nga të rinjtë e Gjeorgjisë, kanë dalë në rrugë për të shprehur mospajtimin e tyre dhe numri i tyre vazhdon të rritet pavarësisht nga sulmet e dhunshme të qeverisë ndaj politikanëve të opozitës dhe demonstruesve.

Gjeorgjia nuk e ka herën e parë këtë. Qeveria prezantoi për herë të parë një ligj për agjentët e huaj në mars 2023, vetëm për ta tërhequr atë pas protestave masive. Që atëherë, Gjeorgjisë iu dha statusi i vendit kandidat për në BE, gjë që siguroi shumë gjeorgjianë për të ardhmen evropiane të vendit të tyre. Pra, pse, duke pasur parasysh qëndrimin e tij në dukje pro-perëndimore, Ivanishvili bëri një kthesë tani, përpara zgjedhjeve parlamentare dhe kur 90% e popullsisë mbështet anëtarësimin në BE?

Përgjigja qëndron në Rusi, ku Ivanishvili grumbulloi pasurinë e tij. Si pika kyçe e të ashtuquajturit Korridor i Mesëm, rruga më e shkurtër që lidh Evropën me Kinën dhe Azinë Qendrore, Gjeorgjia është një çmim i vlefshëm për Putinin.

Trajektorja e projektit të portit në qytetin gjeorgjian të Anaklisë është ilustruese. Një sipërmarrje e përbashkët midis TBC Holding të Gjeorgjisë dhe Conti International me bazë në SHBA iu dha kontrata për të ndërtuar dhe operuar portin në vitin 2016. Por qeveria gjeorgjiane e ndërpreu kontratën e tyre në vitin 2020, me sa duket nën presionin e Rusisë, dhe tani po shqyrton ofertat nga investitorët kinezë.

Megjithatë, parandalimi i hyrjes së Perëndimit në Gjeorgji kërkon më shumë sesa manovrim gjeopolitik. Qeveria gjeorgjiane duhet t’i drejtohet gjithashtu represionit të brendshëm për të ndaluar progresin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s.

Nuk ka më rëndësi nëse Ivanishvili, i cili ka drejtuar vendin që nga viti 2012, ka qenë gjithmonë kali i Trojës i Rusisë apo vetëm së fundmi ka vendosur që demokracia nuk i shërben interesave të tij personale dhe politike. Rezultati mbetet i njëjtë: Putini ka gjetur një aleat të fortë te Ivanishvili, i cili duket po aq i vendosur për ta larguar Gjeorgjinë nga Perëndimi. Ky është një objektiv veçanërisht i rrezikshëm ndërsa lufta për të ardhmen e Ukrainës hyn në një fazë tjetër vendimtare.

Rusia po luan rëndë. Varrosja e së ardhmes evropiane të Gjeorgjisë do të forconte ndikimin e Kremlinit në rajonin e Detit Kaspik dhe Azinë Qendrore dhe do ta afronte Putinin me objektivin e tij për të rindërtuar Perandorinë Ruse. Kur BE-ja i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat në dhjetor 2023, ajo u dërgoi një sinjal fqinjëve të saj, veçanërisht Armenisë dhe Azerbajxhanit, se BE-ja është e përkushtuar për integrimin afatgjatë të rajonit. Kjo ka bërë që Armenia – baza strategjike e Rusisë në Kaukaz – të kërkojë lidhje më të ngushta me BE-në.

Vendet e Azisë Qendrore, të pasura me energji dhe burime minerale, kanë shprehur gjithashtu një interes në rritje për të bashkëpunuar me BE-në. Putini e kupton se shtypja e aspiratave demokratike dhe perëndimore të Gjeorgjisë ka të ngjarë t’i japë fund këtyre zhvillimeve të padëshiruara.

Ndërsa gjeorgjianët i rezistojnë rirusifikimit të vendit të tyre, edhe Perëndimi duhet të veprojë. SHBA-ja po lëviz në drejtimin e duhur: dy projektligje që do të mbështesin demokracinë e Gjeorgjisë dhe do të sanksionojnë politikanët dhe zyrtarët që përpiqen ta shkatërrojnë atë, janë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat. Për më tepër, Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka njoftuar se kufizimet e vizave do të zbatohen për këdo që cenon proceset apo institucionet demokratike në Gjeorgji.

Por për të garantuar që ndalimet e propozuara të udhëtimit dhe sanksionet financiare të mos jenë kërcënime boshe, SHBA-ja dhe BE-ja duhet të vendosin kufizime ndaj Ivanishvilit dhe lojtarëve kryesorë në rrethin e tij, duke përfshirë edhe ithtarët e tij që po kanosin demonstruesit. Kjo do të ofronte shenjën më të qartë të mundshme të mbështetjes perëndimore për demokracinë e Gjeorgjisë.

Ndërkohë, Gjeorgjia kërkon një nivel të paprecedentë ndihme, duke përfshirë një ushtri vëzhguesish zgjedhorë, në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në tetor 2024. Partitë e opozitës gjeorgjiane kanë filluar të formojnë një front pro-evropian për të sfiduar partinë në pushtet, por ato do të ketë nevojë për mbështetje të fortë ndërkombëtare.

Zgjedhjet e ardhshme janë një referendum për të ardhmen evropiane të Gjeorgjisë dhe nëse ato janë të padrejta, Perëndimi ka të ngjarë të humbasë ndikimin e tij në rajon. Një politikë e koordinuar SHBA-BE nevojitet për të garantuar që demokracia e Gjeorgjisë t’i mbijetojë kësaj krize. Një fitore për aleatët e Putinit do të kishte pasoja shkatërruese si për gjeorgjianët ashtu edhe për Perëndimin.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Global Implications of Georgia’s Political Crisis

Etiketa: Aleksandr LukashenkoAntony BlinkenBashkimin EvropianBEBidzina IvanishvilidemokraciafitoregazGjeorgjiGjeorgjiakrizekufizimeLigjLuftaLuftembështetjeNATOndikimpasojaProject SyndicateProtestaprotestuesPutinQeveriarajonReferendumRusiRusiaSHSHBAShtetet e BashkuaraUkrainëushtriVladimir PutinZgjedhjet
Tjetri
Zvarritje dhe zhvatje: Si u zgjerua skandali i mikrokredive pas kallëzimeve në Prokurori

Prokuroria sekuestron 10 milionë euro të agjentëve e subjekteve të mikrokredive

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.